Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesė kėshilla pėr jetė fatlume familjare...

Shko poshtė

Pesė kėshilla pėr jetė fatlume familjare... Empty Pesė kėshilla pėr jetė fatlume familjare...

Mesazh nga Musafir Wed May 07, 2008 4:34 pm

Pesė kėshilla pėr jetė fatlume familjare...

Prej mėnyrave tė shumėllojshme pėr shkatėrrimin e dashurisė, mosbesimi dhe kundėrshtimi padyshim janė mė shkatėrrueset. Efekti i tyre ėshtė vdekjeprurės, ngase veprojnė si kafshimi i kobrės...

MĖNYRA MĖ E SIGURTĖ PĖR SHKATĖRRIMIN E FATIT BASHKĖSHORTOR

Pese keshilla
Qė t'ju dėshmojmė se si kundėrshtimi dhe llomotitja e bashkėshortit mund ta shuajnė dashurinė mė tė afshtė do t'i marė disa shembuj nga historia, shembujt e Napoleonit III, Tolstoit dhe Abraham Linkolnit.
Napoleoni III u martua, nga dashuria me aristokraten e bukur dhe tė re spanjolle, me Evgjeninė. Nė fillim dashuria lulėzonte, dhe dukej se asgjė nuk do tė turbullojė fatin bashkėshortor tė bashkėshortėve tė dashuruar. Evgjenia i kishte tė gjitha ato qė gruaja mund t'i dėshiroj: bukurinė, dashurinė, pasurinė dhe famėn. Edhepse perandori e adhuronte, ajo megjithat vuante nga njė dobėsi e dėmshme: ishte jashtėzakonisht xheloze. Pėrherė e spiunonte, dyshonte dhe e mundonte me xhelozi. Shpesh ndėrhynte nė dhomėn e tij tė punės, e ndėrprente nė takimet e rėndėsishme shtetėrore, vetėm, pėr shkak tė dėshirės qė ta nėnēmojė dhe ta turpėroj para tė tjerėve. Ja se si ia doli qė me njė sjellje tė tillė ta shkatėrrojė dikur dashurinė e madhe, thotė E.A. Rajnharti nė librin e tij Napoleoni dhe Evgjenia: Tragjikomedia e njė mbretėrie. "Napoleonit nė fund nuk i mbeti asgjė tjetėr", rrėfen Rajnharti, "pėrveē se tė filloj, qė natėn tė ikė fshehurazi nga pallati. Me kapelėn cilindrike tė futur thellė nė ballė, nė shoqėrim tė njėrit nga pėrcjellėsit e tij besnik, shkonte me tė vėrtet tė kėrkonte ngushėllim nė kraharorin e ndonjėrės nga bukuroshet apo nė shėtitjet e sorollatura nėpėr rrugė, nė qytetin e fjetur..."
Prej mėnyrave tė shumėllojshme pėr shkatėrrimin e dashurisė, mosbesimi dhe kundėrshtimi padyshim janė mė shkatėrrueset. Efekti ityre ėshtė vdekjeprurės, ngase veprojnė si kafshimi i kobrės.
Kėtė nė fund tė jetės e kuptoi edhe gruaja e Tolstoit. Por pėr fat tė keq, atėherė ishte shumė vonė. Para vdekjes ajo ia pranoi kėtė vajzave tė saja: "Unė jam fajtore e vetme pėr vdekjen e hershme tė babait tuaj." Vajzat e pėrlotura heshtnin, duke ditur se nėna e tyre e fliste tė vėrtetėn. E dinin se me kundėrshtime tė pandėrprera, me llomotitje dhe me ankesa, me tė vėrtetė e kishte dėrguar atė nė varrė.
Por megjithkėtė, nė vitet e para tė jetės Tolstoi dhe gruaja e tij kanė qenė jashtėzakonisht tė lumtur. Tė rrethuar me famė dhe pasuri, kėnaqeshin nė dashuri dhe me fėmijėt. Ndonjėherė u dukej, madje se fati me tė cilin ishin rrethuar ishte pėr sė shumti i madh qė tė mund tė zgjaste.
Dhe, vėrtet! Tolstoi nė moshėn e pesėdhjetė, menjėherė filloi tė ndryshoj. Ai hjekė dorė nga titulli i kontit dhe fillon tė jetoj me jetėn e murgut duke predikuar barazinė dhe vėllazėrinė mes njerėzve. Nė pronėn e tij nė Jasno Poljana pėrpunonte tokėn dhe prodhonte mjete mė themelore pėr jetė, duke besuar se pasuria dhe privatizmi janė mėkate.
Nga ai ēast filluan problemet bashkėshortore te Tolstojėt. E mėsuar nė shkėlqėsi, famė dhe salltanete, gruaja e Tolstoit, Sofia, nuk mud tė pajtohej me mėnyrėn e re tė jetesės. Ēdo ditė "i shfaqte atij skena", i kėrcėnohej me vetvrasje, e mundonte me kundėrshtime. U rradhitėn vitet e tėra tė ferrit bashkėshortor, tė ndėrprera vetėm pėrkohėsisht, me kujtime patetike nė fatin e humbur.
Mė nė fund, nė moshėn tetėdhjet e dy vjeēare, i lodhur me kundėrshtimet e pėrhershme tė gruas, Tolstoi ikė nga shtėpia, duke kėrkuar shpėtim nė natėn me dėborė tė tetorit tė vitit 1910. - nė tė vėrtetė duke mos ditur ku tė shkonte.
Njėmbėdhjet ditė mė vonė Tolstoi vdes nga ndezja e mushkėrive nė njė stacion hekurudhor. Ndėr fjalėt e fundit qė i tha, ishin edhe kėto: "Mos ma sjellni gruan para syve."
Ishte ky dėnim i rėndė pėr kundėrshtimet shumėvjeēare, mundimet dhe histerinė. E vėrteta, duhet qė edhe gruan e tij ta kuptojmė, por - vetėm aq se ēka ka arritur me sjellje tė tilla? A i ka ndihmuar vetes dhe tė shoqit tė saj, apo, e ka shkatėrruar martesėn? "Mendoj se vėrtet nuk kam ditur se ēfarė tė bėjė", pranoi ajo para fundit tė jetės sė saj. Por atėherė ishte shumė vonė.
Bashkėshortėsia e pafat, shėnoi tragjedinė edhe tė jetės sė Linkolnit. Jo atentati, por pikėrisht jeta e pafat martesore. Ngase nė ēastin kur e goditi plumbi vdekjeprrurės, Linkolni nuk ishte mė i vetėdijshėm pėr ndodhitė rreth vetes, gjersa plotė njėzet vjetė duronte me qėndrueshmėri mundimet, qė me kundėrshtime thumbonjėse e godiste gruaja e tij Meri. Nuk ekzistonte asgjė, pėr ēka nuk ia kishte zėnė pėr tė madhe ajo! Pėrherė e kishte akuzuar se mbahet i kėrrusur, se ecė si i pashkathtė, se shumė i ngritė shputat, se i ka veshėt e mėdhenjė, duart shumė tė mėdhenjė dhe kėmbėt, kokėn shumė tė vogėl dhe hundėn e parregullt.
Linkolni dhe gruaja e tij gati nė gjithēka ishin thelbėsisht tė kundėrt: Dalloheshin pėr nga arsimimi, temperamenti, shija dhe vėshtrimi qė kishin pėr botėn. Pėr kėtė nuk kanė mundur qė tė pajtohen nė asgjė tė pėrbashkėt.
"Zėri i lartė e i grifshtė i zonjės Linkoln shpesh dėgjohej nė rrugė", shkruan njė bashkėkohas i Linkolnit, "ndėrsa shfryerjet e pandėrprera tė tėrbimit tė saj, u bėnė shfaqje tė pazakonshme pėr tėrė fqinjėsinė. Shpesh, nuk kėnaqej vetėm me britmė, por shėrbehej edhe me metoda tjera tė grindjeve."
Nė kohėn e parė, pas martesės, Linkolnėt kanė jetuar nė dhomėn e huazuar dhe sė bashku me banuesit tjerė ushqeheshin nė tryezėn e vogėl nė kuzhinėn e pronares, zonjės Erli. Njėherė, gjatė kaftjallit, gruaja e Linkolnit aq ishte hidhėruar, pėr shkak tė njė cikėrrimi, sa qė burrit nė fytyrė ia kishte zbrazur filxhanin me kafe. Dhe kėtė e kishte bėrė para tė gjithė banuesve! Linkolni kishte mbetur tė qėndrojė pa fjalė. Kafeja i derdhej nėpėr flokė, fytyrė dhe robe, gjersa mė nė fund nuk vrapoi zonja Erli dhe e pastroi.
Pėrpos kėsaj, Meri Linkolni ishte tmerrshėm xheloze, prandaj burrit nė prani tė tjerėve i shfaqte skena tė pabesueshme. E vetmja gjė, me tė cilėn deri diku mund ta arsyetojmė sjelljen e tillė tė saj, ishte fakti se, ndoshta kurrė nuk kishte qenė plotėsisht e shėndoshė, ngase, pėr fat tė keq, nė pleqėri ajo u ēmend.
Por, a e ndryshuan Linkolnin kundėrshtimet, britmat dhe tė shfryerit e tėrbimit? Nė njėfarė mėnyre, po. I ndėrruan ndjenjat e tija ndaj gruas dhe e shtynė atė qė t'i shmanget asaj. Nė Springfild, ku atėherė punonte si avokat, ndodheshin edhe njėmbėdhjetė avokatė tė tjerė. Pasi qė nė njė vend aq tė vogėl nuk kishte punė pėr tė gjithė, Linkolni dhe shokėt e tij shpesh duke kalėruar shkonin edhe nė vendet dhe rrethin fqinjė, ku ishte e nevojshme ndihma e tyre. Dhe gjersa tė shtundėn tė gjithė, gjithnjė ktheheshin nė shtėpi, Linkolni pėrherė mungonte, madje edhe nga disa muaj. Mė me ėndje rrinte tė qėndronte nėpėr bujtina e ndotura se nė shtėpinė e vet, ku e priste kundėrshtimi i pėrhershėm i gruas dhe shfrenimi i ēmendur i tėrbimit tė saj.
Besi Hamburgeri, e cila kishte pėrvojė shumėvjeēare si avokate nė gjyqin e Njujorkut pėr procesin e shkurorzimit, thotė se kundėrshtimet dhe thumbimet janė njėra nga shkaqet e shpeshta pėr shkurorėzim.
Pėr kėtė, nėse dėshironi ta rruani fatin martesor, rregulli i parė thotė:
Mos kundėrshtoni.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi