Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

3 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:35 pm

Te shkuara e te paharruara!...

Ramizi mbeti si mjeran ne Presidence, ndersa delegacioni i demokrateve iku nga ajo zyre qe qelbej kerme dhe pabesi tradicionale prej dekadash te tera. Pak dite mbas kesaj, Ramizin e mundi Franko Krroqi, nje inxhinier minierash, demokrat dhe kapacitet shkencor me daten 31 mars 1991! Komunizmi u mund pikerisht tek lagja, ku 50 vite me pare ishte themeluar PKSH me 8 nentor 1941, nen kujdestarine e Beogradit. Ne lagjen e familjeve te nderuara: Kaceli, Daja, Dashi, Petrelaj, Nallbani, Farkaj, etj. populli i mencur tiranas ia "pershendeti" jubileun Ramizit "ala-tironce", ia dha voten demokracise. Tiranasit jane njerez te mrekullueshem.

Duke thirrur ne kujtese dhjetra raste te tjera, qe Azemi rrezikohej me jeten dhe shpetonte per mrekullit te Zotit, ngul kembe qe amshimi i tij dhe veneracionin qe kishte per engjellin e tij mbrojtes, Dervishin e Luzhes, perbejne ate aftesi, qe populli e thote "ka lindur me kemishe".

Tyrben e Luzhes, objekt i sektit bektashian, tropojanet e respektojne dhe e njohin si veper te Azem Hajdarit. Ky vend i shenjte sherbeu si faktor civilizues per malesine e thelle te Tropojes. Prej dites se celjes se saj, malsoret betohen: -Per ate tyrbe e per ate njeri te shenjte - Dervishin e Luzhes! Disa here e mbrojti Dervishi e tyrbja nga vdekja e sigurte! E kur mitrolozet e Beogradit dhe Athines, ne duart e antishqiptarve goditen gjoksin e Azem Hajdarit per vdekje naten e zeze te 12 shtatorit 1998, ndoshta nuk diti njeri ta lexoje! Ishte vete mesazhi i shenjte i nje alarmit qe dilte nga toka dhe nga qielli!

Ate nate toka u la me gjakun e Azemit. Qielli derdhi ujra permbytes ne Tirane. Taman sic shkruhet ne librat e lashte. Ngjet tamam ashtu, kur kombit i kanoset nje kob ogurzi! Do kryqezohet i pavdekshmi! A nuk ngjau kobi i madh e fatal me shqiptaret ne Kosove?!..Azemi u kryqzua!

Qelluan ne Lushnje gjate rebelimit te vitit 1997 me kallashnikov, po Azemi nuk iku nga tribuna e qytetit. Gjuajten me granate ne tribunen e Shkallnuerit dhe Azemi mbuloi me trupin e vet Sali Berishen. Fatbardhesisht granata nuk shkrepi, sepse e carmatosi me duart e veta Azemi.

I bene atentatin ne Uren Vajgurore, perseri deshtuan! Organizuan ne B. Curri perseri atentat, plagosen Bardhyl Pollon! Azemi shpetoi! Ndersyen nje tjeter malsor te mbajtur peng nga komunistat (G.M.) dhe e goditen me 5 plumba brenda ne Parlament! Perseri shpetoi!

E qelluan me snaiper nga godina e stacionit te Milotit me 14 shkurt, kur kishte dhe te birin ne veture, perseri u shpetoi(!).

U vendos qe t(i behej ATENTAT me mitroloz Kulinov 12,7 mm. E VRANE! E VRANE AZEM HAJDARIN! Me 12 shtator 1999, kur u shtri pertoke AI, plaget i mori demokracia, i mori Shqiperia, i mori Kosova ne gjoks! Sepse Azem Hajdari me gjoks i delte per zot te arthmes!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:36 pm

Per atentatin e fundit, do ndalem pak me gjate.

Viti 1998, solli permbytje te medha. UCK-ja me 14 shkurt ndezi luften e lavdishme ne Kosove. Kisha 7 muaj pa pune. Socialistet na hoqen per paaftesi disave nga RTSH-ja. Ne krye te listes isha une, Koco Devole, Ndue Ukcama, Osman Mula, etj. Shpirterisht ishim ne opozite me atmosferen qe krijoi ardhja ne pushtet me kallash e te majteve ne Shqiperi.

Nuk e kuptonim fillimisht se nga vinte kjo ndjenje e te qenurit ne opozite. Nje dite Azemi e saktesoi: "Nuk ka dale PD-ja ne opozite, por ceshtja kombetare. Na shiti Nano ne Krete, e ja dhe tash ne Lisbone... "

Ne shtepine e Azemit strehohehin 13 luftetare te plagosur te UCK-se. Gjendja e mjeruar ekonomike, trishtimi i humbjes ne "piramidat", gjaku qe derdhej ne Kosove, perbene shtysen qe me Edmond Zhulalin te projektojme dhe te veme ne skene Koncertin Homazh-Kosova Djep Lirije! Ishte dhe nje fare mllefi, per t(u treguar drejtueseve te RTSH-se, se cfare mund te benim ne te "paaftit e pushuar nga puna".

Entuziazmi ne koncertin e pare dhe optimizmi qe ndezi mesazhi i dale nga 10 yjet e artit mbarekombetar, na coi ne turnen humanitar neper 22 shtete te Europes. Ishim nisur me 10 shtator 1998 kur ne Koncertin e dyte ne Ludwigschaven, nje telefonate e Abaz Sule Hoxhes, na tronditi duke na pllakosur trishtimi.... Kane vra Azem Hajdarin bre Agim, ti shndosh... Nuk mbaj mend asgje se cfare ngjau. Ishim bere gur e mur. E morren vesht artistat. Pezullova nje minut cdo gje dhe i propozova salles nje minut heshtje per te gjithe ata qe japin jeten per SHQIPTARI! Nuk arrita te mbaroj fjalen, kur nga mesi i salles, zeri i nje motre kosovare gjemoi: Lavdi Azem Hajdarit!

Salla e mbushur plot e perplot e ngritur ne kembe ushtoi LAVDI! Lavdi per legjendarin e demokracise! Lajmi ishte perhapur si rrufeja. Te gjithe shqiptar(t e Kosoves qe takuam pergjate turneut 6 mujor neper Europe, vinin te brengosur e na ngushellonin me dashurine dhe mirenjohjen e tyre paskaj. "Ta clirojme Kosoven, se pa ia marre hakun Azemit nuk gjejme rehat!"- na jepnin kurajo. Azemin e duan dhe e nderojne te gjithe Shqiptaret e vecanerisht Shqiptaret e Kosoves. Kishin te drejte. Ne cdo tubim, ne cdo feste apo fushate, Azem Shpend Hajdari ishte i vetmi politikan qe prej dhjetorit 1990 e deri kur dha jeten e mbyllte fjalen e tij me thirrjen RROFTE KOSOVA E LIRE! ATJE I KEMI VORRET E TE PAREVE TANE!

Tashme sheshet presin mesazhin e tij! Zemrat e ndjejne clirimin e Kosoves qe troket ne cdo zemer e ne cdo prag! Azem Hajdari - i riu, djali qe nuk arriti ta perqafoje baben e vet persegjalli, do rritet. Te jatin, Azemi i ri, do e njohe nga ninullat e nenes se vet! Do ta ndjeje prane, nga tregimet e motres Rudina dhe vellajt Kiri! Do degjoje per babin e vet, nga kujtimet e mbresat e pashlyeshme te shokeve te Azemit! Do ndjeje respektin dhe dashurine nga shqiptaret e Kosoves. Endrren e babes se vet, per te shkele ne token e lire te Kosoves, vogelushi Azem do e realizoje seshpejti! Dhe atje ne Kosove, ku i kemi varret e te pareve tane voglushi Azem Azem Hajdari ne odat e burrave, do mesoje dhe fjalet e para te jetes se vet nga bashkemoshataret: - KOSOVA REPUBLIKE!

Mireupafshim Azem ne Kosoven e lire dhe te pavarun.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga gerrard73 Sun Nov 30, 2008 4:35 pm

Ketu nuk jam dakord, ēfare ka bere Azem Hajdari pe Shqiperine, po ē'jane keta heronje te tille, eshte e vertete se ka qene me studentet tek Ramiz Alia, por ne vitet e fundit te jetes s tije, ishte shendrruar ne nje vagabond, jam duke perdorur nje eufemizem bile.
gerrard73
gerrard73
Antar i ri
Antar i ri

Numri i postimeve : 34
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 29/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga nardlushnja Sun Nov 30, 2008 9:04 pm

Po gerard .Keni te drejte.
Azemi ka qene pjesemarres ne grupin studentor qe mori pjese ne takimin me RAmiz Aline.Ai ka marre pjese edhe ne shume tubime studentore dhe ka qene shume aktive,por deri ketu.
Ne kohen e qeverisjes prej PD ai mori ne dore shume fuqi te cilen e perdori ne menyre jo te drejte.Ai me te vertete zhvilloj nje lufte klasash qe Enver Hoxha do ta kishte zili.
Azem Hajdari kishte lidhje me te gjithe gangsterret e rretheve te shqiperise.

Clidhje ka Azem HAjdari me lazaratin ????Pse duhet ti benin atij nje monument madheshtor???Valle pse u lejoj ne menyre te ligjshme kultivimin e kanavit(hashashit)???Ky eshte edhe shkaku qe ne Lazarat eshte veshtire te vihet qetesi sepse atyre gjerat qe jane jashte ligjit u duken te ligjshme
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 53
Shteti : Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

https://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga bledikorcari Mon Dec 01, 2008 3:06 pm

azemi kishte blere ne kohen qe ishte i plotfuqishem turizmet e qyteteve kryesore ne shqiperi,midis tyre dhe ate te korces.
Ashtu sic ndodhi dhe me tanin e top chanel-it te fituara dolen grate e tyre Very Happy
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga Vizitor Tue Dec 02, 2008 12:12 am

bledikorcari shkruajti:azemi kishte blere ne kohen qe ishte i plotfuqishem turizmet e qyteteve kryesore ne shqiperi,midis tyre dhe ate te korces.
Ashtu sic ndodhi dhe me tanin e top chanel-it te fituara dolen grate e tyre Very Happy
egziston mundesia ti ken heq qafe ato grate

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga bledikorcari Tue Dec 02, 2008 7:55 am

jo jo,jemi ne burrat qe vritemi midis nesh per pushtet,lek,fame,femra dhe grate jane ato qe dalin te fituara ne kete mes:D
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga gerrard73 Tue Dec 02, 2008 10:48 pm

Pershendetje te gjitheve, nese vdekja e Azem Hajdarit apo edhe e Dritan Hoxhes jane vdekje te kurdisura, atehere mendoj se nuk kane te bejne grate por probleme me serioze, te pakten ne rastin e Hajdarit ēeshtja eshte shume politike dhe e nderlikuar ndoshta edhe agjentet CIA-s kane qene te perfshire qe ne Shqiperi kane qene gjithmone te pranishem sidomos ne vitet 97-2000, dhe jane ende sot.
gerrard73
gerrard73
Antar i ri
Antar i ri

Numri i postimeve : 34
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 29/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga bledikorcari Wed Dec 03, 2008 12:02 am

sot jane me shume se kurre te pranishem agjentet jo vetem te cia-s por dhe ata greke,serbe etj.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur - Faqe 2 Empty Re: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi