Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga bledikorcari Fri May 23, 2008 4:23 pm

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Thumb_10



Dritan Hoxha, presidenti i Top Media humbi jeten ne nje aksident tragjik automobilistik sot ne oret e para te mengjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:50 minuta ne bulevardin Bajram Curri ne Tirane. Sipas njoftimit te policise makina Tip Ferrari ngjyre e kuqe me targa DK 3892 H, ne pronesi te 37 vjecarit nga Tirana ka dale nga rruga dhe pasi ka pershkruar ne nje hapesire te plote 82 metra eshte perplasur me pemen 3.1 metra, ne lulishten e lumit te Lanes. Per shkak te perplasjes se forte makina eshte ndare ne dy pjese dhe eshte shkaterruar teresisht. Ne vendin e ngjarjes mberriten forca te shumta policie, duke nderhyre menjehere, per te dhene ndihmen e pare 37 vjecarit. Dritan hoxha vdiq gjate rruges teksa dergohen ne Spitalin Ushtarak.

Humbja eshte e pazevendesueshme per gruan e tij Vjolcen. Dritan Hoxha do ti mungoje tre vajzave, Lorit, Sares dhe Redias si dhe djalit te tij te vogel Itan, i cili lindi vetem nje vit me pare.

Top channel dhe Top albania Radio nderpreu transmetimet e saj qe ishin parashikuar ne program pas konfirmimit te lajmit tragjik. Ne oren 9:00 nme Top Channel dhe Top Albania Radio u lexua nje komunikate ne te cilen nder te tjera thuhet: PAdyshim humbja me e madhe njerezore eshte per familjen e tij, per nenen Zyrane, e cila e rriti Dritanin ne mungese te babait te tij, qe per rastesi tragjike, ishte shuar dhe ai ne nje moshe te re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve te shumta si te gjithe shqiptaret, ne shtepine e tij te pare ne Laprake.
Ne Lapraken qe e rriti si djalin e saj, Tanin, nje i ri i jashtezakonshem, icili merrej me shpikje teknologjike per te care terrin informativ qe kishte vendosur regjimi komunist. "Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi ne mengjes, pikerisht pak metra larg vendit per te cilin ajo rrihte me fort, prane studiove te Top Channel.


Per me shume historik rreth te ndjerit Dritan Hoxha mund te vizitoni sitin e Top Channel


(balkanweb)
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Re: Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga bledikorcari Sat May 24, 2008 3:04 pm

Shuhet nė aksident Dritan Hoxha, themeluesi i "Top Media"-s. Vdekja e papritur shokon qindra punonjės
"Fluturimi" i vdekjes sė Tanit tė Topit
Pėrplasja fatale nė 97.5 metra shkaktoi vdekjen. Babai i 4 fėmijėve humbi jetėn drejt spitalit
TIRANĖ- Presidenti i "Top Media"-s, Dritan Hoxha, humbi jetėn nė njė aksident fatal automobilistik. Ngjarja e rėndė ndodhi nė orėt e para tė ditės sė djeshme, nė bulevardin "Bajram Curri" nė Tiranė, kur automjeti "Ferrari" me tė cilin po udhėtonte 40-vjeēari Hoxha doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe tė njė vajze 27-vjeēare. Forca tė shumta policie mbėrritėn menjėherė nė vendin e ngjarjes, duke bėrė tė mundur dhe transportimin e Dritan Hoxhės nė spital, por mėsohet se presidenti i Top-Medias ndėrroi jetė gjatė rrugės. Ndėrkohė, ekspertė tė policisė rrugore si dhe forca tė shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes, ku pėr mė shumė se shtatė orė kryen kėqyrjen pėr tė zbardhur rrethanat e aksidentit. Nga hetimet e para, policia deklaroi se dyshohet qė shpejtėsia e madhe dhe rruga e lagėsht kanė ēuar drejtuesin e makinės drejt humbjes sė kontrollit tė makinės. Ndėrkohė, "Ferrari" i ndarė mė dysh, nė pronėsi tė Dritan Hoxhės i ėshtė nėnshtruar ekzaminimeve tė mėtejshme auto-teknike.
***
Pak pas mesnatės sė enjte, nė orėn 01:50 minuta, presidenti i "Top-Medias" ka qenė duke udhėtuar me 27-vjeēaren Entela Hysko, me automjetin e tij "Ferrari" me targa DK 3892 H nė bulevardin "Bajram Curri" nė Tiranė. Nė rrethana ende tė paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalė nga rruga. Sipas policisė sė Tiranės, e cila ka rindėrtuar aksidentin, mjeti qė drejtohej nga Hoxha fillimisht ėshtė pėrplasur me trotuarin e krahut tė majtė tė bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriēuese. Pas kėtyre pėrplasjeve, 40-vjeēari nuk ka mundur tė kontrollojė mė automjetin, i cili ėshtė pėrplasur me njė pemė, me perimetrin e trungut 3.1 metėr. Kjo ka qenė dhe goditja fatale pėr jetėn e babait tė katėr fėmijėve tė mitur dhe 27-vjeēares Hysko. "Automjeti ėshtė shkatėrruar plotėsisht, duke u ndarė nė dy pjesė, ndėrsa 27-vjeēarja ka humbur menjėherė jetėn",-thuhet nė njoftimin zyrtar tė policisė. Dritan Hoxha ka marrė dėmtime tė rėnda nė pjesė tė ndryshme tė trupit, qė i shkaktuan atij vdekjen vetėm pak minuta pas ngjarjes. Mėsohet se zemra e tij rrihte nė momentin qė mbėrriti policia, ndaj dhe ai u transportua me autoambulancė drejt spitalit, por nuk mundi tė arrinte i gjallė nė duart e mjekėve.
***
Nė vendin e aksidentit mbėrritėn menjėherė zyrtarė tė lartė tė policisė sė Tiranės si dhe ekspertė tė policisė rrugore. U formua grupi hetimor nėn drejtimin e zv.Prokurorit tė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, Genci Qano, drejtues tė Policisė sė Tiranės, tre ekspertė tė Institutit tė Policisė Shkencore, Ekspertė tė Mjekėsisė Ligjore, dhe Ekspertė tė Policisė Rrugore, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, pėr tė zbardhur shkaqet e kėtij aksidenti. Grupi hetimor punoi rreth shtatė orė nė vendin e ngjarjes, ndėrsa nė orėt e pasdites policia e Tiranės deklaroi dhe shkaqet e aksidentit. "Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertė tė grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes sė kėsaj fatkeqėsie ėshtė hapėsira e madhe e zhvillimit tė aksidentit, e cila kap distancėn 97.5 metra, ku nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, dėmtimeve tė tij si dhe treguesi i kilometrazhit tė automjetit, nė manometrin e shpejtėsisė ėshtė fiksuar shpejtėsia prej 170 km/nė orė. Nga ekspertėt nė vendngjarje, sqarohet se drejtuesi i automjetit tip-Ferrari, duke ecur me shpejtėsi tej normave tė lejuara, nė kushtet atmosferike me lagėshtirė, ka humbur menjėherė kontrollin e drejtimit tė mjetit, duke dalė nga karaxhata e bulevardit "Bajram Curri" nė Tiranė", -thuhej mė tej nė deklaratėn e lėshuar pasditen e djeshme nga Policia e Tiranės.


HETIMI
Aksidenti, merren nė pyetje dėshmitarėt
TIRANĖ- Policia e Tiranės bėri tė ditur dje se nėn drejtimin e prokurorit tė ēėshtjes, nga grupi hetimor janė pyetur disa dėshmitarė okularė nė vendngjarje, tė cilėt do tė sqarojnė mė tej rrethanat e kėsaj ngjarjeje aksidentale automobilistike. Ekspertėt auto-teknikė nė vendngjarje, gjatė kryerjes sė veprimeve hetimore, kanė realizuar me pėrpikmėri, hartimin grafike- skicor tė ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqėruar tė gjitha veprimet procedurale me filmimet pėrkatėse. Ndėrkohė, makina "Ferrari" ėshtė dėrguar nė mjediset e Policisė Rrugore, ku do t'i nėnshtrohet ekspertizave tė tjera.


"Ai jetoi me 300 km nė orė dhe fluturoi larg, duke ndezur ekranin e shekullit tė ri"
Edi Rama: Humbėm njė nga njerėzit qė bėjnė histori
Sot vdiq njė njeri nga ata qė bėjnė histori. Tani i Topit arriti i vetėm pėr 7 vjet atė qė vendeve si Shqipėria u duhen 70 vjet pėr tė arritur. Ai jetoi me 300 km nė orė dhe fluturoi larg, duke kapur ėndrrėn e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit tė ri nė njė Shqipėri qė ende jeton pas perdes sė shekullit tė vjetėr. Vepra madhėshtore qė Tani i Topit ndėrtoi me intuitėn e njė gjeniu dhe pasionin e njė fėmije, ėshtė modeli i njė suksesi tė barabartė me njė jetė frenetike tė jetuar nė timon. Pa e ulur shpejtėsinė pėr asnjė dekikė. Pa pyetur pėr orėn dhe as pėr rreziqet e rrugės. Pa fjetur, pėrveēse duke mbyllur sytė, pėr tė ecur mė shpejt.
Pas profesionistėve e talenteve qė nė mikrofonin e "Top Albanias" dhe ekranin e "Top Channel" gjetėn oazin e zhvillimit tė tyre nė kushte optimale, ishte jeta e njė njeriu nė kėrkim tė pareshtur tė cilėsisė mė tė mirė. Pas prurjes sė pandalshme tė risive tė komunikimit, formateve moderne tė pasqyrimit tė aktualitetit, tė qeshurave therėse tė "Fiksit" e atyre me lot tė "Portokallisė", tingujve tė "Top Festit" dhe jehonės sė stadiumeve tė botės sė Super Sportit nė kohė reale, ishte jeta e njė njeriu nė garė me kohėn. Pas tasteve tė telekomandės qė ēelte ēdo vit dritare tė reja nė shtėpitė tona, ishte jeta e njė njeriu qė s'mund tė plakej.
Ikja e tij, pėrgjithnjė nga kjo botė qė nuk i mjaftoi asnjėherė, le pas kudo trishtimin e thellė pėr ē'ka humbi sot Shqipėria. Sė bashku me dhimbjen e madhe tek unė, pėr humbjen e njė njeriu tė jashtėzakonshėm, qė pata fatin ta njoh nga afėr qyshse nisi t'i japė jetė ėndrrės, pėr tė cilėn qe lindur dhe tė cilės i kushtoi jetėn.


Ngushėllimi i Presidentit
"Tė dashur familjarė tė Dritan Hoxhės
e keqardhje tė thellė mėsova pėr ndarjen e parakohshme nga jeta tė tė dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut qė me punėn e tij ambicioze i dha njė dimension tė ri bashkėkohor teknologjisė sė medias vizive nė Shqipėri.Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar tė saj ndėrsa nėna, bashkėshortja e fėmijėt, njeriun e tyre mė tė shtrenjtė. Ndaj me ju dhimbjen e thellė dhe nė kėto momente tė vėshtira ju shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta!", – thuhet nė mesazhin e Presidentit Topi.


THEMELUESI
Vdekja e Dritan Hoxhės, "Top Media" nė shok
TIRANĖ- Muzikė funebėr nė "Top Albania Radio". Dokumentarė rastėsorė nė ekranin e "Top Chanel". Vdekja e papritur Dritan Hoxhės ka shokuar qindra punonjės tė "Top Media"-s, tė cilėt mbyllėn dje "dritaret" e informacionit dhe hapėn dyert pėr tė pritur ngushėllime. Arkėmorti me trupin e themeluesit tė grupit mediatik u vendos dje nė mjediset e Piramidės, ku zhvilluan homazhe autoritetet mė tė larta tė vendit, shtetėrore dhe politike si dhe mjaft gazetarė. 40-vjeēari Dritan Hoxha themeloi grupin e fuqishėm mediatik nė vitin 2001, i cili u imponua me shpejtėsi nė tregun shqiptar, duke u bėrė ndėr zėrat mė tė rėndėsishėm. Fillimisht ai ngriti radion "Top Albania", e mė pas televizionin "Top Chanel". Hoxha u bė promotor edhe i projektit tė guximshėm tė futjes nė Shqipėri tė platformės dixhitale tokėsore dhe mė pas asaj dixhitale satelitore, platformė jo mjaft e pėrhapur nė Evropė si dhe programet televizive nė celular. Babai i katėr fėmijėve tė mitur, tre vajzave dhe njė djali humbi jetėn gjatė njė aksidenti automobilistik, nė afėrsi tė ekspozitės "Shqipėria Sot", shumė pranė studiove tė kompanisė sė tij, teksa po udhėtonte me makinėn e tij.




LAMTUMIRĖ TANI I TOP-IT

Nga Koēo Kokėdhima
Nuk kam komunikuar me Dritanin qysh kur mė ftoi nė njė tryezė me mediabėrėsit e tjerė shqiptarė kur qeveria i kish dėrguar njė gjobė 15 milionė dollarėshe. E refuzova atė tryezė pa u
shpjeguar. Tė gjithė tani mund tė flasim mirė pėr tė. Ai nuk jeton mė, konkurentėt dhe qeveritarėt nuk kanė arsye ta shajnė. Ai bėri njė sukses qė nuk do ta arrijnė kurrė tė tjerėt. Aventura e tij nuk pėrsėritet. Nė historinė e televizionit shqiptar, ky lloj suksesi ka ndodhur vetėm njė herė, vetėm atėherė kur qe gjalle Tani i TOP-it. Fama e kėtij suksesi ishte shumė mė e madhe nga sa mund ta mbanin supet e tij. Vetėm njė paranojak si ai mund tė bėnte njė histori tė tillė. Vetėm ai mundi tė zbulonte dhe tė kthente nė ide biznesi nevojat e papėrmbushura tė shqiptarėve pėr spektakėl, kinema, muzikė, promovim, komunikim e informim. Vetėm ai mundi t'i jepte njė populli tė tėrė njė jetė qė s'e kishte, njė jetė qė s'mund ta jetonte dot jashtė ekranit tė Tanit. Ky gjeni nė sukses, mbeti aq i marrė, naiv e adoleshent nė dėshira. Ai bashkonte gjėra tė pabashkueshme, ai ishte njė devijim nga normalja jo vetėm nė racėn e nė kohėn tonė. Kėtė dėshmoi edhe nė vdekjen e tij. Gjeniu i Piramidės sot do tė shkojė nė Sharrė dhe nuk do tė kthehet mė. Ai ėshtė nga ata lloj rebelėsh qė e lėnė famėn tek suksesi sepse vlejnė mė shumė nė harresė. Ne do bėjmė kujdesin e normalėve pėr ta "qėruar" biografinė e tij nga devijimet. Askush tjetėr nė tė ardhmen nuk do ndėrtojė dot njė vepėr aq vezulluese nė bodrumet e piramidės. Pėr pak kohė edhe TOP-i do tė ikė nga Piramida. Atje do tė mbetet vetėm historia e tij, historia mė e madhe e piramidės dhe e medias televizive shqiptare nė tė gjitha kohėt.

__________________
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Re: Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga Musafir Sat May 24, 2008 3:44 pm

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top

O ZOT me dridhet trupideri sa e lexove me vjen shum keq per kete po mendova se presidenti Topi Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top
Ngushllime te gjithe shqiptareve

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Re: Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga Musafir Mon May 26, 2008 1:03 am

DRITANIT, ME RESPEK - BABAIT MEDIALTĖ SHIPĖRISĖ ETNIKE,

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Centro10

Dritan Hoxha ishte dhe do tė mbetet babai medial i nismės sė vėnies nė praktikė tė realizimit tė synimit tonė kombėtar tė Shqipėrisė Etnike.
Pėrmes kompanisė sė tij prestigjioze ”Top- media”, AI, arriti qė sė paku virtualisht t’i bashkoj tė gjithė shpirtrat tanė tė shkapėrderdhura nė 6 copėza dhe kudo nė diasporė.
Kufiri ėshtė vepėr njerėzish, ndėrsa ETERI i paskajshėm, pjellė e Zotit . Dritani depėrtoi mu aty nė tė pafundmen hyjnore duke na inkurajuar tė mbetemi ashtu si gjithnjė krenarė - SA MIRĖ ĖSHTĖ TĖ JESH SHQIPTAR!
Ēdo fjalė tjetėr ngushtimi do tė ishte e tepėrt pėr Dritanin...
I lehtė i qoftė dheu i Shqipėrisė !

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Re: Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga bledikorcari Mon May 26, 2008 8:44 am

Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit

--------------------------------------------------------------------------------

Sot ne gazeten 55 ishte ky botim:


Kėtė temė dhe shkrim e mora pėrsipėr, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Pėr sa i pėrket qėndrimit nė fushėn e politikės, nuk e kam ndėrprerė asnjėherė komunikimin dhe bashkėpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegė tė tjerė nuk e kanė mbajtur kėtė qendrim. Homazhi i gazetės tonė pėr vdekjen e presidentit tė Top Channel-it iu bashkua homazhit tė pėrgjithshėm tė medias, sigurisht me ato specifika qė gjithnjė e dallojnė gazetėn “55”. Nuk i heqim ndonjė fjalė dhe nuk kemi asnjė tė drejtė tė gjykojmė reagimin e tė tjerėve pėr kėtė ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjėn e qytetarisė qė tė jemi gjakftohtė dhe tė themi ndonjė mendim pėr ta emancipuar, kulturuar e qytetėruar qėndrimet ndaj kėsaj ngjarjeje.
Pėrse u hesht pėr zonjushėn Entela Hysko qė ndodhej nė kėtė makinė dhe humbi jetėn nė mėnyrė po kaq tragjike? Entela ishte pjesė e rėndėsishme, aktive dhe shpirtėrore e frymėzimit, pėr Top Channelin. Sigurisht, ajo ishte njė lidhje konfidenciale e atij niveli qė veēanėrisht pas njė ngjarjeje tė tillė, fiton legjitimitet. Dhe nė kėtė rast, ke njė arsye mė shumė, qė nė homazhin pėr pronarin e Top Medias tė ishte edhe homazhi pėr Entelėn. Ajo ishte njė vajzė e ēmuar, ajo ishte njeri - dhe mbulimi me heshtje ėshtė njė primitivizėm barbar. Pse heshtėn shumė media pėr Entelėn? Janė tė shumta arsyet.
Nė njė rast tjetėr, i ngjashėm pėr nga fundi tragjik, pėr njė politikan, kryesisht mediat qė heshtėn, nė ēdo sekondė nuk merreshin me politikanin, deputetin qė vdiq, por me zonjėn qė kishte humbur jetėn me tė. Dhe kjo bėhej me cinizėm politik. Absolutisht, mendoj se fshehjet, nė kėto raste, dhe krijimi i enigmave, ėshtė i gabuar. Njeriu ka njė jetė dhe kur e humb atė, gjithēka tjetėr nuk e ka kurrė mė vlerėn nė tregun e moralit apo interesave qė i pėrcaktojnė batakēinjtė dhe thithlopat e lekut e tė gjakut. Nė botė kanė ndodhur shumė ngjarje si kjo qė ndodhi para 2-3 ditėsh: Dajana ishte njė princeshė, me njė rrezatim politik ofensiv, por nuk u pėrpoq njeri qė tė heshtej pėr Dodi al Fajedin - e pastaj tė mos bėhej fare homazh pėr tė. Por jo vetėm ky rast, por shumė politikanėve e vip-ave, tė politikės a tė fushave tė tjera, u kanė ndodhur ngjarje tė tilla dhe shoqėria ka mbajtur njė qendrim korrekt. Dhe jo njė qendrim barbar, si ky ndaj Entelės. Pėrse e bėnė kėtė, pėr tė bėrė strucin? Ajo nuk ishte njė leckė, ajo nuk ishte njė asgjė. Tė gjithė miqtė, shumė bashkėpunėtorė, shumė shokė tė vetė presidentit tė Top Medias, ia dinin faktin e lidhjes me Entelėn, qysh nė ngjallje. Dhe tani, ajo shumėzohet me zero. Dhe tė parėt hipokritė janė ata politikanė si Edi Rama, i cili, edhe pse nuk ka asnjė sensor qė funksionon pėr raste vdekjesh, dhe qė mendon vetėm se nė dorė tė kujt do tė bjerė Top Channel-i, e teatron hidhėrimin vetėm pėr njėrėn anė tė tragjedisė. Po ti more zotėri, je kryetar i socialistėve, tė cilėt gjithashtu kanė sy e veshė, tė ndjeshėm realisht, edhe pėr njė bijė nėne, njė vajzė babai, qė humbi jetėn. Dhe e humbi nė dashuri!
Kjo tregon se shoqėria shqiptare, dhe veēanėrisht kėta birbot e politikės dhe zarbot e gazetave janė aq tė palexuar, aq tė pagdhendur, aq kriminalė dhe interesaxhinj, sa mund ta rivrasin tė vrarėn, dhe tė bėjnė burrin e kanunit, qė i bie kėtė radhė, sipas kėtij modeli, tė hidhet nga shkėmbi pėr tė ruajtur nderin, qė s’e kanė pasur kurrė. Nuk duhet tė harrojmė kurrė qė kjo vajzė, qė vjen nga kultura e artit, ka pasur njė guxim tė madh me kėtė lidhje, dhe ka prerė biletėn e njė rreziku tė pėrhershėm, qė gjithashtu tė gjithė nė e dimė se pse.
Ajo mungon nė shtėpinė e saj qė prej dy netėsh. Ajo mungon nė sytė e shoqeve dhe miqve tė saj qė prej dy netėsh. Ajo u shndėrrua nė eter nga heshtja servile, barbare, primitive dhe ndėrkaq, tė gjithė ata, qė e shkaktuan kėtė, e duan njė Entelė dhe e kanė njė tė tillė nė sediljen e pasme apo tė pėrparme. Paēka se duke gogėsitur bėjnė sikur i kanė tė zbrazėta sediljet. Nė kėtė rast, dua ta mbyll kėtė shėnim me dėshirėn e mirė dhe me thėnien e famshme tė njė gruaje, e cila i tha dikur njė mikeshe tė tė shoqit: je e mirėpritur nė shtėpinė time, sepse ti e ke dashur tim shoq, se jo rrallė nė kėtė shtėpi ka qėlluar qė kemi pritur edhe njerėz qė e kanė urryer.
Pra, tė mos i futim kėto segmente tė dhimbshme tė jetės, kėto kulminacione tragjike tė ndjenjave nė mokrat blonjėse tė interesaxhinjve, hipokritėve, njerėzve pa shpirt, tė njerėzve vetėm makina dhe kryesisht tė atyre qė gjithnjė mashtrojnė pa fund, pa fund, opinionin publik. Dhe shoqėria shqiptare nė kėto momente ėshtė absolutisht nėn presionin e njė mashtrimi tė fortė mediatik.
Por gjithnjė do tė gjendet dikush qė e ēan terrin, e kupton dhe e thotė tė vėrtetėn, dhe e vėrteta nuk ėshtė minorancė parlamentare, as tirazh gazetash komuniste, qė u drejtohen dokerėve, fshatarėve, por ėshtė njė levė Arkimedi qė do vetėm njė pikė mbėshtetjeje.
Fahri Balliu

Po ju cmendoni rreth kesaj heshje nga ana e mediave????
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Re: Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga bledikorcari Mon May 26, 2008 8:47 am

ja dhe videjo qe ju kushtua enteles


https://www.youtube.com/watch?v=QLJu9k10p8I
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Re: Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga bledikorcari Mon May 26, 2008 8:49 am

ja dhe FOTOJA e te ndjeres ENTELA HYSKAJ.

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Entela11
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Empty Re: Humb jeten ne aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi