Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

big brother

Shko poshtė

big brother Empty Surpriza pėr 21-vjetorin: Vajzat ofrojnė muzikė dhe striptizė

Mesazh nga Musafir Sun May 25, 2008 9:55 pm

Nata pėr Besartėn dhe Jonidėn ka kaluar duke pėrgatitur surprizėn e ditėlindjes sė Arbrit, qė dje mbushi 21 vjeē.Besarta ka bėrė gjithēka qė Arbri tė mos ta marrė vesh qė po pėrgatisnin njė dhuratė, duke marrė si roje herė Polin dhe herė Jonidėn. Ai ėshtė ende nė gjumė, ndėrsa banorėt i kanė ngjitur njė mesazh urimi nė dollap. Jonida e zgjon atė, duke e uruar pėr ditėlindjen dhe e puth. Arbrin e uron dhe e puth edhe Besarta dhe tė gjithė banorėt e shtėpisė. Ai ndjehet shumė i gėzuar qė merr urime nga tė gjithė. Ndėrsa Olsi me Polin bisedojnė se kur do tė festohet ditėlindja e Arbrit. Olsi ėshtė i mendimit qė mė mirė ta festojnė nė darkė dhe jo nė drekė.

Arbri pėr Magdalenėn

Najada e pyet Arbrin pėr tė dashurėn e tij, Magdalenėn. Ai i tregon se shkon me familjen e Magdalenės dhe thotė se ajo ka edhe njė vėlla mė tė vogėl. Ai tregon se nė familjen e Magdalenės janė njerėz seriozė dhe familjarė, ndėrsa xhaxhallarėt i ka shumė aventurierė dhe se udhėtojnė shumė jashtė. Najada e pyet mbi moshėn e Magdalenės dhe Arbėri i pėrgjigjet se janė moshatarė. Najada bėn llogaritė dhe thotė se janė lidhur shumė tė rinj kur Arbri ka qenė rreth 18 vjeē, kalamaj - thotė ajo. Arbrit nuk i vjen mirė dhe i kujton Najadės lidhjen e saj tė parė qė 13 vjeē. Arbri shton se edhe Magdalena e sheh “Big Brother Albania” pavarėsisht se nuk e kupton, por Arbri thotė se ndoshta ja pėrkthen motra e Arbrit. Ai tregon se ndihet shumė rehat me tė dhe ėshtė njė lidhje shumė e lirshme, shprehet ai. Po ashtu thotė se nuk janė aspak posesivė me njėri-tjetrin dhe se asnjėri nuk e ka pyetur tjetrin se ku po shkon, ku ishe ose kush tė ka marrė nė telefon etj. Arbri thotė se njė lidhje e tillė ėshtė edhe mė jetėgjatė. Ai tregon se nė Itali ka mė shumė shoqėri me femrat se me meshkujt, por thotė pėr Magdalenėn se ajo ėshtė pėrshtatur dhe nuk ėshtė xheloze.

Olsi organizon surprizėn pėr Arbrin

Olsi mbledh vajzat te dhoma jeshile dhe i propozon atyre tė bėhen pjesė e surprizės pėr Arbrin. Ai i kėrkon vajzave tė bėjnė striptizė pėr Arbrin, asgjė e ekzagjeruar, por tė kėrcejnė bukur rreth e rrotull tij. Ai thotė se edhe muzika po bėhet gati. Olsi u tregon vajzave planin. Ai do t‘i lidhė sytė Arbrit, ndėrsa vajzat dalin dhe i kėrcejnė pranė. Ai thotė qė Arbri do ta pėlqejė jashtė mase shumė. Vajzat janė dakord me kėtė propozim. Olsi i kėshillon vajzat qė tė vishen nė mėnyrė tė veēantė pėr natėn e sotme. Besarta i kėrkon Olsit t‘i japė atyre njė bluzė tė tijėn, tek e cila do tė shkruajnė diēka tė gjithė banorėt e shtėpisė dhe t‘ia japin Arbrit si kujtim.

Vajzat po bėhen gati pėr tė realizuar planin e surprizės pėr Arbrin. Tė gjitha janė veshur me funde tė shkurtra dhe janė lyer nė mėnyrė tė veēantė. Madje Romina ka vėnė edhe paruke dhe ka grisur getat pėr ta bėrė sa mė tė paharrueshme kėtė ditėlindje. Astriti mundohet me tėrė zotėsinė e tij ta mbajė Arbrin larg pėrgatitjeve tė surprizės nė mėnyrė qė ai tė mos ketė pikėn e dyshimit pėr atė ēka banorėt po pėrgatisin. Nė ndihmė tė Astritit del edhe Poli, pėr tė qenė tė sigurtė qė Arbri tė mos hyjė brenda shtėpisė.

Olsi pėr martesėn

Banorėt janė mbledhur nė kopsht dhe bisedojnė. Biseda ka vazhduar mbi angazhimet familjare dhe martesėn. Olsi thotė se ka dėshirė qė nė tė ardhmen tė ketė njė familje tė tijėn, por ai tani pėr tani nuk ndjehet absolutisht gati dhe i trembet marrjes pėrsipėr tė njė pėrgjegjėsie tė tillė pėrkushtimi, ndėrkohė qė ka ende dėshirė tė eksplorojė.

Najada me Besartėn pėr kandidimet

Noēe me Besėn janė distancuar nga pjesa tjetėr e banorėve dhe bisedojnė mbi kandidimet. Najadės i duket sikur loja ka nisur nga fillimi me hyrjen e dy vajzave tė reja. Ajo shpjegon se si e sheh lojėn brenda shtėpisė. Najada pohon se pėr tė dalė vetė mirė duhet tė nxjerrėsh domosdoshmėrisht tjetrin tė keq. Vajzat kujtojnė ēastet e fillimit kur hynė nė shtėpi, qė bėnin edhe mė shumė debate, sepse nuk njiheshin. Najada i tregon Besartės pėr Rominėn, e cila nuk i pėlqen shumė, por e dinte se do tė kandidohej nga tė tjerėt dhe do dilte nė kandidim, prandaj mundohej tė kandidonte tė tjerė. Ajo mendon se ndonjėherė me atė qė rri mė shumė nė shtėpi, prej atij e pėson, ashtu siē e pėsoi Leonardi nga Najada. Ajo ėshtė e parimit sy pėr sy e dhėmbė pėr dhėmbė, ai person qė do ta kandidojė, atė person do tė kandidojė. Najada kujton banorėt qė nuk e kanė kandiduar. Ajo thotė se ėshtė shumė keq qė tė rrish tėrė ditėn me njė person dhe pastaj kur del jashtė tė dėgjosh se ai person tė ka kandiduar, si pėr shembull tė dėgjosh qė Olsi ka kandiduar Noēen.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

big brother Empty Re: big brother

Mesazh nga Musafir Sun May 25, 2008 10:08 pm

NAJADA: 2-mujorin e lidhjes dua ta festoj nė “Big Brother”

Najada shprehet se nuk do tė dalė nga shtėpia pa festuar dymujorin e romancės sė saj me Olsin. Banorėt nėn ethet e finales… Nuk kanė munguar as temat interesante si paraja apo pleqėria…
Arbri, Najada, Olsi dhe Poli janė ulur nė kopsht dhe ndihen sikur janė tė mbijetuar nga njė betejė e egėr. Tani ėshtė edhe frika mė e madhe, sipas Najadės, pasi ngushtohet rrethi. Arbri thotė se ata janė bashkė, nė tė mirė edhe nė tė keq, duke shtuar se nė finaledo tė donte tė ishte me dy goca tė paktėn.

Por, nga ana tjetėr, do tė donte tė ishte me ata banorė qė kanė qenė nė fillim. Arbri e quan veten dhe tė tjerėt si veteranėt e “Big Brother”. Tė katėrt bien dakord se s’duan tė dalin nga shtėpia, sidomos Najada, qė shprehet se ka vendosur qė tė qėndrojė edhe javėn tjetėr nė shtėpi.

Ajo ka merakun e 2-mujorit tė saj, tė cilin do ta festojė brenda me Olsin. Poli tregon se ėshtė e ēuditshme puna e lojės: nė fillim mendon se mjafton tė hysh, pastaj tė kalosh muajin, pastaj tė arrish nė finale e pastaj… pse mos tė fitosh.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

big brother Empty Re: big brother

Mesazh nga Musafir Sun May 25, 2008 10:10 pm

E eliminuara e dhjetė tregon eksperiencėn e saj brenda shtėpisė

Tri javė brenda shtėpisė sė “Big Brother” dhe tashmė jeta e saj duket e ndryshuar. Kėto dy ditė jashtė nuk ngjajnė me ditėt kur ajo ishte thjesht Dorina, vajza qė studionte pėr Sociologji dhe i pėlqente psikologjia. Tashmė ajo ėshtė Dorina, qė pėr tri javė rresht ėshtė ndjekur nga miliona shikues, Dorina, e cila nuk mund tė ecė mė nė rrugė si zakonisht.

Thotė se ndihet vėrtet mirė qė mundi tė ishte pjesė e njė spektakli tė tillė, siē ėshtė “Big Brother”. Pavarėsisht vetmisė qė diti ta pėrballonte mirė, tri javėt e saj brenda shtėpisė ishin tė mbushura dhe me plot momente tė bukura. Momente qė arrijnė kulmin ēdo tė shtunė. Nė njė intervistė mė poshtė, Dorina, banorja e dhjetė e eliminuar nga “Big Brother”, tregon eksperiencėn e saj brenda shtėpisė mė tė madhe nė vend.

Si kanė qenė ditėt e para jashtė shtėpisė sė “Big Brother”?

Sapo kam dalė kam takuar familjen dhe miqtė. Jam munduar tė programoj e tė vė nė vijė ato gjėra qė i kam lėnė pas dore. Njė ndėr to ėshtė edhe fakulteti. Kam provimin e parė pas tri ditėsh. Mė vjen mirė qė nuk kam humbur asnjė nga provimet e mia, pasi kėtė vit dhe diplomohem dhe nuk mė intereson shtyrja e saj.

Jam munduar ta shijoj sa mė shumė pjesėn jashtė qė mė kishte munguar kur isha brenda shtėpisė dhe tė rri me njerėzit qė dua mė shumė.

Sigurisht qė ditėt e para jashtė shtėpisė kanė qenė ndryshe nga ditėt e tjera qė ka kaluar Dorina. Kjo, pasi reagimet e njerėzve kanė qenė tė shumta. Ėshtė e pamundur tė kalosh dhe tė mos shihesh nė sy nga njerėzit, apo tė mos reagojnė ndaj teje.

Ky spektakėl ėshtė kaq i ndjekur, sa unė jam e befasuar. Janė njerėz tė tė gjitha grupmoshave qė e ndjekin me vėmendje “Big Brother”.

Pėrse hytė nė “Big Brother”? Ēfarė donit tė jetonit aty?

Hyra pėr tė treguar se kush ishte Dorina, se ēfarė pėrfaqėsonte Dorina. Pėr tė provuar njė eksperiencė qė ishte shumė emocionuese dhe me shumė vlera e pėr tė mėsuar nga kjo eksperiencė. Duke qenė se jam dhe si natyrė kurioze nuk mund tė lija pa e provuar njė shans tė tillė. Hyra nė “Big Brother” pėr tė pėrfaqėsuar vajzėn shqiptare me feminilitetin, brishtėsinė, inteligjencėn, tolerancėn. Njė nga arsyet ishte dhe njohja me njerėz tė rinj, mėnyra sesi unė do tė konfrontohesha me tipa tė ndryshėm ishte dhe njė lloj prove qė doja t‘i bėja vetes. Doja tė provoja dhe faktin se si mund tė rezistojė njė njeri i mbyllur nė njė hapėsirė tė kufizuar, pavarėsisht kushteve tė mira qė ishin aty brenda. Mbi tė gjitha, pėr mua si njė studente e Sociologjisė ka qenė dhe njė eksperiment psikologjik.

Ditėt e para brenda shtėpisė? A gjete aty ato qė mendoje para se tė hyje ?

Momenti kur unė kam hyrė brenda ka qenė shumė emocionues, sidomos mėnyra sesi unė hyra, si pako, si njė dhuratė pėr ta. Nė fillim u prezantova me tė gjithė. U mundova tė ambientohesha me shtėpinė, me njerėzit. Takimi i parė ishte me Rominėn. Tė gjithė pjesėtarėt e shtėpisė kanė krijuar njė imazh ditėt e para, ndoshta falė mėnyrės sime tė tė qėndruarit, qė ka qenė ndryshe nga vajzat e tjera nė shtėpi. Mėnyrės sime tė tė shprehurit tė mendimeve, tė folurit dhe shumė detajeve tė tjera qė ata i shikonin tė ndryshme nga pjesa e grupit. Pavarėsisht se supozohet qė unė i njihja personazhet, hyrja nė mes tė realitetit brenda shtėpisė ka pasur avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Njė nga avantazhet ishte fakti se i njihja ata nga televizori, kurse dizavantazhi ishte se pėrballesha me njė grup tė krijuar me disa pozicione tė vendosura tė tyre dhe me njė kontratė tė heshtur mes banorėve tė hershėm. Gjatė gjithė kohės jemi parė me syrin e banoreve tė reja. Ndryshimi mes asaj qė unė prisja dhe qė pėrjetova ishte se ata midis tyre ishin njohur dhe kishin konsumuar shumė biseda dhe kishin krijuar njė lloj imazhi, e ndoshta nuk ishin tė gatshėm pėr t‘ia filluar nga e para, aq mė tepėr qė kjo mund tė ishte njė avantazh pėr mua.

Ndoshta shumė biseda, shumė ngjarje e lojėra ata i kishin konsumuar. Njė nga shprehjet qė mė ka befasuar ka qenė: “Ne mund t‘ia lejojmė luksin vetes duke mos diskutuar pėr disa gjėra, pasi i kemi bėrė mė parė ato, sepse kemi dy muaj kėtu brenda”.

Mendoja se do mirėpritesha, pėr faktin se nuk mungon etika dhe edukata pėr tė qenė pjesė e njė grupi tė krijuar.

Nuk prisja qė do mė sulmonin pa mė njohur mirė dhe pa treguar se kush ishte Dorina. Gjithsesi, sulmi i tyre ishte pozitiv, pasi ata tregonin se ma ndjenin frikėn, sidomos Olsi me Najadėn.

Tani qė jeni jashtė shtėpisė, shihni ndonjė gabim te vetja, diēka qė duhet ta kishit bėrė ndryshe?

Jam treguar shumė tolerante ndaj disa fakteve, apo gjesteve qė kanė ndodhur brenda nė shtėpi, por mendoj se kjo nuk ėshtė marrė si dobėsi e Dorinės, por si ndjenjė qytetarie. Jam treguar mė tepėr seē duhet e kujdesshme nė sjelljen time ndaj gjithė banorėve tė shtėpisė, pavarėsisht se aty nuk mungonin thashethemet dhe hipokrizia.

Njė ndėr gjėrat qė do doja tė kisha bėrė ishte tė kisha reaguar mė tepėr dhe mė ashpėr me disa banorė tė shtėpisė, qė ndoshta e meritonin, por nuk mund tė bija nė nivelin e tyre dhe tė bėhesha aq arrogante. Kam reaguar, por nė njė mėnyrė shumė tė hollė, aq sa pjesa mė e madhe e njerėzve dhe ata aty brenda nuk e kanė kuptuar reagimin tim.

Momentet e bukura kush kanė qenė?

Po tė flas pėr momentet e bukura, qė nė ēastin kur kam hyrė, kam qenė shumė e vlerėsuar, pėr faktin se isha pjesė e njė reality show. Jam ndjerė e vlerėsuar qė jam pėrzgjedhur. Kur mendoj faktin se ishte njė investim aq gjigant, njė staf aq i madh njerėzish qė punonin ēdo ditė pėr ne, emocionet mė tė forta i kam ndjerė sidomos ēdo tė shtunė, pėr ato tri javė kur unė kam qėndruar.

Emocione, qė edhe nė rast se do paguaja pėr to, nuk do t‘i provoja tė tilla.

Ndihem mirė qė kam hyrė nė ato tri javė, kur nė dy javė kemi pasur dy ditėlindje, qė janė festuar aq bukur, e kanė qenė momente tė paharrueshme, pavarėsisht se nuk mund tė na kishte shkuar ndonjėherė nė mendje se mund tė ishim pjesė e njė ditėlindjeje nga njerėz qė i njihje nė rrethana tė tilla.

Madje, njė nga shprehjet qė i kam thėnė Olsit ishte: “Ta priste mendja qė do e festoje ditėlindjen me Dorinėn”. Ndoshta kurrė nė botė. Dhe mua nuk mė kishte shkuar nė mendje qė mund tė isha pjesė e ditėlindjes sė Olsit. Kjo ėshtė e bukura e B.B. Po ashtu dhe ditėlindja e Arbrit ka qenė njė moment mjaft i bukur. Ia kam kaluar akoma mė bukur se kam pasur njė marrėdhėnie mė tė mirė me tė, njė qėndrim mė pozitiv ndaj Arbrit.

Momenti i bukur ėshtė kur vajzat janė marrė nga ēunat me “forcė” dhe janė futur nė jacuzz. E paharrueshme ka qenė surpriza qė kanė bėrė kur ishte ajo mbrėmja me atė darkėn dhe orkestrėn e “Top Show”.

Po momentet e vėshtira?

Ka pasur dhe momente tė vėshtira, ndoshta disa nga debatet qė kam bėrė me disa prej pjesėtarėve tė shtėpisė, ose disa situata kur mė kanė sulmuar padrejtėsisht dhe jam marrė me disa detaje tė vogla tė parėndėsishme. Ka pasur disa momente kur ndihesha dhe vetėm, pasi njerėzit qė unė doja e me tė cilėt ndihem mirė nuk ishin aty brenda, por mendoj se i kam pėrballuar me sukses tė gjitha.

E mendoje qė do ishe ti banorja qė do linte shtėpinė mė 17 maj?

Nuk e prisja qė do dilja unė kėtė tė shtunė. Mė shumė kam supozuar javėn e parė, kur isha e nominuar, pasi koha ishte shumė e shkurtėr pėr tė mė njohur. Jam ndjerė mirė qė jam mbėshtetur nga publiku javėn e parė, pavarėsisht se kam kaluar dy prova njėkohėsisht, ndėrkohė qė kisha qėndruar vetėm njė javė brenda dhe javėn e dytė ka filluar direkt nominimi.

Si e parashikoni mbrėmjen finale tė “Big Brother”?

Mendoj qė do jetė njė festė e madhe, them gjigante. Do jemi pjesėtarė tė gjithė banorėt. Do kisha dėshirė tė ishte dhe gjithė stafi qė ka punuar dhe ata qė kanė investuar pėr kėtė projekt tė madh. Them se nė kėtė lojė nuk ka parashikime. Nuk mund tė them se kanė mbetur mė tė mirėt, apo se tė gjithė mund tė fitojnė, por nuk mund tė hamendėsoj, pasi sa herė qė kemi hamendėsuar ai ka dėshtuar. Pėr sa i pėrket dėshirės sime se kush do doja tė fitonte nga ata qė janė aty brenda, mendoj se mė shumė e meriton Arbri.

Dorina pas “Big Brother”, cilat janė planet tuaja?

Ėshtė vetėm dita e dytė qė jam jashtė dhe po pėrpiqem tė futem nė jetėn time tė pėrditshme. Kjo mė intereson pėr momentin. Tė rikuperoj javėt brenda shtėpisė. Ndryshime ka. Ėshtė dita e dytė dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės e kam kaluar duke dhėnė intervista. Nuk mund tė them se kam plane tė bėra. Do shoh ēfarė mund tė bėj dhe po pres reagime. Ėshtė herėt pėr tė bėrė plane.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

big brother Empty Re: big brother

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi