Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Benazir Bhutto, Martire e paqes

Shko poshtė

Benazir Bhutto, Martire e paqes Empty Benazir Bhutto, Martire e paqes

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:38 am

Martire e paqes

Nga Redin Hafizi, Miēigan

Benazir Bhutto
E para femėr qė ėshtė zgjedhur tė drejtojė njė shtet post-kolonial musliman ėshtė ekzekutuar mė 27 Dhjetor. Benazir Bhutto, dy herė kryeministre e Pakistanit dhe aktualisht lidere e opozitės kundėr presidentit Musharaf, ka humbur jetėn pas njė atentati. Personi qė ka qėlluar me armė znj. Bhutto ka qėlluar kundėr tė ardhmes jo vetėm tė Pakistanit, por kundėr tė ardhmes sė njė procesi paqėsor pėr Pakistanin nė veēanti dhe muslimanėt e Lindjes sė Mesme nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė arsye, njė ndėr funksionarėt pakistanezė, Rehman Malik, kėshilltari i saj pėr sigurinė, ka thėnė: "Ajo vdiq si martire", dhe pėr kulturėn muslimane kjo shprehje vlen sa pavdekėsia.

Bhutto, 54 vjeē, ka vdekur nė Spitalin e Ravalpindit, pas plagėve qė kishte marrė nė atentat. Policia, nė deklaratėn e saj ėshtė shprehur se njė kamikaz ka nisur tė shtjerė me armė kundėr lideres sė opozitės dhe mė pas ka shpėrthyer vetveten, duke krijuar viktima tė tjera nga njerėzit qė merrnin pjesė nė mitingun qė Bhutto po organizonte nė qytetin e Ravalpindit.

Pėrgjegjėsia

Hetimet e para ende nuk kanė dhėnė ndonjė rezultat, thjesht pėr elementin kohė, por Al-Kaida ka marrė pėrsipėr atentatin, publikisht. Madje, nė njė deklaratė tė kėsaj organizate terroriste thuhet se, atentati ėshtė kryer posaēėrisht me urdhėr tė numrit dy tė Al-Kaidės, Ayman Al-Zawahiri.

Njė pistė tjetėr, mund tė jetė edhe lufta politike dhe kjo pistė mbrohet shumė fuqishėm prej mbėshtetėsve tė Banazir Bhuttos, njė lidere e vendosur kundėr diktaturave ushtarake dhe nė tė njėjtėn kohė promovuese kryesore nė arenėn ndėrkombėtare tė traditave mė tė mira tė zonės.

Vendi ėshtė nė prag tė luftės civile, sepse shumė prej mbėshtetėsve tė ish-kryeministres mendojnė se, presidenti Musharaf ka gisht nė kėtė vrasje edhe pse ai ka nxituar tė deklarojė se kjo ėshtė vepėr e terroristėve, kundėr tė cilėve ai ėshtė nė luftė si aleat i SHBA dhe vendeve tė koalicionit, por ai kurrė nuk i ėshtė pėrgjigjur akuzave tė Pakistanit, zona kufitare me Afganistanin, ėshtė streha e liderėve tė Al-Kaidės.

Musharaf, si kryetar shteti ka detyrimin dhe pėrgjegjėsinė qė tė mbrojė ēdo qytetar tė Pakistanit dhe nė veēanti lideren e opozitės, femrėn qė po luftonte tė sillte pranverė nė mes tė dimrit pėr popullin e saj, nė radhė tė parė dhe pėr gjithė popujt qė terrorizmin e kanė armikun kryesor.

Nuk diskutohet qė pėrgjegjėsia ėshtė e Presidentit Musharaf pėr ekzekutimin e lideres sė opozitės vetėm dy javė pėrpara zgjedhjeve dhe ky fakt bėhet mė i verifikueshėm kur mė 3 Nėntor 2007, Benazir Bhutto protestoi ashpėr ndaj vendimit tė Gjeneralit Musharaf pėr vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme, njė gjendje qė shpesh diktatorėt e pėrdorin pėr krime tė zeza, tė cilat do tė fshihen nga faqe ligjore.

Gjashtė ditė mė pas, mė 9 Nėntor 2007, me urdhėr tė Gjeneralit Musharaf, Bhutto ėshtė mbajtur nė arrest shtėpie, duke i ndaluar asaj nė kėtė mėnyrė fjalimet nėpėr takime elektorale. Manifestimi nė Raėalpindi ishte njė miting elektoral.

Nė njė situatė tė tillė, Presidenti i njė vendi nuk mund tė dalė e tė ankohet se nuk i mbron dot qytetarėt e vet, pasi ka marrė njė vendim pėr gjendjen e jashtėzakonshme, pra, gjithēka e ka vetė nė dorė si Komandant i Pėrgjithshėm.

Pėrgjegjėsia kryesore pėr vrasjen e Benazir Bhuttos bie mbi Gjeneralin Musharaf.

Britania

"Benazir Bhutto mund tė jetė vrarė nga terroristėt, por terroristėt nuk duhen lejuar qė tė vrasin demokracinė nė Pakistan", ka thėnė kreu i qeverisė britanike, Gordon Brown, tė enjten.

Crawford, Texas

Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, George W. Bush, tha pasi mori lajmin: "Shtetet e Bashkuara dėnojnė kėtė akt burracakėsh tė ekzekutuar prej vrasės ekstremist, tė cilėt kėrkojnė tė gjunjėzojnė pėrpjekjet e Pakistanit pėr demokraci. Ata qė kanė kryer kėtė krim duhet tė nxirren para drejtėsisė".

Nė kėtė mėnyrė, Presidenti amerikan i ka vėnė ultimatum Gjeneralit famėkeq pėr tė gjetur urdhėrdhėnėsit dhe pėr t'i ēuar ata para gjykatės.

Kanada

Nė Kanada, kryeministri Stephen Harper, e ka konsideruar vrasjen si njė kėrcėnim pėr demokracinė. Ai ka shtuar se, zgjedhjet e 8 Janarit janė shumė tė rėndėsishme pėr demokracinė nė Pakistan. Ndėrsa, ministri i Jashtėm i Kanadsė, z.Maxime Bernier, e ka konsideruar atentatin si njė pėrpjekje antidemokratike.

Profili

" Vajza e Shaheed Zulfikar Ali Bhutto (njė lider politikan dhe ish-kryetar qeverie) dhe e Nusrat Bhutto (ish-anėtare e Parlamentit dhe zv/kryeministre e Pakistanit). Pra, Benazir Bhutto, vjen nga njė familje me lidhje tė forta nė politikė.

" Nė moshėn 16 vjeē shkon nė Universitetin "Harvard".

" 1973, i ati bėhet kryeministėr i Pakistanit.

" 1977, nė Pakistan vendoset gjendja e jashtėzakonshme, babai i Bhuttos arrestohet dhe ajo vetė vendoset nė arrest shtėpiak.

" 1979, babai i Benmazir Bhuttos varet. Ajo bėhet lidere e Partisė Popullore tė Pakistanit. Gjashtė vjetėt e ardhshme i kalon nė ekzil ose nė arrest shtėpie.

" Prill 1986, Bhutto kthehet nė Pakistan.

" Martohet nė Dhjetor 1987 me Asif Ali Zardarin (biznesmen, dy here i zgjedhur anėtar i Parlamentit)

" Bėhet kryeministre e Pakistanit nė 1988, por presidenti i vendit e shkarkon qeverinė nė mėnyrė tė paligjshme pas 20 muajsh, pikėrisht nė Gusht 1990.

" Vjen sėrish nė pushtet kur partia e saj fiton zgjedhjet nė 1993.

" Qeveria sėrish shkarkohet nė mėnyrė tė paligjshme nė Nėntor 1996.

" Pas viti 1996, Bhutto shkon nė Angli pėr t'u kthyer nė vitin 2007, pėr tė luftuar pėr demokraci nė Pakistan.

" Fėmijė: Bilawal, Bakhtwar dhe Aseefa.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Benazir Bhutto, Martire e paqes Empty Re: Benazir Bhutto, Martire e paqes

Mesazh nga Vizitor Sat Apr 26, 2008 2:03 pm

Ate e vrane terroristat islamike se nuk pranonin qe nje femer te ishte udheheqese

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Benazir Bhutto, Martire e paqes Empty Re: Benazir Bhutto, Martire e paqes

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 4:03 pm

Ndoshta kishte mundur te shpetoje ne ndonje rrethane tjeter ose te kishte pritur momente te tjera ! Me ka rene keq se rralle grate e atij kalibri lindin !

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Benazir Bhutto, Martire e paqes Empty Re: Benazir Bhutto, Martire e paqes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi