Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rroftė Topi, Poshtė Topi!

Shko poshtė

Rroftė Topi, Poshtė Topi! Empty Rroftė Topi, Poshtė Topi!

Mesazh nga Musafir Thu Jun 19, 2008 10:23 pm

Rroftė Topi, Poshtė Topi!

Rroftė Topi, Poshtė Topi! TopiInterpretuesit e Kushtetutės, thonė se presidenti nuk ėshtė i detyruar me ligj qė tė konsultohet pėr dekretimet e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Konstitucionalisti Ferdinand Ibrahimi, i ka dhėnė tė drejtė presidentit Topi, lidhur me procedurat e ndjekura nga ai pėr dekretet e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė, duke shtuar se Kuvendi ka votuar politikisht pėr ēdo propozim tė ardhur nga presidenca. Ai thotė se konsultimi nuk ėshtė i detyrueshėm, ndaj nuk mund tė imponohet njė kėrkesė e tillė.

Ndėrsa njė tjetėr konstucionalist, Luan Omari, thotė se Kushtetuta nuk e detyron presidentin, duke shtuar se mazhoranca e ka gabim, kur paraqet kėrkesa tė tilla. Gjė qė sipas tij, duhet bėrė kujdes me kėtė qeveri.

Krejt ndryshe mendon ish-Kryeprokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, i cili thotė se presidenti nuk bėri transparencė pėr tė gjitha dekretet. Kėto deklarata u bėnė gjatė njė konference pėr gjyqėsorin qė u zhvillua sot nė Tiranė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi