Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dritė mbi skandalin mė tė madh tė SHIK-ut nė shekullin e XX-tė

Shko poshtė

Dritė mbi skandalin mė tė madh tė SHIK-ut nė shekullin e XX-tė Empty Dritė mbi skandalin mė tė madh tė SHIK-ut nė shekullin e XX-tė

Mesazh nga Musafir Fri May 16, 2008 11:15 pm

Dritė mbi skandalin mė tė madh tė SHIK-ut nė shekullin e XX-tė

Shkruan : Arben Lagreta


Nga kontrabanda e naftės drejt ish-Jugosllavisė, ardhja e Arkanit nė Shkodėr, itinerari i tij nė Shqipėri e deri nė hedhjen dritė mbi skandalin mė tė madh tė shekullit tė kaluar nga ana e Shėrbimit Informativ Kombėtar (SHIK).Atė tė zhdukjes sė njė biznesmeni shqiptar nga trojet jashtė kufijve tė Shqipėrisė.


LINZE, NENTOR 2007


Nė modulin e fundit tė zhvilluara nė nėntor tė vitit tė kaluar, me brezin e parė tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike ku isha njė ndėr tė seleksionuarit, njė temė qė ngjalli mjaft interes ishte ajo e tė kėrkuarve nga ish-Jugosllavia nė Tribunalin e Hagės.


Siē u mėsua, lektori i huaj kishte mėse njė dekadė qė ishte funksionar I rėndėsishėm nė Bashkimin Evropian. Nisur nga ky fakt mendova t'i bėja njė pyetje tė drejtpėrdrejtė, dhe konkretisht:


A duhet tė shkojnė nė Hagė pėr thyerjen e embargos ndėrkombėtare ndaj ish-Jugosllavisė sė Millosheviēit pėrgjegjėsit kryesorė shqiptarė tė kontrabandės shtetėrore tė naftės qė u bė nė vitet 1993-96?


Pėr tė mos i lėnė shteg skepticizmit tė lektorit i shpjegova me pak fjalė se nė atė periudhė, gjysma e djathtė e rrugės nacionale qė shkonte, tė paktėn nga Shkodra drejt Pikės Kufitare tė Hanit tė Hotit ishte "e pikturuar" me gjurmėt e naftės dhe se kishte ditė kur kalonin edhe me dhjetra autobotė tė tillė drejt kėtij destinacioni.


Lektori shtangu jo nga habia por nga vėshtirėsia pėr tė dalė nga situate. Ndėrhyrja e moderatorit tė vėmendshėm duket se i erdhi pėr shtat zyrtarit tė BE-sė i cili duket se u ēlirua nga njė pozicion qė nuk e dėshironte. Natyrisht, jo nga padijenia e kėsaj historie e cila vijoi me vite nė Shkodėr, nė kėtė "lagje" qė e mbuloj me informacion prej mėse njė dekade.


Kolegėt qė kanė qenė prezent nė kėtė modul tė zhvilluar nė Chateau Linza, besoj se nuk e kanė patur tė vėshtirė "tė lexonin" atė qė shtjellova mė lart.


"A ėshtė nė dijeni Kėshilli i Evropės pėr kėta "lektorė" qė kanė frikė tu pėrgjigjen pyetjeve tė mirėfillta politike, dhe aq mė tepėr nė njė shkollė studimesh politike? A e dinė kėta tė fundit se janė taksapaguesit evropianė qė mundėsonin kėto shkolla nėpėrmjet financimit tė Kėshillit tė Evropės?", mendoja duke ēuar ndėr mend rreth 600 pjesmarrės tė rrjetit tė Shkollave tė Studimeve Politike tė vendeve tė Lindjes nė Universitetin e Verės pėr Demokraci qė u zhvillua nė Korrik 2007 nė Strasburg…

1994, ARKANI NE SHKODER


Vetėm pak kohė pas takimit tė shumėpėrfolur ndėrmjet ish-Presidentit tė Shqipėrisė Sali Berisha me homologun e tij malazez Momir Bulatoviē nė fund tė vitit 1993, nė kufirin shqiptaro-malazez nisi vrullshėm kontrabanda e naftės drejt ish-Jugosllavisė.

Burime tė mirėinformuara pranė shėrbimeve sekrete shqiptare tė asaj kohe bėjnė tė ditur se nė kėtė periudhė kur komuniteti ndėrkombėtar izoloi me embargo ish-Jugosllavinė, UDB-ja riaktivizoi rrjetin e saj qė vepronte prej kohėsh nė Shqipėri.

Qėllimi ishte i qartė; furnizimi me karburant i makinės sė luftės nė Bosnjė dhe Kroaci, nė favor tė xhelatit tė Ballkanit, Sllobodan Millosheviē.


Pikėrisht nė kėtė periudhė, nė Shqipėri u krijua me ngut pėr realizimi e kėsaj kontrabande ndėrmarrja "Shqiponja" qė drejtohej nga kryetari i atėhershėm i Partisė Demokratike, "reformatori" Tritan Shehu.


Po sipas burimit tė mėsipėrm, Zeljko Raznatoviē ose siē njihej rėndom nė Jugosllavi me pseudonimin Arkani, ka hyrė e ka dalė si nė han nė Shqipėri, kryesisht nga pika kufitare e cila pėr ironi e ka emrin Hani i Hotit.Ai ka qenė i ngarkuar direkt pėr linjėn e transportit tė naftės drejt Jugosllavisė. Kėshtu bėri edhe nė fillim tė vitit 2004.


Pasi ka darkuar dhe fjetur nė njė hotel tė Shkodrės nė prani tė disa pėrfaqėsuesve tė SHIK-ut tė asaj kohe dhe njė tė qeverisė sė Shqipėrisė, Arkani ka vijuar tė nesėrmen itinerarin e tij drejt Jugut i shoqėruar prej tyre me njė eskortė makinash.

"Komandanti i 200 tigrave" ka vizituar edhe Vlorėn dhe Sarandėn ku edhe ėshtė ndalur nė njė lokal…


Ndėrsa ditėn e 3-tė dhe tė fundit, ai ka vijuar rrugėn e kthimit nga Elbasani dhe mė tej, duke kaluar kufirin shqiptaro-maqedonas nė pikėn e kalimit tė Qafė-Thanės.


Qėllimi i kėsaj vizite, jo si shumė tė tjerat e zakonshme tė zhvilluara pre tij, ishte sigurimi i vazhdimėsisė sė furnizimit me naftė tė Jugosllavisė.


Pėr kėtė kontrabandė ka dėshmuar para pak vitesh edhe vetė ish-Presidenti i Malit tė Zi, Momir Bulatoviē nė librin e tij me titull "Pravila Cutanja".


FILMIMI I ARKANIT, ZHDUKJA E R. HOXHES


Por vizita e mėsipėrme e Arkanit nė Shkodėr si dhe itinerari i tij kryq e tėrthor Shqipėrisė ndonėse nuk u mėsua, ashtu si dhe herėt e tjera nga publiku, u regjistrua nė njė pjesė tė mirė tė saj nė Shkodėr nga njė person. Eshtė fjala pėr biznesmenin shqiptar Remzi Hoxha.


I ardhur qė nė fillim tė viteve '90 nė Tiranė nga trojet shqiptare tė Maqedonisė si pasojė e pėrndjekjes nga regjimi i atjeshėm, Hoxha ishte njė kuadėr i zbulimit tė UĒK-sė, e cila nė atė kohė ishte ende nė ilegalitet.


R. Hoxha e njihte mirė Arkanin jo vetėm pėr ekspozimin e tij nė konfliktet e armatosura nė Kroaci dhe Bosnjė por edhe pėr faktin e thjeshtė se ishin tė paktėn formalisht, nėnshtetas tė tė njėjtit shtet.


Nė kėtė mėnyrė, me shkathtėsinė dhe inteligjencėn e tij, Remziu arriti qė tė maskohej dhe t'i shpėtonte vigjilencės sė shikasve pėr ato sekuenca filmike qė regjistroi.


Por, fatkeqėsisht, ky fakt i pazėvendėsueshėm nuk do tė ruhej gjatė. I irrituar pėr ato qė shikoi dhe regjistroi, R. Hoxha do tė raportonte menjėherė .


Nuk dihet se kė zgjodhi Hoxha pėr t'i treguar edhe filmimin qė i kishte bėrė Arkanit teksa darkonte dhe bisedonte pėr shtatė palė qejfe me funksionarė tė lartė tė SHIK-ut nė Shkodėr.


Por fakti qė tashmė dihet publikisht, ėshtė se nė tetor tė vitit 2005, Remzi Hoxha u rrėmbye nga oficerė tė SHIK-ut nė Tiranė pėr tė mos u parė mė.


Logjikisht ai duhet tė jetė prerė nė besė nga funksionari qeveritar, deputeti apo shikasi qė zgjodhi pėr "kreun e patriotizmės shqiptare" pėr ta denoncuar kėtė fakt. Madje, me siguri, duke i treguar edhe provėn.


Si pasojė, rrėmbyesit e tij, tė urdhėruar nga lart, i kanė kėrkuar Hoxhės tė gjitha kopjet e filmimeve qė mund tė posedonte duke ushtruar tortura ēnjerėzore ndaj tij.


Po ashtu, nuk dihet nėse Remzi Hoxha kishte kopje tė tjera dhe pikėrisht kėtu duhet kėrkuar edhe shkaku i zhdukjes sė tij. Sepse po tė ishte gjallė ai mund ta bėnte prezent kėtė fakt ose sė paku do tė dėshmonte nė mungesė tė filmit tė zhdukur nga inkuizitorėt e tij.


Ndėrkohė, familjarėt e Remzi Hoxhės kėrkojnė prej vitesh eshtrat e njeriut tė tyre e cila mori me vete sekretin mė tė madh dhe mė tė turpshėm tė shėrbimeve sekrete shqiptare pėr shekullin qė sapo u mbyll. Duke u ndjerė prej vitesh tė tradhtuar dhe tė nėpėrkėmbur, bash nga drejtuesit e "shtetit amė".


Ēėshtja e zhdukjes sė Remzi Hoxhės i ėshtė caktuar si detyrė shtėpie pėr zgjidhje qeverisė aktuale tė Shqipėrisė qė nga viti 2006 nga Amnesty International.


NE VEND TE MBYLLJES



Duke iu rikthyer rreshtave tė parė tė kėtij investigimi tė nisur prej disa muajsh, insistoj tė shtroj tė njėjtė pyetje, tashmė publikisht:

A i duhen dorėzuar me hir apo me pahir Carla del Pontes dhe kolegėve tė saj nė Tribunali e Hagės drejtuesit e viteve '90 tė qeverisė shqiptare?


Skandali i mėsipėrm i shekullit qė sapo ėshtė mbyllur ka brenda afera tė pallogaritshme fitimesh kolosale, pabesi ndaj embargos sė vendosur ndaj ish-Jugosllavisė nga komunitetit ndėrkombėtar si dhe pėrkrahjen e qartė ndaj ish-diktatorit tė Jugosllavisė Sllobodan Millosheviē.


Kontrabanda nė fjalė ndikoi jo pak nė rritjen e numrit tė pėrgjithshėm tė tė vrarėve dhe tė gjymtuarve nė Bosnjė dhe Kroaci, qė shkojnė nė disa qindra mijėra.


Dhe pėrkundrejt kėsaj maskarade, firma "Shqiponja" u pat mbyllur me njė vendim absurd i cili diktonte moskontrollimin e dokumentacionit tė saj (!). Tė paktėn pėr atė kohė kur u urdhėrua qė tė hartohej…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi