Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 vendimet fatale qė ndryshuan botėn

Shko poshtė

10 vendimet fatale qė ndryshuan botėn Empty 10 vendimet fatale qė ndryshuan botėn

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:52 am

Kėto vendime u morėn vetėm nga pak njerėz: Churchill, Hitler, Stalin, Mussolini, Roosevelt dhe nga elita e ngushtė japoneze. Kėto vendime fatale pėr fatin e botės qenė: 1) vendimi i Churchill pėr tė vazhduar tė luftojė pas rėnies sė Francės; 2) vendimi i Hitlerit pėr tė sulmuar Bashkimin Sovjetik; 3) vendimi i Japonisė pėr tė sulmuar perandoritė europiane nė Azi; 4) vendimi i Mussolini pėr tė sulmuar Greqinė; 5) vendimi i Roosevelt pėr tė ndihmuar ekonomikisht Britaninė e Madhe; 6) vendimi i Stalinit pėr tė injoruar informacionet e inteligjencės lidhur me sulmin gjerman; 7) vendimi i Roosevelt pėr njė luftė jo tė deklaruar ndaj nėndetėseve gjermane nė Oqeanin Atlantik; Cool vendimi i japonezėve pėr tė sulmuar amerikanėt nė Pearl Harbour; 9) vendimi i Hitlerit pėr t'iu deklaruar luftė Shteteve tė Bashkuara; 10) vendimi i Hitlerit pėr tė vrarė hebrejtė.

A ekzistojnė vendime fatale tė pak liderėve qė mund tė transformojnė njė konflikt lokal nė njė luftė globale nga e cila bota mund tė dalė e ndryshuar dhe e shėnuar nga miliona tė vdekur? Nė njė periudhė kaotike botėrore si kjo e sotmja, me mbarimin e bipolarizmit, Shtetet e Bashkuara-Bashkim Sovjetik, daljen e vendeve tė reja me aspirata fuqie si Kina, Rusia, India, Irani, me liderė agresivė si Ahmadinexhadi nė njė zonė tė zjarrtė si Lindja e Mesme, ku ėshtė nė zhvillim njė konflikt qė kėrcėnon tė zgjerohet, pikėpyetjet lidhur me mundėsinė e njė lufte tė re globale janė nė rendin e ditės. Pėr kėtė arsye, libri i Sėr Ian Kershaw lidhur me vendimet fatale qė ndryshuan botėn midis majit tė vitit 1940 dhe dhjetorit tė vitit 1941, po ngjall njė interes tė madh nė Angli. A ėshtė e mundur qė njė grup njerėzish tė fuqishėm, nga vende tė ndryshme, tė mund tė vendosė tė ndryshojė fatin e vendeve dhe tė kontinenteve siē ndodhi midis vitit 1940 dhe 1941? Pėr Ian Kershaw, njė prej historianėve mė autoritarė britanikė, ėshtė e mundur.

Kershaw ka lindur nė vitin 1943, ėshtė nxėnės i Martin Broszat dhe ka 30 vjet qė i kushtohet historisė sė Gjermanisė naziste. Ėshtė njė historian pozitivist, "rankian", njė njohės i madh i arkivave naziste, i vlerėsuar nė Gjermani, ku dhe ka botuar librin e tij tė parė mbi Rajhun e Tretė dhe kultin e Hitlerit. Kershaw ėshtė njė strukturalist dhe funksionalist, njėlloj si Brozsat dhe Hans Mommsen, ėshtė i bindur se rrėnjėt dhe strukturat e shtetit nazist janė mė tė rėndėsishme se personaliteti i Hitlerit pėr tė shpjeguar zhvillimin e Gjermanisė naziste. Nė vitin 1998 dhe 2000 ka botuar njė biografi imponuese tė Hitlerit, ku Fyhreri gjerman paraqitet si njė lider karizmatik, pasi arrin qė tė interpretojė vullnetin dhe synimet e gjermanėve, tė cilėt, nga ana e tyre, shpesh vepronin pa urdhrat e tij, tė bindur se ndiqnin shpresat e tij dhe tė siguronin mirėnjohjen e tij. Pak muaj mė parė, Kershaw ka botuar librin Fateful Choices: Ten Decisions that Changed the World, dhjetė vendime tė marra midis majit tė vitit 1940 dhe dhjetorit tė vitit 1941, qė kanė ndryshuar botėn. Duke i kapur nė befasi tė gjithė, siē e ka nėnvizuar Niall Ferguson, pėr njė historian social si Kershaw, kėto vendime u morėn vetėm nga pak njerėz: Churchill, Hitler, Stalin, Mussolini, Roosevelt dhe nga elita e ngushtė japoneze. Kėto vendime fatale pėr fatin e botės qenė: 1) vendimi i Churchill pėr tė vazhduar tė luftojė pas rėnies sė Francės; 2) vendimi i Hitlerit pėr tė sulmuar Bashkimin Sovjetik; 3) vendimi i Japonisė pėr tė sulmuar perandoritė europiane nė Azi; 4) vendimi i Mussolini pėr tė sulmuar Greqinė; 5) vendimi i Roosevelt pėr tė ndihmuar ekonomikisht Britaninė e Madhe; 6) vendimi i Stalinit pėr tė injoruar informacionet e inteligjencės lidhur me sulmin gjerman; 7) vendimi i Roosevelt pėr njė luftė jo tė deklaruar ndaj nėndetėseve gjermane nė Oqeanin Atlantik; Cool vendimi i japonezėve pėr tė sulmuar amerikanėt nė Pearl Harbour; 9) vendimi i Hitlerit pėr t'iu deklaruar luftė Shteteve tė Bashkuara; 10) vendimi i Hitlerit pėr tė vrarė hebrejtė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

10 vendimet fatale qė ndryshuan botėn Empty Re: 10 vendimet fatale qė ndryshuan botėn

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:53 am

Papritmas, me njė kthesė teorike tė bujshme, strukturalisti dhe funksionalisti Kershaw pohon se nė qendėr tė vendimeve tė luftės me 60 milion tė vdekur, qe thjesht personaliteti individual i pak tė fuqishmėve. Gjithēka nis nga vendimi i Churchill pėr tė vazhduar tė luftojė: zgjedhja e imponon Hitlerit qė ta sulmojė drejtpėrsėdrejti Anglinė ose ta detyrojė qė tė njohė supremacinė gjermane nė Europė, me njė fushatė tė shpejtė fitimtare nė Bashkimin Sovjetik. Hitleri e injoroi ndalimin bismarckian pėr tė kryer njė luftė nė dy fronte, i bindur se njė fitore e shpejtė ndaj Ushtrisė sė Kuqe do ta bėnte Britaninė e Madhe tė kapitullonte dhe do ta pengonte Roosevelt, tė zėnė me njė Kongres izolacionist, qė tė hynte nė luftė. Vendimi i Benito Mussolinit pėr tė sulmuar Greqinė pa e lajmėruar Hitlerin, njė pushtim pa shanse suksesi, e tėrboi Hitlerin, pasi e detyroi qė tė vononte sulmin pėr tė dėrguar ndihma gjermane nė Greqi. Hitler e pėrbuzi gjithmonė pushtimin e Greqisė, pasi do tė kishte pasojėn fatale qė ta pengonte Vermahtin gjerman pėr tė arritur nė Moskė, pėrpara dimrit. Por Kershaw e mohon kėtė ide fikse tė Hitlerit, pasi shirat e mėdha tė asaj pranvere mbi Europėn Qendrore i penguan avionėt e Luftwaffe qė tė ngriheshin. Stalini nuk deshi t'u besojė lajmėrimeve tė inteligjencės britanike, pasi i mendonte si njė provokim tė pastėr, edhe sepse kishte njė ushtri nė kushte shumė tė kėqija. Japonia, e frustruar nga ndihma amerikane pėr Ēan Kai Shinė nė Kinė dhe nga embargoja e naftės amerikane, vendosi qė t'i sulmojė amerikanėt nė Pearl Harbour, megjithėse ishte e vetėdijshme se kishte pak shanse pėr fitore. Katėr ditė pas sulmit nė Pearl Harbour, Hitleri u deklaroi luftė Shteteve tė Bashkuara, vendimi mė i paqartė i tė gjithė luftės, i konsideruar nga historianėt nė kufijtė e ēmendurisė. Por pėr Kershaw nuk qe njė zgjedhje e motivuar nga njė krizė ēmendurie, por nga dėshira pėr t'i impenjuar nė Paqėsor amerikanėt dhe pėr t'i tėrhequr nga ideja qė t'i jepnin mbėshtetje Rusisė dhe sidomos tė hiqnin dorė nga lufta me nėndetėse nė Oqeanin Atlantik. "Qe njė ēmenduri", vėren Kershaw, "por kishte metodikė nė tė". Pasi as Italia, as Japonia nuk patėn sukses, lufta nė dy fronte e Hitlerit rezultoi njė katastrofė pėr Gjermaninė, njė kasaphanė njerėzore botėrore qe dhe genocidi i hebrejve. Kershawkonkludon se vendimet e pak diktatorėve megalomanė shėnuan fatin e Europės Perėndimore dhe tė Britanisė sė Madhe, e cila nuk e kish forcėn pėr ta mundur Hitlerin. Vetėm Amerika ishte ajo qė e kish fuqinė pėr ta pėrmbysur situatėn nė Europė dhe Britania e Madhe iu ofrua si bazė amerikanėve pėr ta sulmuar Hitlerin nė frontin perėndimore. Libri i Kershaw ka ndezur njė diskutim interesant nė Angli. Sipas Gary Sheffield, njė historian i rėndėsishėm ushtarak, sikur Britania e Madhe tė kish zgjedhur tė bėnte paqen nė maj- qershorin e vitit 1940, atėherė lufta do tė kish marrė njė kurs krejtėsisht tjetėr dhe, sikur Hitleri ta kish vazhduar aleancėn me Stalinin, do tė kish qenė Britania e Madhe dhe jo Gjermania ajo qė do tė kish pėsuar njė humbje katastrofike. Pėr Sheffield, qe megjithatė vendimi i Japonisė pėr tė pushtuar kolonitė europiane nė Azi dhe pėr tė sulmuar amerikanėt pėr tė transformuar njė luftė midis europianėve tė pėrqėndruar nė Europė, nė njė konflikt global. Debati lidhur me "vendimet fatale" tė Kershaw ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm tani me shfaqjen nė skenarin ndėrkombėtar tė fuqive tė reja me liderė luftarakė, aspirata nacionaliste, nė mes tė njė zone me konflikte inkandeshente nė Lindje tė Mesme, e cila shtrihet nga Afganistani, nė Irak, Pakistan dhe qė mund tė zgjerohet mė tej akoma prej ndėrhyrjes sė fuqive tė tjera. Njė konflikt tani i lokalizuar mund tė globalizohet, por, fatmirėsisht, nuk ekziston pėr momentin njė fuqi si Gjermania naziste e viteve '40 e aftė qė tė hedhė nė tokė njė Francė dhe tė shtrėngojė njė Angli nė humbje dhe nė njė tėrheqje poshtėruese nė Dunkirk. Niall Ferguson kujton sesi shembja e shpejtė e Francės provokoi tek Churchill vizione apokaliptike tė njė Anglie tashmė tė bėrė rrafsh me tokėn nga bombat dhe imagjinoi qė tė drejtonte nga Kanadaja e largėt njė luftė ajrore kundėr njė Europe tashmė e dominuar nga Hitler. Suksesi i kėtij tė fundit galvanizoi vende qė nuk do ta kishin ēuar kurrė nė mendje qė tė hynin nė luftė tė vetėm. Ferguson vė nė evidencė se vendimi i Kongresit amerikan nė vitin 1941 pėr tė forcuar dhe modernizuar ushtrinė, fitoi me njė votė tė vetme dhe se nė qershor tė vitit 1940, nė Berlin ishin akoma duke planifikuar seriozisht deportimin e hebrejve tė Polonisė nė Madagaskar. Ferguson i konteston Kershaw se sulmi gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik qe mė i ēmendur si ai japonez nė Pearl Harbour, pasi japonezėt e dinin se kishin shanse tė pakta fitoreje. Pearl Harbour qe e shtėna e fundit me top e njė elite ushtarake tė frustruar nga amerikanėt nė ambicien e perandorisė nė Kinė. Kurse gjermanėt qenė tė sigurt nė shpartallimin e Ushtrisė sė Kuqe, bile dhe shumė vėzhgues perėndimorė qenė tė sigurt pėr kėtė: siguria bazohej nė papėrgatitjen e ushtrisė ruse. Ferguson pėrmbys edhe paradigmėn e Kershaw e pak liderėve qė vendosin fatin e botės, pėr shkak se, sipas gjykimit tė tij, Churchill vendosi tė vazhdojė tė luftojė nė vitin 1940, pasi e dinte qė anglezėt nuk do ta kishin duruar njė zgjidhje alla Vichy. Ferguson ka tė drejtė, pasi as gjermanėt nuk do tė kishin vazhduar tė luftonin deri nė minutėn e fundit, sikur vendimi i luftės sė Hitlerit tė mos ishte pranuar. Pėrplasja midis Kershaw dhe Ferguson ėshtė stimuluese, pasi tė dy historianėt kanė marrė edhe pozicione tė ndryshme lidhur me luftėn nė Irak. Ferguson i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke i akuzuar se nuk kanė forcėn qė t'u kėrkojnė amerikanėve qė tė luftojnė, se nuk janė tė aftė tė dėrgojnė mė shumė njerėz dhe tė investonin resurse siē do tė kish bėrė Perandoria Britanike. Nė thelb, se nuk janė nė gjendje tė marrin pėrgjegjėsi perandorake, megjithėse duke qenė njė kolos me 750 baza nė botė. Kurse Kershaw ka kritikuar vendimin e Blair pėr ta bėrė Anglinė pjesėmarrėse nė njė luftė katastrofike si ajo e Irakut. Blair ėshtė sjellė si i vendosur, duke u ofruar Shteteve tė Bashkuara mbėshtetje tė pakushtėzuar pas 11 shtatorit, fillimisht nė Afganistan dhe mė pas nė Irak, pa u mbyllur nė njė kabinet lufte si Churchill, pas tėrheqjes nga Dunkirk dhe pa kamerdaren e njė Lordi Halifax, i gatshėm pėr bisedime. Pėr Kershaw, Blair nuk e ka kuptuar se "special relationship" me Shtetet e Bashkuara nuk bazohet mbi ēėshtje emotive dhe ideologjike, por mbi interesat kombėtare tė Britanisė sė Madhe dhe tė Shteteve tė Bashkuara, jo gjithmonė tė ngjashme. Ka kujtuar se lufta e ishujve Falklands qe njė ndėrmarrje ushtarake krejtėsisht britanike, se Harold Wilson nė vitet '60, pavarėsisht raporteve tė mira me Presidentin amerikan Johnson, i mbajti anglezėt jashtė nga moēali i Vietnamit dhe se Dwight Eisenhower nė vitin 1956 nuk kishte tė bėnte aspak me vendimin katastrofik tė Anthony Eden pėr tė pushtuar Kanalin e Suezit, dhe u kufizua qė t'i shtrėngojė anglezėt nė njė tėrheqje pak tė nderuar. Pėr Kershaw, "special relationship" nuk ishte dhe aq speciale as nė majin e vitit 1940, kur Churchill vendosi qė tė vazhdojė tė luftojė, duke shpresuar nė ndėrhyrjen amerikane. Atėherė amerikanėt qenė izolacionist dhe ushtarakisht tė papėrgatitur dhe, nėqoftėse iu dhanė mbėshtetje ekonomike anglezėve pėr t'i bėrė tė hynin nė luftė, qe i domosdoshėm sulmi japonez ndaj Pearl Harbour dhe deklarimi i luftės nga ana e gjermanėve. Lufta nė Irak, pėr Kershaw, e ka dobėsuar nga tė dyja anėt "special relationship". Praktikisht, nuk ėshtė njė moment i madh pėr "special relationship". Tė nesėrmen e tėrheqjes angleze nga Bassora, Gerard Baker ka shkruar njė editorial sarkastik dhe, duke luajtur me krahasimin me Perandorinė Romake, ka deklaruar se tashmė gjėja e vetme qė nuk dihet ėshtė se kush do tė jenė vandalėt qė do tė shkojnė tė plaēkisin Washington. Baker ėshtė komentatori mė autoritar i "Times" lidhur me Shtetet e Bashkuara. Ama, turbulencat kanė qenė gjithmonė nė rend tė ditės nė historinė e "special relationship". Njė ekspert i miqve anglezė tė Adolf Hitler si puna e Kershaw, autor i njė libri tė bukur lidhur me Lordin Londoderry, kushėririn e Churchill, nė favor tė njė mirėkuptimi me gjermanėt, e di mirė se qe pikėrisht inteligjenca angleze ajo qė i ka dhėnė ndonjė shpresė Hitlerit lidhur me mundėsinė e paqes dhe pėr t'i shtėnė nė mendje idenė e pushtimit tė Rusisė. Midis Churchill dhe Hitlerit u luajt edhe njė lojė e tmerrshme psikologjike, pasi tė dy synuan nė vitin 1940, nė momentin e vendimeve fatale, nė skenarė pėr tė cilėt nuk qenė aspak tė sigurt. Tregohet se nė fillimin e viteve '70, nė atė kohė, studiues i Mesjetės, Kershaw shkoi nė Gjermani pėr njė kurs gjermanishteje. Gjatė njė shiu qė e zuri nė rrugė, ai u fut nė njė lokal dhe aty takoi njė plak gjerman, i cili i paska thėnė: "Ju anglezėt duhej tė na ndiqnit! Sėbashku do tė kishim dominuar botėn!". Qysh nga ai moment, Kershaw ia ka hyrė studimit tė nazizmit. Nė fillimin e viteve '80, nė Londėr, duke parė njė libėr me filozofin Hegel, njė zonjė e moshuar thirri: "Gjermanėt?! Nuk ka nevojė t'i studiosh, mjafton t'i trajtosh ashtu siē i trajtoi Churchill dhe bėhen qenusha". Sharmi pėr kulturėn angleze lind edhe nga siguria e jashtėzakonshme dhe misterioze britanike. Edhe kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė ndėrtuar njė Europė ndryshe.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi