Naim Kuka, shqiptari qė ecėn me 600 km/orė

Shko poshtė

default Naim Kuka, shqiptari qė ecėn me 600 km/orė

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 21, 2008 7:48 pm

Shqiptari qė ecėn me 600 km/orė

Historia e inxhinierit shqiptar Naim Kuka qė ndėrtoi TGV V150, trenin francez mė tė shpejtė nė botė, qė theu rekordin nė pranverėn e vitit 2007. Nga Peshkopia e largėt nė majėn e teknologjisė europiane. Nė fillim tė prillit tė viti 2007, media botėrore dha lajmin e hedhjes nė qarkullim tė njė treni tė ri tė shpejtėsisė rekord TGV V150, prej 574.8 kilometra nė orė. Mbi 80 gazetarė nga gjithė bota ndoqėn ceremoninė e zhvilluar nė Francė pėr trenin mė tė shpejtė nė botė, njė mrekulli e teknologjisė dhe forcės sė mendjes njerėzore. Naim Kuka ishte njėri nga projektuesit e kėtij treni, pasardhės i denjė i projektuesit tė hekurudhės malore nė Austri, shqiptarit tjetėr me emrin Karl Gega. Nė momentin qė treni u nis ing. Naim Kuka kujtoi Shqipėrinė dhe gjithė rrugėn qė kishtė bėrė pėr tė ardhur deri aty… Tashmė ishte 54 vjeē dhe e kishte provuar tė gjitha llojet e udhėtimit, duke nisur me udhėtimet e lodhshme tė gjata mė kėmbė kur ishte fėmijė nė qytetin e lindjes Peshkopi, ato me autobusat e vjetėr pėr tė shkuar nė shkollė nė Tiranė (7-8 orė pėr 200 km rrugė), pastaj shtyrjet e njerėzve pėr tė zenė njė vend nė trenin e plazhit Tiranė-Durrės…
Si inxhinier Kuka, i cili prej 15 vjetėsh punon nė Itali, nė kompaninė nr. 1 nė botė pėr industrinė hekurudhore ALSTOM, drejton prej disa vjetėsh njė nga “celulat” inteligjente tė kėtij gjiganti, pjesė e njė rrjeti ndėrkombėtar pėr trenat e sė nesėrmes. Mė 3 prill 2007, nė prezencėn tė njė numri tė madh gazetarėsh tė tė gjithė botės, treni V150 arriti 574.8 km/orė, njė rekord i ri i shpejtesise mbi shina. Treni TGV V150 (shpejtėsia 150 m/sec), simbol i nivelit tė lartė teknologjik, ėshtė bashkėpunin i ngushte midis ALSTOM (konstruktori nr. 1 nė transportin hekurudhor, me mbi 25000 punonjes dhe stabilimente nė vendet kryesore tė botes), SNCF (shoqėria e transportit hekurudhor francez) dhe RFF (rrjeti i infrastruktures hekurudhore franceze).Studimi, zhvillimi dhe prova e trenit V150 eshte rezultat i 14 muajve punė, ose 100.000 orė projektimi e pėrgatitje e 60 inxhinierėve e teknikėve te stabilimenteve te ndryshem Alstom. Treni i rekordit perbehet nga 2 lokomotiva elektrike (25 kV, 50 Hz) e 3 vagona me dy kate (nivele). Fuqia totale e trenit ėshtė 19,6 megawatt (mbi 25.000 kuaj fuqi), afro dyfishi i fuqise tė tė gjitha veturave tė Formula UNO, tė marra sė bashku, nė momentin e nisjes sė garės. Aktualisht dibrani Naim Kuka, si inxhinier i ALSTOM, ėshtė koordinator i nje projekti 3-vjecar tė financuar nga Komisioni Europian nė tė cilin bashkėpunojnė edhe njė universitet anglez dhe njė sllovak.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi