Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TONELATA PLASTMASI NE BILISHT.

Shko poshtė

TONELATA PLASTMASI NE BILISHT. Empty TONELATA PLASTMASI NE BILISHT.

Mesazh nga bledikorcari Mon Jul 14, 2008 12:30 pm

Gezim Ashimi

BILISHT - Tonelata me plasmas te ndotur qe vjen nga jashte vendit depozitohen ne nje vend magazinash te vjetra ne qytetin e Bilishtit. Ajri qe ata perhapin po rrezikojne jetesen e banoreve te nje lagjeje te re ne periferi te ketij qyteti. Kjo ka qene arsyeja qe rreth 50 familje te kesaj zone kane nisur protestat per hedhjen e mbetjeve ne afersi te banesave te tyre, duke pretenduar se rrezikohen nga ndotjet e tyre. Sipas banoreve prej te pakten nje muaji, ne lagjen prane ish SMT-se ne Bilisht, po shkarkohen sistematikisht mjete te tonazhit te rende qe sjellin aty thase plasmasi ne sasi te medha. Njera pas tjetres maunet shkarkojne ne kete zone tonelata plasmasesh te ndotura duke e kryer keshtu depozitimin. Shkarkimi i tyre, bejne te ditur banoret behet pothuajse cdo nate dhe kryesisht ne oret e vona te nates. Makinat mbajne targa greke dhe turke, nderkohe qe asgje tjeter nuk behet e ditur nga shoferet e ketyre mjeteve. Reagimi i rreth 50 familjeve me te aferta me magazinat ku behen keto derdhje mbeturinash ka ardhur pasi nuk dihet se kush e ka kete sipermarrje, qe ata e konsiderojne si te pa ligjshme. Nderkohe qe ajo qe eshte akoma me shume problematike eshte frika nga ndotja qe mund te perhapet prej masiveve te plasmanit. Duke mos u mjaftuar me heshtjen e deritanishme banoret kane nisur te ngrene zerin ne organet e pushtetit vendor. Interesimit te tyre ne bashkine e qytetit nuk i eshte dhene asnje pergjigje konkrete. Pas ketij indiferentizmi banoret jane ankuar ne Komisariatin e Devollit. Ekspertet e ketij te fundit jane detyruar te hetoje vete per kete aktivitet, duke qene se rreziku qe po u kanosej qytetareve te lagjes ne periferike, sa vinte e behej me i madh. Drejtues te Komisariatit te Devollit kane pahuar se jane ne dijeni te hedhjes se tonelatave me thase plasmasi te ndotur dhe kane kerkuar nga dogana e Kapshtices qe te sqaroje se nga vjen kjo sasi mbetjesh dhe cfare origjine ka. Burimet zyrtare ne kete komisariat bejne te ditur per gazeten “KJ” se deri tani kane mesuar vetem qe maunet me mbetje plasmasi vijne nga Greqia, por nuk jane dhene sqarime te tjera nga ana e doganes. Nderkaq, firma ende e panjohur qe sjell keto mbetje dhe i depoziton ne qytetin e Bilishtit ka vetem nje perfaqesues te saj ne kete qytet por nuk dihet se ku e ka qendren. Policia ka nisur hetimet pas kallezimeve te shumta qe kane ardhur nga qytetaret por ka bere te ditur se firma eshte ilegale pasi nuk ka asnje leje per nje aktivitet te kesaj natyre apo kerkese prane Bashkise. Edhe zyra e mjedisit qe eshte pyetur nese ka ndonje ne rast miratimi per nje firme larjesh plasmani, ka deklaruar se nuk ka asnje dijeni per depozitimin e tyre ne kete lagje. Dyshimet e banoreve te lagjes se re ne Bilisht per nje aktivitet teresisht te pa ligjshem dhe qe rrezikon nje ndotje masive ne zonen e tyre kane bere qe ata te hartojne nje peticion me firmat e 50 familjeve, te cilat kerkojne largimin e menjehershem te mbetjeve. Grumbujt e thaseve te plasmanit, duke qendruar ne diell, sipas banoreve perhapin nje ere te rende dhe perbajne mbeturina qe mund te jene te rrezikshme per shendetin. Ata nuk e dine se cfare do te behet me trajtimin e ketyre mbetjeve, pasi dikush iu thote se do te pastrohen e dikush tjeter qe do te depozitohen aty pergjithmone. Banoret i tremben perhapjes se semundjeve nga keto mbetje plasmasi prandaj i kane kerkuar bashkise dhe policise lokale qe jo vetem te ndalohet hedhja e metejshme e tyre por te filloje largimi i tonelatave me thase plasmasi te ndotur. Ata kane deklaruar se ne rast se ne zone hapet nje fabrike e tille do te hidhen ne protesta, pasi perben rrezik si rrjedhoje e perberjes toksike te larte. vendi ku jane hedhur plastmaset eshte afer me qendren e banuar ne mes te lagjes se re te ketij qyteti disa metra larg nga shtepite.

Jemi te rrezikuar nga semundjet

Nje nga banoret e lagjes ku hidhen mbeturinat, Besnik Xhafo, tregon rreziqet qe i kanosen familjes se tij dhe te gjitha banoreve qe jetojne ne kete lagje periferike. Nderkohe qe nje tjeter problem jo me pak shqetesues per ta, shprehet Xhafo, per gazeten “KJ” eshte fakti i indiferences se organeve kompetente ne lidhje me sghqetesimin e tyre. "Ka me shume se nje muaj qe maune te ndryshme, qe nje firme krejt fantazme per ne, vjen dhe hedh thase te medhenj me plasmas, duke mbushur komplet zonen. Ky plasmas qe derdhet ketu eshte i piste dhe i perdorur. Sigurisht qe shqetesimin tone per here te pare u munduam ta flisnim me shoferet e ketyre maunave, por e vetmja pergjigje nga ata ishte se pikerisht ne kete zone do te hapet nje fabrike per larjen e plasmasit, duke qene se zona ne fjale qenka ne periferi. Por kur makinat po vinin naten dhe zona u mbush plot, pas interesimit se cdo te behet ketu dhe cilet jane ata qe premtojne pune per larjen e plasmasit, zbuluam se kjo eshte nje firme qe nuk njihet dhe askush nuk jep as njelloj informacioni. Kjo na i shtoi dyshimet, nderkohe qe ketu eshte bere nje tmerr me mbeturina plasmasesh, qe kane ndotur vendin. Te mos mendosh pastaj se temperaturat e larta qe po shoqerojne vendin mund qe era e keqe qe leshohet perreth, te jete gjithnje e me rende,ndaj dhe ne ndihemi te rrezikuar nga semundjet qe mund te perhapen".

50 Familje Jane ankuar prane Bashkise se qytetit te Korces dhe ne komunen e Bilishit ne lidhje me hedhjen e mbeturinave te plasmanit ne zonen e tyre, nga maune me targa greke dhe turke

1 Muaj Ka kaluar qe kur banoret kane nisur ankesat e tyre se nga kush drejtohen keto maune. Shoferet e ketyre te fundit kane sqaruar banoret se ne zonen ku po hidhen mbeturinat do te ndertohet nje fabrike
Koha jone
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : TONELATA PLASTMASI NE BILISHT. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi