Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droge ne shkolle, pranga mesuesit

Shko poshtė

Droge ne shkolle, pranga mesuesit Empty Droge ne shkolle, pranga mesuesit

Mesazh nga ALbo Sat May 10, 2008 2:18 pm

Droge ne shkolle, pranga mesuesit
E Shtune, 10 Maj 2008


Nje mesues fizkulture ne Shkollen e Mesme te Pergjithshme "Mahir Domi", ne qytetin e Elbasanit, akuzohet si shperndares droge ndermjet gjimnazisteve. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit bene te ditur mbreme se eshte ndaluar 24-vjecari Endri Kaculi, ndersa jane shoqeruar ne polici edhe dhjete persona te tjere. Burime nga Seksioni i Luftes Kunder Droges ne Elbasan bene te ditur se nga hetimet ka rezultuar se mesuesi Kaculi dyshohet te jete njekohesisht perdorues dhe shperndares i lendeve narkotike. Fillimisht, agjentet antidroge kane ndaluar 22- vjecarin Naim Mina, te cilit i eshte gjetur nje gram heroine. Por, pas nje pune te shpejte investigative, hetimet kane nxjerre ne drite emrin e mesuesit Endri Kaculi, i cili eshte shoqeruar per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Elbasanit. Puna e seksionit antidroge ka vazhduar gjate gjithe nates, duke perfshire shoqerimet e njepasnjeshme, marrjet ne pyetje dhe kontrolle ne banesa apo ambiente ne pronesi te te dyshuarve. Gjate oreve te pasdites deri ne mbremje vone kane vijuar ecejaket e automjeteve policore ne qytetin e Elbasanit. Nga kontrolli i ushtruar ne magazinen e biznesmenit Shkelzen Salla, ne lagjen "Shen Koll" u gjeten 69 qese me hashash, te gatshme per perdorim. Operacioni i policise ka zbuluar edhe raste te tjera perdoruesish droge ne kete qytet. Hetimet jane perqendruar sidomos ne mesuesin e gjimnazit pasi dyshohet se ai eshte shperndares droge nder nxenes. Por, nga deklarimet e marra paraprakisht ne polici, mesuesi ka mohuar kategorikisht qe te ishte perfshire ne kete aktivitet. Burime te zyres antidroge bene te ditur se kane kohe qe survejojne dhe se kane dokumentuar gjithe aktivitetin e ketij rrjeti. Te njejtat burime thane se hetimet vazhdojne dhe pritet te cojne edhe ne arrestime te tjera, duke perfshire edhe ambientet shkollore. Nderkohe policia po mundohet te zbardhe rrethanat e punesimit te 24-vjecarit ne shkollen e mesme te pergjithshme "Mahir Domi". Kjo pasi ai ka me pak se dy vjet qe ka mbaruar arsimin e larte dhe eshte punesuar ne nje nga shkollat me prestigjioze te rrethit, nderkohe qe te tjere te diplomuar kane vite qe jane te papune. Nuk dihet nese punesimi i tij ka lidhje me hetimet per prodhimin dhe shperndarjen e lendeve narkotike, por policia beri te ditur se hetimet kane perfshire edhe ambiente shkollore, pa specifikuar nese do te shtrihen edhe ne zyrat e Arsimit.

Drejtori i shkolles, sot merret ne pyetje

Ndersa operacioni antidroge eshte shtrire ne te gjithe qytetin e Elbasanit, drejtuesit e policise kane vendosur te marrin ne pyetje edhe drejtorin e shkolles se mesme "Mahir Domi". Burime zyrtare te policise vendore thane mbreme per gazeten "Koha Jone" se diten e sotme do te therrasin per shpjegime kreun e gjimnazit, i cili do te tregoje per punen e mesuesit Endri Kaculli dhe lidhjet e tij me persona jashte shkolles. Ka dyshime se droga hynte ne shkolle dhe u jepej nxenesve qe ishin konsumues te narkotikeve. Policia ka mbajtur te fshehta detajet e metejshme te veprimeve hetimore per shkak te ceshtjes, ndersa dyshohet se rrjeti eshte i shtrire edhe ne shkolla te tjera. Agjentet pritet te marrin edhe deshmi nga nxenes te ndryshem, qe mund te kene dijeni per aktivitetin e mesuesit.

Policia kreh zonat periferike

Rrjeti i shperndaresve te droges qe sigurohej nga tregu vendas dhe ai i huaj dyshohet te jete me i madh. Policia ka shoqeruar dhjete te rinj si te dyshuar dhe ka ndaluar dy prej tyre, nderkohe qe agjentet me te pakten 50 uniforma blu si forca mbeshtetese kane krehur zonat periferike te Elbasanit, ku dyshohet se veprojne perdorues e shperndares te narkotikeve. Operacioni sipas drejtorit te bluve, Arben Hyseni, do te vazhdoje edhe pergjate dites se sotme, me marrje ne pyetje dhe shoqerime te te rinjve qe njihen si kontingjent. Dyshohet se rrjeti mund te kete shtrire veprimtarine e tij edhe ne shkolla te tjera.
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

https://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi