Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SI U DERTUA PALLATI I KONGESEVE!

Shko poshtė

SI U DERTUA PALLATI I KONGESEVE! Empty SI U DERTUA PALLATI I KONGESEVE!

Mesazh nga bledikorcari Tue May 27, 2008 11:20 am

Megjithėse kanė kaluar gati dy dekada nga ndėrtimi i tij Pallati i Kongreseve vazhdon tė mbetet ende njė nga godinat "simbol" tė kryeqytetit. Ai u ndėrtua pėr organizimin e kongreseve tė Partisė sė Punės, por edhe tė festivaleve. Punimet pėr ndėrtimin e tij filluan nė vitin 1982 dhe pėrfunduan katėr vite mė pas nė vitin 1986. Pėr ndėrtimin e tij punuan ndėrmarrjet mė tė mira nė vend. Por modernizmi i godinės nga jashtė vazhdonte edhe brenda saj. Ambientet brenda saj u bėnė njė mėnyrė qė pallati tė ishte edhe shumėfunksional dhe ēdo gjė e vendosur atje tė pėrshtatej me aktivitet qė do zhvilloheshin. Njė funksion qė Pallati i Kongreseve vazhdon ta ruajė edhe sot pas 20 vjetėsh.

Struktura e godinės
Pallati ka njė shtrirje rreth 70 metra paralel me shėtitoren dhe lartėsi 18 deri nė 23 metra. Qėllimi ka qenė harmonizimi i mirė me objektet ekzistuese pėrreth si me Muzeun Arkeologjik, stadiumin "Qemal Stafa", Kryeministrinė e Radio-Televizionin Shqiptar.
Mjedisi kryesor ėshtė salla e madhe prej 2100 vendesh e kompozuar pėr tė plotėsuar kėrkesat funksionale, artistike dhe akustike pėr zhvillimin e kongreseve, konferencave e koncerteve. E pajisur me ajėr tė kondicionuar, ndriēimin e nevojshėm, pajisjet e zėrit, tė televizionit, tė pėrkthimit nė disa gjuhė, tė cilat do tė shėrbenin pėr veprimtari tė ndryshme prej kongreseve deri tek koncertet. Pallati i Kongreseve u projektua qė kthimi i sallės nga mjedis mbledhjeje nė mjedis koncerti tė projektohej me lehtėsi. Pėr veprimtari tė ndryshme u projektuan edhe tri salla me kapacitete 150, 280 dhe 300 vende si dhe shumė mjedise pune, shėrbime e teknike. Rėndėsi i ėshtė kushtuar trajtimit tė holleve nė tre katet, tė cilat synohej tė funksionin pėr shėrbimet, pushimin, ekspozita e veprimtari tė ndryshme.
Punimet pėr ndėrtimin
Studim tė veēantė ka kėrkuar arritja e shprehjes sė jashtme tė objektit, duke synuar qė ajo tė jetė origjinale, e pastėr, monumentale nė pėrputhje me funksionin e tij. Pamja e jashtme me brinjėt rrezore, xhamat me kėnde etj., ėshtė frymėzuar nga ndėrtimet e traditės nė Gjirokastėr, Berat dhe nga kullat e veriut, pa i kopjuar ato. Materialet veshėse janė zgjedhur sipas kėrkesave arkitektonike. U bė njė punė studimore e gjatė pėr njohjen, zbėrthimin dhe pėrvetėsimin e metodave tė reja bashkėkohore pėr kohėn, siē ishin modelet e llogaritjeve nė hapėsirė tė konstruksioneve, metodat llogaritėse me elemente tė fundme, duke pėrdorur skema statike tė reja, tė papėrdorura mė parė deri nė atė kohė. Objekti nga pikėpamja konstruktive u konceptua qė nė rast tėrmeti tė punonte si njė i tėrė, nė llogaritje u mor parasysh puna e njėkohshme si e elementeve horizontale ashtu dhe e atyre vertikale. Problem qė kėrkoi shumė studimore tė veēantė, ishte dhe konstruksioni i mbulesės sė sallės kryesore, e cila ka formė rrethore dhe njė diametėr 54 metra. Njė mbulesė e tillė u ndėrtua pėr herė tė parė nė vendin tonė dhe ishte e lidhur me shumė probleme tė vėshtira, qoftė nga pikėpamja matematike, ashtu dhe konstruktive, ndėrtimore e teknologjike. Punimet u kryen nga punonjėsit e kantierit nr. 7 tė ish-ndėrmarrjes "21 Dhjetori"

Bulevardi i kryeqytetit

Pjesa mė e madhe e ndėrtesave mė tė rėndėsishme tė Tiranės janė tė pėrqendruara nė bulevardin e "Dėshmorėt e Kombit", prej Xhamisė sė Et'hem Beut deri tek Universiteti Politeknik. Bulevardi i madh ishte krijim i italianėve, tė cilėt mbanin parada gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Bulevardi fillon me njė seri ndėrtesash tė ndėrtuara nė vitet '30 gjatė qeverisjes sė mbretit Zog. Mė pas vazhdon me Galerinė e Arteve pėrballė sė cilės gjendet parku "Rinia". Mė tej ndodhet Piramida apo siē quhet tani Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės "Pjetėr Arbnori". Pak mė tej ėshtė Kryeministria. Gjatė periudhės sė komunizmit gjatė paradave zyrtare, udhėheqėsit e partisė qėndronin nė ballkon dhe bėnin me dorė nga lart. Pėrballė gjendet Kryesia e Kuvendit, ku dikur ishte i vendosur Komiteti Qendror. Po nė kėtė anė ndodhet Presidenca, pėrballė tė cilės ėshtė dhe Pallati i Kongreseve, nė tė cilin tashmė mbahen vetėm koncerte, konferenca e panaire dhe jo mė kongrese si dikur. Nė fund tė bulevardit ėshtė sheshi "Nėnė Tereza", ndėrkohė qė pak mė tej ėshtė Universiteti Politeknik, i ngritur nga italianėt.

Per ēfare ka sherbyer

1. Kongrese
2. Konferenca
3. Koncerte
4. Festivale
5. Konkurse
6. Zyra pėr KQZ-nė
7. Panaire
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : SI U DERTUA PALLATI I KONGESEVE! N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi