Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanė bėrė epokė”

2 posters

Shko poshtė

Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanė bėrė epokė” Empty Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanė bėrė epokė”

Mesazh nga bledikorcari Sat Aug 09, 2008 7:08 pm

Deklaratė surprizė e kryeministrit shqiptar gjatė vizitės nė Kinė. Zyra e shtypit “zgjon” ndjenjat vėllazėrore Shqipėri-Kinė

Dukej sikur lexoje njė deklaratė pėr shtyp tė viteve ‘70 te njoftimi i djeshėm i zyrės sė shtypit tė Kryeministrisė, ndėrsa mes rreshtave shkėlqente si xhevahir njė batutė “kuptimplote” e kryeministrit shqiptar. Vetėm njė ditė pasi presidenti amerikan Xhorxh Bush e kritikoi publikisht Kinėn pėr shtypjen e tė drejtave themelore, kryeministri shqiptar ka bėrė lėvizjen mė brilante duke pretenduar se udhėheqja kineze dhe ajo e partisė sė tij kanė ndryshuar dy vendet respektive. “Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu kėnaqėsinė qė ndodhej nė Kinė me rastin e Lojėrave Olimpike, ku me siguri Kina do t'i tregojė botės sukseset dhe progresin e saj tė madh. Kryeministri Berisha e cilėsoi vizitėn e ministrit Jiarui nė Shqipėri si tė suksesshme dhe theksoi se dy partitė, Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Komuniste e Kinės kanė sjellė ndryshime epokale nė vendet e tyre, ndaj bashkėpunimi dhe angazhimi i ndėrsjellė mes tyre do tė njohė progres tė vazhdueshėm dhe lidhje tė forta nga tė gjitha strukturat e tyre”, - njoftonte dje zyra e shtypit, ndėrsa popullit kinez dhe atij shqiptar nuk i ngelet tjetėr veēse t’i falėnderojnė kėto dy parti pėr begatinė dhe shkėlqimin qė i dhanė jetės dhe mirėqenies sė tyre. Por duket se ndryshimi epokal ėshtė mė i theksuar dhe mė i realizuar nė Shqipėri (ndoshta prej faktit se jemi disi mė pak nė numėr) nėse u referohesh kujtimeve mbresėlėnėse qė kishte pėrjetuar njė tjetėr ministėr kinez gjatė qeverisjes epokale tė Partisė Demokratike nė Shqipėri. “Mė pas, axhenda e kryeministrit vijoi me takimin mjaft miqėsor me ministrin e Departamentit tė Marrėdhėnieve me Jashtė nė Komitetin Qendror tė Partisė Komuniste tė Kinės, zotin Wang Jiarui dhe pėrfaqėsues tė lartė tė kėsaj ministrie, nė ambientet e Asamblesė Popullore tė Kinės. Ministri Jiarui i uroi kryeministrit Berisha mirėseardhjen dhe e falėnderoi pėr mikpritjen e tij dhe tė popullit shqiptar gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, pėr tė cilėn ai u shpreh se ishte mjaft mbresėlėnėse”, - shkruante dje zyra e shtypit tė Kryeministrisė, ndėrsa njoftimi pėr shtyp theksonte edhe njė tjetėr iniciativė epokale tė kryeministrit Berisha i cili “duke vlerėsuar marrėdhėniet shumė tė mira qė ekzistojnė mes dy vendeve, shprehu dėshirėn pėr tė pritur kryeministrin e Kinės, zotin Wen Jiabao nė Shqipėri”. Me siguri qė edhe nė kėtė rast dy popujt do tė pėrjetojnė njė eksperiencė mbresėlėnėse dhe epokale.



Albania



Shocked Shocked
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanė bėrė epokė” N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanė bėrė epokė” Empty Re: Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanė bėrė epokė”

Mesazh nga nardlushnja Sun Aug 10, 2008 3:24 pm

nje gje eshte e sigurte :
Sali Berisha nuk i ka harruar akoma batutat qe perdorte per tu lepire Enver Hoxhes.Sic duket ujku qimen e nderron por zakonin se harron
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 53
Shteti : Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanė bėrė epokė” N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

https://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi