Sherri per token, gjashte te plagosur ne fis

Shko poshtė

default Sherri per token, gjashte te plagosur ne fis

Mesazh nga bledikorcari prej Thu Jun 19, 2008 9:24 am

GJIROKASTER- Mosmarreveshjet per nje siperfaqe toke ne fshatin Salari te Gjirokastres kane futur ne perleshje te pergjakshme dy familje me lidhje gjaku me njera-tjetren. Gjashte te plagosur, mes te cileve dy me rende dhe shkaterrimi i baneses nga nje granate dore eshte bilanci i sulmit te djeshem 80 km larg qytetit te gurte. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin dhe thane se nisen hetimet duke mbajtur nen arrest kater prej personave qe mjekohen ne spital. Mesohet se grindja per token ka bere qe Bilbil dhe Vullnet Kercanaj te gjuajne me arme dhe te hedhin granata ne banesen e xhaxhait te tyre Izet Kercanaj, fqinj me ta, pas nje debati te ashper me kusheririn e tyre dhe dhendrin e shtepise. Goditja me arme ka plagosur vajzen e shtepise Bukuroshe Dulaj, e cila gjendej brenda baneses se te atit. Nderkohe i vellai Proletar Kercanaj, dhe bashkeshorti i saj Ardian Dulaj, kane dale ne oborr duke u goditur me thika me dy djemte e tjere qe sulmuan banesen. Po ashtu eshte gjuajtur me gure dhe shkopinj nga dy vellezerit edhe e zonja e shtepise, e moshuara Yzemek Kercanaj, e cila ka nderhyre per te zbutur gjakrat. Burime nga policia bejne te ditur se granata e hedhur nga niperit e Izet Kercanajt ka shkaterruar te gjithe shtepine ne fshatin Salari, ndersa jane derguar me urgjence drejt spitalit 6 te plagosurit, ku me rende shfaqet gjendja e te moshuares Bukuroshe Dulaj.
koha jone
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Sherri per token, gjashte te plagosur ne fis N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi