Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dėbimi i shqiptarėve, abuzime me marrėveshjen e ripranimit

Shko poshtė

Dėbimi i shqiptarėve, abuzime me marrėveshjen e ripranimit Empty Dėbimi i shqiptarėve, abuzime me marrėveshjen e ripranimit

Mesazh nga ALbo Mon Apr 21, 2008 12:52 am

Dėbimi i shqiptarėve, abuzime me marrėveshjen e ripranimit

A.Rrozhani

Drejtori i emigrimit nė Policinė e Shtetit, kritika disa vendeve evropiane

TIRANĖ- "Shtetet evropiane po abuzojnė me marrėveshjen e Ripranimit, tė nėnshkruar me Shqipėrinė, duke dėbuar shtetasit shqiptarė, edhe kur shkelet me tė dyja kėmbėt marrėveshja e ripranimit, e nėnshkruar me Shqipėrinė". Nikolla Ndoci, drejtor i emigracionit nė Ministrinė e Brendshme, nė fjalėn e tij tė mbajtur dje nė Forumin Rajonal mbi pėrvojat e Kthimit dhe Ripranimit, ndėr tė tjera u shpreh se: "tė jem i sinqertė, disa prej vendeve nuk e kanė zbatuar me korrektesė marrėveshjen pėr ripranimin e shtetasve shqiptarė". Ai iu referua shifrave tronditėse qė ka Ministria e Brendėshme pėr shtetasit shqiptarė qė janė kthyer nga vendet evropiane. Vetėm vitet e fundit janė dhjetėra mijėra shqiptarė qė janė marrė forcėrisht nga vendet ku punonin dhe jetonin, pa leje qėndrimi dhe janė kthyer nė Shqipėri. Pjesa mė e madhe janė kthyer konform marrėveshjeve tė ripranimit qė Shqipėria ka bėrė me vendet evropiane, por njė pjesė e konsiderueshme thjesht janė "paketuar" me ngut dhe janė "hedhur" nė vendlindje. Sipas Ndocit, vetėm pėr vitin 2007 janė mbi 68 mijė shqiptarė tė kthyer forcėrisht nga vendet e tjera, shumica nga Greqia. Sipas statistikave tė Ministrisė sė Brendshme, pėr nėntė muajt e parė tė vitit 2007, shqiptarėt e dėbuar nė pėrputhje me marrėveshjen e Ripranimit ishin 48 464, ndėrsa pa marrėveshje ishin dėbuar 3441 shtetas shqiptarė.

Nė vitin 2006 shtetas shqiptarė tė dėbuar sipas marrėveshjes sė Ripranimit ishin 58 347, ndėrsa pa marrėveshje ishin dėbuar pėr nė Shqipėri 26184 shtetas shqiptarė. Ndoci kritikoi edhe mėnyrėn e bashkėpunimit qė partnerėt e huaj kanė me autoritetet shqiptare: "Ka ndodhur shpesh qė na njoftojnė vetėm njė ditė pėrpara se tė sjellin personat e dėbuar". Ndoci u shpreh se probleme tė ngjashmeShqipėria ka patur edhe me vende tė tilla si me Bullgarinė dhe Kroacinė. Kjo e fundit, kandidate pėr nė NATO dhe BE, ėshtė akuzuar se pėrdor masa represive ndaj klandestinėve shqiptarė qė zgjedhin Kroacinė pėr tė shkuar nė Evropėn Perėndimore, duke i mbajtur nė burgje nė kushte skandaloze.Shqipėria, ndonėse vijon tė mbetet vendi mė i varfėr i Europės, ėshtė i vendi i vetėm nė rajon qė ka nėnshkruar marrėveshje Ripranimi pėr shtetasit e saj qė ndodhen nė shumė vende tė Europės, ku kanė vajtur pikėsėpari tė pėr siguruar jetesėn.
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

https://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi