Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:23 am

Nuk kanė lidhje gjaku me njėri-tjetrėn, por mes tyre ekziston njė lidhje e fortė besimi, lidhja e mafias. Janė familje tė mėdha mafioze qė drejtohen nga bosė tė pushtetshėm, por qė tė gjithė kanė mbėshtetjen e “Cosa Nostra”-s, disa nė Itali dhe disa nė Amerikė. Gazeta “Tirana Observer” boton sot historitė, emrat dhe fotot e bosėve tė familjeve mė tė mėdha mafioze nė tė gjithė botėn. Nga familja “Mazara Del Vallo”, “Guadagna”, “Altofonte” nė Itali e “Gambino” e “Bonano” nė Amerikė.
Vrasjet qė kanė organizuar dhe dėnimet qė kanė marrė bosėt mė tė mėdhenj tė “Cosa Nostra”-s, por edhe vrasjet e bujshme tė disa prej tyre.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:23 am

Kodi

Nuk mjafton vetėm “dėshira e mirė” pėr t’u bėrė pjesė e mafies, a mė saktė e “Cosa Nostra”-s. Pėrveē aftėsive tė caktuara qė duhet tė ketė njė person qė tė mund tė rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu tė kalojė dhe njė sėrė provash. E fundit e kėtyre provave ėshtė prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatė betimit. Nė “Cosa Nostra” aplikohet njė kod i tėrė nderi, i cili shėrben si rregullator i organizatės. Rregullat pėrbėrėse tė kodit tė nderit janė bėrė tė njohura ndėr vite nga tė penduarit e mafies. Nė njė sentencė tė dhėnė nga Tommaso Buscetta-s, njė prej anėtarėve tė parėve qė ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes) ndėr shumė ligjet e pashkruara qė rregullojnė sjelljen mafioze ėshtė dhe detyrimi pėr tė thėnė gjithnjė tė vėrtetėn kur flitet mes “burrave tė nderit”. Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie ėshtė njė term letrash qė nuk pėrdoret nga anėtarėt e kėsaj organizate) ėshtė e disiplinuar nga rregulla tė ashpėr tė pashkruar, por tė paraqitura gojarisht, tė cilėt rregullojnė organizimin dhe funksionimin e tėrė organizatave. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janė bėrė herė pas herė tė ditura nga tė penduarit qė vijnė prej kėtyre radhėve.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:24 am

Mafia italo-amerikane

“Cosa Nostra” amerikane u themelua nė fillim tė shekullit tė kaluar dhe u pasurua nė dy dekadat e para. Ajo lindi pėr dy arsye: Emigrimi nė SHBA i njė numri tė madh italianėsh, midis tė cilėve kishte dhe nga ata qė ishin marrė me krime. Por edhe pėr shkak se shumė mafiozė nga Sicilia pėr t’i shpėtuar ligjit nė Itali u detyruan tė shkonin nė SHBA. Njė rol tė madh nė largimin e tyre pati Mori, prefekti i Palermos, gjatė periudhės fashiste, i cili i persekutoi pėr njė kohė tė gjatė. Kjo organizatė varej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga “Cosa Nostra” siciliane dhe janė 5 familjet nė Amerikė qė mbanin kontakt tė ngushte me krerėt nė Itali, familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:24 am

Lucky Luciano

Salvatore Lucania i njohur mė pas si Lucky Luciano, lindi nė Siēili, por familja e tij do tė vendosej pak kohė mė vonė nė Nju Jork. Shumė shpejt ai u bė mjaft i njohur nė botėn e mafies. Nė vitin 1935 ai njihej si bosi i bosėve, jo vetėm i Nju Jorkut, por i gjithė vendit. Ai u arrestua dhe u dėnua 30-50 vjet nė ’36-n, por u lirua me kusht qė tė internohej nė Itali. Ai kishte aq shumė fuqi saqė shėrbimet sekrete tė marinės sė SHBA-sė kėrkuan ndihmėn e tij kur aleatėt vendosėn tė pushtonin Italinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:24 am

1. Familja “MAZARA DEL VALLO”
Familja mė e madhe mafioze nė Itali, nė vitin 1970 ishte “Mazara Del Vallo”. Ajo drejtohej nga bosi Mariano Agata, 65 vjeē, i cili nė atė kohė kishte marrė emrin “Zoti i ligėsisė”. Ai zėvendėsoi bosin e vjetėr Mariano Licari, i cili gjithashtu mbahej mend si urdhėruesi mė i madh i vrasjeve nė atė kohė. Nė vitin 1985 Agata u mbėshtet me shumė forcė nga faktori “Korleone” dhe kthehet nė personin mė tė rėndėsishėm pėr Toto Riina-n.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:25 am

2. Familja “ĒINISI”
Ėshtė cilėsuar si familja mė e madhe mafioze e “Cosa Nostra”-s amerikane. “Ēinisi” drejtohej nga Badalamenti Gaetano ose siē quhej ndryshe “Don Tano”. Ai filloi tė drejtojė kėtė familje menjėherė pas vrasjes sė ish-bosit Cesare Manzella, nė vitin 1963. Nė vitet ’70 dhe ’80, sė bashku me Stefano Bontadėn dhe Mikele Grekon kishin krijuar tė ashtuquajturėn “Triumvirat” tė “Cosa Nostra”-s. “Don Tano” u arrestua nė nėntor tė vitit 1984 dhe vuajti dėnimin nė SHBA derisa vdiq, nė vitin 2002, nė moshėn 79-vjeēare.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:25 am

3. Familja “GUADAGNA”
Masakra e “Capacit” ka si autorė anėtarėt e familjes mafioze “Guadagna”, me nė krye bosin e saj, Pietro Aglieri, i njohur si “Gentleman-i i vogėl”. Ai u kthye nė drejtues tė kėsaj familjeje nė vitin 1988, menjėherė pas vrasjes sė Giovanni Bontade-s, falė edhe njė miqėsie me Toto Riina-n. Nė fillim tė vitit 1990 ai komandoi disa vrasje tė bujshme. Ėshtė arrestuar mė 6 qershor tė vitit 1997 dhe ėshtė dėnuar disa herė me burgim tė pėrjetshėm.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:25 am

4. Familja “MANDAMENTO”
Njė ndėr bosėt mė tė fuqishėm tė “Cosa Nostra”-s italiane nė vitin 1999 ishte Agostino Badalamenti. Ai ishte nė krye tė familjes “Mandamento” nė varėsi direkte tė bosit tė bosėve Bernadro Provenzano. Nė vitin 1979, kur ishte vetėm 18 vjeē, ai u dėnua me 20 vjet burg, pasi u deklarua fajtor pėr disa vrasje nė provincėn e Mesinas. Por menjėherė pasi doli nga qelia, ai u kthye nė krye tė familjes “Mandamento”, duke u bėrė njė nga mafiozėt mė tė fuqishėm tė asaj kohe nė Itali.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:26 am

5. Familja “GAMBINO”
Njė prej gangsterėve mė tė mėdhenj qė kanė sunduar nė Nju Jork, John Gotti, dėshironte gjithnjė qė tė bėhej njė njeri i menēur. Nė moshėn 16-vjeēare ai ishte pjesė e njė bande rruge tė njohur “Fulton-Rockaway Boys” qė vidhte makina. Nė vitet ’70 ai u bė kapo i trupės “Bergin”, njė pjesė e familjes “Gambino”. Jashtė mase ambicioz, Gotti u pėrzje me drogė, gjė e ndaluar kjo nga familjet. Pas shumė tentativash, autoritetet arritėn ta dėnonin atė nė vitin 1992 pėr vrasje.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:26 am

6. Familja “Bonano”
Joseph Bonano u largua nga Italia pėr shkak tė regjimit tė Musolinit nė vitin 1920. Fillimisht u ndalua nė Kubė pėr tė kaluar mė pas nė SHBA. Atje iu bashkėngjit mafies nė mėnyrė qė tė parandalonte Musolinin qė tė merrte Sicilinė. Ai u bė i fuqishėm nė Nju Jork. Planet e tij pėr tė eliminuar gjithė familjet rivale u kthyen kundėr tij, kur Bonano-n e rrėmbyen pėr 19 ditė deri sa ai pranoi tė hiqte dorė. Pėrpara se ai tė vritej nga Luciano, krijoi familjen “Bonano”, organin sundues mbi familjet mafioze nė gjithė vendin.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:26 am

7. Familja “TOMMASO NATALE”
Salvatore lo Piccolo, i njohur si “Dhelpra e Bardhė” nė vitin 1980 u shndėrrua nė bosin mė tė fuqishėm tė “Cosa Nostra”-s dhe i dytė nė Sicili pas Bernardo Provenzano-s. Ai ishte bosi i familjes “Tommaso Natale” pas vitit 1970. Djali i tij, Sandro, 30 vjeē, u kthye nė bosin e dytė tė kėsaj familjeje nė vitin 1999. Pas 25 vitesh nė kėrkim nga drejtėsia italiane, ai arrestohet sė bashku me tė birin, mė 5 nėntor 2007.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:27 am

8. Familja “BAGHERIA”
Bosi i pėrjetshėm i familjes mafioze “Bagheria” ishte 68-vjeēari Leonardo Greco. Ai zėvendėsoi kreun e kėsaj familjeje, Antonio Mineo, menjėherė pasi ai u vra nė vitin 1989. Nė vitin 1970 ai bashkėpunoi me Berdanrdo Provenzanon, kėshillat e tė cilit e ndihmuan edhe pėr drejtimin e kėsaj familjeje tė madhe mafioze. Si bos i kėsaj familjeje nė Sicili ai drejtoi trafiqet mė tė mėdha tė drogės, duke pėrfshirė kėtu “Pizza Connection dhe “Iron Tower”.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:27 am

9. Familja “RESUTTANA”
Gjatė viteve 1981-1983 “Resuttana” u kthye nė familjen mė tė madhe mafioze, duke u mbėshtetur fort nga “Korleone”-t. Kjo familje u drejtua nga Francesco Madonia ose siē quhej ndryshe “Don Ciccio”, 80 vjeē. Ai u dėnua me vdekje pėr dhjetėra vrajeve tė kryera nė vitin 1986, por familja “Resuttana” filloi tė udhėhiqej nga trashėgimtari i tij, Diego. Nė fakt ai ishte vėllai i tij, i cili trashėgoi pushtetin dhe idetė e “Don Cicco”-s.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:27 am

10. Familja “CALTANISSETTA”
Familja “Caltanissetta” nė vitin 1975 ishte familja mė e madhe mafioze nė provincėn me tė njėjtėn emėr. Ajo drejtohej nga Francesco di Cridtina, i cili vdiq nė vitin 1963 dhe trashėgimtari i tij, i biri Giuseppe di Cridtina, u shndėrrua nė bos tė saj duke u shndėrruar nė njeriun mė tė fuqishėm. Aq sa mori nofkėn “Tigri” dhe u bė bosi i bosėve. Ai u urrye shumė shpejt nga “Korleone”, pasi kishte mbėshtetur armikun e tyre Bontade, tė “Cosa Nostra”-s amerikane.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:28 am

11. Familja “VALLELUNGA”
Vrasja e bosit tė familjes “Vallelunga”, Francesco Madonia, nė vitin 1978, vuri nė krye tė mafies tė birin e tij, Giuseppe-n, i njohur me nofkėn “Piddu”. Ai pati gjithmonė mbėshtetjen faktorin “Korleone”, i cili i dha fuqi edhe mė tė madhe, duke e shndėrruar nė njeriun mė tė pushtetshėm nė botėn e mafies nė atė periudhė. “Piddu” u arrestua mė 6 shtator tė vitit 1992 nė Veneto, ku kishte krijuar lidhje mjaft tė forta me familjet e tjera mafioze.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:28 am

12. Familja “Trapani”
Njė nga familjet mė tė mėdha mafioze tė vitit 1982 ishte familja “Trapani”, e cila drejtohej nga bosi Salvatore Minore. Menjėherė pas vrasjes sė tij, kjo familje u fuqizua akoma mė shumė me ardhjen nė krye tė saj tė 67-vjeēarit Vincenzo Virga. Gjithēka i eci mė sė miri deri nė vitin 1990, kur bosi i saj u fut nė telashe tė mėdha me familje tė tjera mafioze. Virga u arrestua mė 21 shkurt tė vitit 2001, pas shumė vitesh qė ishte i shpallur nė kėrkim. Bosi i familjes u bė djali i tij, Pietro, 39 vjeē.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:28 am

13. Familja “CORSO CALATAFIMI-ROĒELLA”
Familja mafioze “Corso Calatafimi-Roēella” pati kohėn e lulėzimit tė saj dhe u fuqizua sė tepėrmi kur drejtohej nga “Doktori”, siē quhej ndryshe Giuseooe Guttadauro. 56-vjeēari nga provinca e Trapanit, ishte bosi mė i fuqishėm i saj. “Corso Calatafimi-Roēella” pati njė mbėshtetje tė madhe edhe nga Provenzzano dhe dy familje tė tjera mafioze tė kėsaj province. Guttadauro u arrestua nė vitin 2002 dhe vendin e tij tashmė e ka zėnė 74-vjeēari Lorenzo di Fede.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:29 am

14. Familja “MISTRETTA”
Familja mė e madhe mafioze e provincės sė Messina-s nė Itali, ishte familja “Mistretta”. Ajo u fuqizua sė tepėrmi duke u kthyer nė ortaken mė tė rėndėsishme pėr shumė familje tė mėdha mafioze nė kohėn kur drejtohej nga 58-vjeēari Sebastiano Rampulla, i njohur si “Xhaxha Bastiano”. Gjithashtu kjo familje u kthye ndėr mė tė rėndėsishmet e komisionit tė “Cosa Nostra”-s. Vėllai i bosit tė kėsaj familjeje, Pietro, u pėrfshi nė vrasjen e Falcone-s dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:29 am

15. Familja “SAN MAURO CASTELVERDE”
“Babai i madh” ėshtė quajtur ndryshe bosi i familjes sė madhe mafioze “San Mauro Castelverde”, 82-vjeēari Giuseppe Farinella. Ai mori drejtimin e kėsaj pjesė shumė tė rėndėsishme tė “Cosa Nostra”-s italiane nė vitin 1975, menjėherė pas vrasjes sė babait tė tij, Mario Farinella, “babai i mirė i madh”. Kjo familje nėn drejtimin e Farinella-s kryente shėrbimet mė tė rėndėsishme tė “Cosa Nostra”-s. Toto Riina e kishte renditur kėtė familje ndėr tė parat pėr tė pėr nga rėndėsia.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:29 am

16. Familja “BARRAFRANCA”
Nė provincėn e Enna-s nė Itali, nė vitin 1970 u fuqizua sė tepėrmi familja mafioze “Barrafranca”. Kjo familje u bė edhe mė e rėndėsishme pėr rrjetin e “Cosa Nostra”-s kur bos i saj ishte 55-vjeēari Raffaele Bevilacqua, ose siē quhej ndryshe “Gėnjeshtari”. Bosi i kėsaj familje u shndėrrua nė njeriun kyē tė mafias, nė kohėn kur bashkė me Provenzano-n filluan tė thurnin plane pėr tė hequr qafe Falkone-n dhe Borsellino-n.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:30 am

17. Familja “SANTAPAOLA”
Familja mė e fuqishme mafioze e Catania-s nė Itali u shndėrrua familja “Santapaola” nė vitin 1994, kur drejtohej nga 45-vjeēari Umberto Di Fazio. Ai u kthye nė bos tė kėsaj familje menjėherė pas arrestimit tė Benedetto Santapaola-s, nė vitin 1993. Di Fazio krijoi lidhje tė forta me politikanė tė mėdhenjtė tė Italisė, duke e fuqizuar edhe mė shumė familjen qė ai drejtonte. Madje kjo familje nėn drejtimin e tij e shtriu rrjetin e saj edhe jashtė Italisė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:30 am

18. Familja “PORTO EMPEDOCLE”
Familja mafioze mė e madhe nė Sicili, nė vitin 1986 ishte familja “Porto Empedocle”, e cila drejtohej nga bosi i saj Luigi Putrone. 44-vjeēari kishte urdhėruar disa vrasje tė rėndėsishme nė atė kohė, si ato tė gjyqtarėve Seatta dhe Livatino dhe nė kėtė mėnyrė ishte shpallur nė kėrkim nga drejtėsia italiane. Madje ai u arrestua dhe nė vitin 1990 u dėnua me burgim tė pėrjetshėm. Ai ishte njė nga bosėt mė tė fuqishėm tė provincės sė Agrigento-s.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:30 am

19. Familja “Pagliarelli”
Njė nga familjet mė tė vjetra mafioze tė Italisė, e cila daton qė nė vitin 1800, ishte familja “Pagliarelli”. Kjo familje drejtohej nga 46-vjeēari Giovani Motisi nė vitin 1993, i cili ishte nipi i Matteo Motisi-t qė u vra nė vitin 1998. Ky i fundit ishte personi mė i rėndėsishėm qė ka drejtuar kėtė familje dhe madje edhe pėr “Cosa Nostra”-n. Ishte personi mė i besuar i Riina-s dhe konsiderohej si bosi i dytė mė i fuqishėm i Palermos pas Lo Piēolo-s.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:31 am

20. Familja “Altofonte”
Domenico Raēuglia, 39-vjeē, ėshtė konsideruar bosi mė i ri i familjeve mafioze. Ai ka qenė dhe ėshtė nė krye tė familjes “Altofonte” qė nga viti 1995. Ndėrkohė ai kishte mbėshtetjen e San Giuseppe Jato-s, i cili ishte njeriu mė i pushtetshėm i provincės sė Palermos nė atė kohė. Nė vitin 1990 ai zėvendėsoi Brusca-n nė krye tė “Mandamento”-s. Ai ėshtė cilėsuar si bosi mė i dhunshėm i tė gjitha kohėrave

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:31 am

Kodi i nderit pėr anėtarėt e “Cosa Nostra”-s

Celula e parė ėshtė e pėrbėrė nga “familja”, njė strukturė me bazė territoriale qė kontrollon njė zonė tė qytetit apo njė qendėr tė tėrė tė banuar, nga ku merr dhe emrin.
Familja ėshtė e pėrbėrė nga “burra nderi” ose “ushtarė” tė koordinuar dhe udhėhiqet nga njė shef i zgjedhur i quajtur edhe “pėrfaqėsuesi”, i cili pasohet nga njė “zv/shef” dhe nga njė ose mė shumė “kėshilltarė”.
Nėse ngjarje tė rastit bėjnė tė pamundur zgjedhjen normale tė shefit nga anėtaret e familjes, “komisioni” organizon emėrimin e “anėtarėve tė kėshillit” qė tė administrojnė pėrkohėsisht familjen deri nė kohėn e zgjedhjeve nė normale.
Aktiviteti i familjeve koordinohet nga njė organizėm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bėjnė pjesė pėrfaqėsuesit e tre a mė shumė familjeve tė afėrta.
Komisioni drejtohet nga njėri prej pėrfaqėsuesve tė familjeve. Komisioni ka njė rreze veprimi tė gjerė, si dhe ka detyrėn pėr tė siguruar respektimin e rregullave tė Cosa Nostra-s brenda secilės familjeje, e mbi tė gjitha, tė zgjidhė konfliktet ndėrmjet familjeve.
Jo mė pak tė rėndėsishme janė rregullat qė disiplinojnė “rekrutimin” e “burrave tė nderit” dhe ēėshtjeve tė sjelljes sė tyre.
Kėrkesat pėr rekrutim janė: dhuntia e guximit dhe mungesa e mėshirės; njė situatė familjare transparente, e mbi tė gjitha mungesa e lidhjeve tė ēdo lloji me policinė.
Prova e guximit nuk u kėrkohet atyre personazheve qė shėrbejnė si pėrfaqėsues. Sipas njė shprehjeje tė Salvatore Contorno-s, anėtar i penduar i Cosa Nostra-s, kėtu bėjnė pjesė “fytyra e pastėr” e mafies, pra profesionistėt, administratorėt publikė, sipėrmarrėsit, tė cilėt pėrgjithėsisht nuk pėrfshihen nė veprime kriminale.
Personi qė tė dhėnat e pėrdorura mė lart afrohet me kujdes pėr t’i testuar disponueshmėrinė pėr t’u bėrė pjesė e shoqėrisė. Me tė marrė pėlqimin, anėtarėsimi i rishtarit kryhet nė njė vend nė natyrė. Nė prezencėn e tė paktėn tre burrave tė familjes, ku do tė bėjė pjesė, zhvillohet ceremonia e betimit pėr besnikėri ndaj Cosa Nostra-s.
Personi nė fjalė mban nė duar njė imazh tė shenjtė, e spėrkat me gjakun e njė prej gishtave tė tij, i vendos zjarrin dhe mė pas e mban nė duar deri sa fiket duke pėrsėritur formulėn e betimin qė pėrmbyllet me frazėn: “U djegsha si kjo figurė e shenjtė nėse tradhtoj betimin tim”.
Statusi i “burrit tė nderit” me t’u pėrftuar pėrfundon vetėm nė vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetės sė tij, a kudo tė banojė, nė Itali a jashtė, mbetet gjithnjė i tillė.
“Burri i nderit”, pasi tė ketė mbaruar betimin, fillon tė njohė sekretet e Cosa Nostra-s dhe tė hyjė nė kontakt me anėtarėt e tjerė. Vetėm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanė bėrė tė ditur asnjėherė zyrtarisht emrat e anėtarėve tė tyre, shefave tė familjeve tė tjera.
Nė ēdo rast, njohja e “burrit tė nderit” me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrėnjėsisht nga grada qė ai do tė ketė nė organizatė, nė kuptimin qė sa mė lart tė jetė aq mė tė mėdha janė mundėsitė qė ai tė mėsojė fakte dhe tė hyjė nė konkakt me “burra nderi” tė familjeve tė tjera.
Ēdo “burrė nderi” ėshtė i detyruar tė respektojė “barrėn e heshtjes”: nuk mund t’i zbulojė tė huajve anėtarėsinė e tij nė mafia dhe aq mė pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky ėshtė mbase rregulli mė i hekurt i Cosa Nostra-s.
Brenda organizatės, llafet e tepėrta zakonisht nuk ēmohen: qarkullimi i lajmeve ėshtė i reduktuar nė minimumin e domosdoshėm dhe “burri i nderit” duhet tė pėrmbahet pėr tė mos bėrė pyetje tė tepėrta sepse kjo ėshtė shenjė e kuriozitetit tė pavend dhe ēon nė lindjen e dyshimeve ndaj personit nė fjalė.
Kur burrat e nderit flasin mes tyre pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me Cosa Nostra-n kanė detyrim absolut pėr tė thėnė tė vėrtetėn dhe kur bėhet fjalė pėr “burra nderi” tė familjeve tė ndryshme ėshtė mirė qė tė asistojė nė bisedė njė i tretė qė mund tė konfirmojė pėrmbajtjen e bisedės.
Kush nuk thotė tė vėrtetėn pėson sanksione tė rėnda qė variojnė nga pėrjashtimi e deri nė vdekjen e personit nė fjalė.
Kėto koncepte janė tė njė rėndėsie themelore pėr tė vlerėsuar deklaratat e kryera nga “burrat e nderit”, pra nga anėtarėt e Cosa Nostra-s dhe pėr tė interpretuar sjelljet dhe bisedat.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė Empty Re: Familjet mafioze mė tė mėdha nė botė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi