Harri Lena ka varrosur nėn beton “Syrin e kaltėr” tė Kėlcyrės

Shko poshtė

default Harri Lena ka varrosur nėn beton “Syrin e kaltėr” tė Kėlcyrės

Mesazh nga bledikorcari prej Tue Jul 08, 2008 11:10 am

Nga Mero Baze

Letėr pėr ministrin Xhuveli
Pėr dijeni,
Berishės dhe Hirėsisė sė Tij, Janullatos


Po tė drejtohem publikisht pėr njė krim, i cili ndodh nė sytė e tė gjithėve dhe nuk e ndal askush. Gryka e Kėlcyrės ėshtė njė nga pasuritė mė tė mėdha natyrore tė Shqipėrisė. Pothuajse nė mes tė saj, katėr kilometra para qytezės sė Kėlcyrės, gjenden tokat e familjes Kėlcyra, mbi tė cilat ėshtė ngritur sė fundi njė kishė nė kujtim tė ushtarėve grekė tė vrarė gjatė dy luftėrave italo-greke nė tokėn tonė. Vendi, pėr tė cilin flas, ėshtė nė kujtesėn e ēdo kalimtari qė ka kaluar qoftė dhe njėherė nė kėtė grykė, pasi fare pranė rrugės kryesore nacionale ka qenė njė burim uji qė dilte nga nėntoka, duke formuar njė liqen tė vogėl tė pashtershėm dimėr-verė me ujė tė pijshėm, i cili gėlonte aty dhe mė pas varej si ujėvarė nė Vjosė. Njė kriminel (dhe nė kėtė rast e them pa m’u dridhur goja kėtė vlerėsim), i quajtur Harri Lena, duke folur lart e poshtė nė emėr tė Sali Berishės, pėr tė cilin jam i bindur se nuk i ka dhėnė ndonjė mandat, ka zaptuar tokėn pėrmes mashtrimeve, duke rindarė tapi me ligjin 7501 nė vitin 2008, ka mbuluar me urgjencė burimin dhe e ka fshehur atė poshtė njė shtrese betoni njėmetroshe. Ky burim unikal pėr nga bukuria dhe vlerat e tij natyrore, sot nuk ekziston mė pėr syrin e ēdo kalimtari nė Grykėn e Kėlcyrės, duke i hequr kėtij monumenti natyror njė nga simbolet e tij.
Do tė ishte gjysma e sė keqes sikur ky zaptim toke tė ishte thjesht njė agresion ndėrtuesi. Nė tė vėrtetė ėshtė njė agresion pushtuesi. Ky institucion kriminal pushtues, i quajtur Harri Lena, nė fillim ka hapur fjalė se do tė bėjė fshat turistik me leje tė Sali Berishės, gjė qė i la tė gjithė pa gojė, se aty nuk ėshtė njė vend ku mund tė bėhen rezidenca turistike pėr shkak tė motit tė ftohtė nė dimėr. Pastaj, pasi zaptoi tokėn dhe korruptoi administratėn lokale, gjithmonė duke keqpėrdorur emrin e Sali Berishės, filloi tė mbushė fushėn me beton, duke betonuar fillimisht sipėrfaqen e mrekullueshme tė burimit, i cili ishte praktikisht “Syri i kaltėr” i Kėlcyrės. Pasi e varroi atė nėn beton, iu ėshtė turrur kodrave tė Peshtanit, njė fshat fqinj aty, duke gėrmuar gurore, duke marrė zhavorr prej tyre pa leje, duke shkatėrruar po kėshtu dhe pronėn e tė tjerėve. Shoferė tė tij tė armatosur kėrcėnojnė fshatarėt dhe flasin nė emėr tė Kishės, kur janė ortodoksė dhe nė emėr tė Sali Berishės, kur janė myslimanė, pasi kjo zonė ėshtė e pėrzier dhe tolerante nga pikėpamja fetare. Ky superspekulant ėshtė duke ēimentuar njė fushė tė tėrė, duke ndėrtuar njė fabrikė uji thuajse ilegale, pa marrė asnjė licencė normale si ēdo fabrikė uji nė Shqipėri. Qėllimi i tij final ėshtė tė riprodhojė aty ujin “Zagoria” qė importon dhe tė mos iu nėnshtrohet detyrimeve shtetėrore, derisa ta bėjė fabrikėn fakt tė kryer dhe tė thėrrasė nė fund Hirėsinė e Tij, Janullatos, pėr ta pagėzuar, siē bėn gjithmonė pėr tė mbuluar problemet e tij nė biznes.
Pra, i nderuar zoti ministėr, gjendemi para njė institucioni kriminal, i cili do tė bėjė gjithēka tė paligjshme. Ka zėnė tokat nė mėnyrė tė paligjshme, ka shkatėrruar njė pasuri natyrore nė mėnyrė tė paligjshme, po ndėrton njė fabrikė nė mėnyrė tė paligjshme, po shkatėrron pasuritė e fshatrave pėrreth nė mėnyrė tė paligjshme dhe shteti nuk vepron. Tė gjithė qė shkojnė ta kontrollojnė, kthehen tė korruptuar prej tij. Kėshtu ka ndodhur me Policinė Ndėrtimore, tė Rendit, Bashkiake a komunare. Aty jetojnė njerėz tė varfėr pėr t’u ndeshur me njė pėrbindėsh tė tillė. Vetėgjyqėsia mund tė jetė arma e fundit qė mund tė ndalė kriminelė tė tillė qė nuk ndalen para asgjėje, duke pėrdorur gjithēka, ēdo emėr, qoftė ky autoritet politik apo fetar.
Unė e njoh aq Sali Berishėn, sa tė mos besoj asgjė nga pallavrat, me tė cilat ky njeri i bėn tė rrinė urtė pushtetarėt lokalė. E di qė, sė paku, askush nuk i ka thėnė tė varrosė “Syrin e kaltėr” tė Kėlcyrės, pasi bukuria natyrore e asaj gryke sjell mė shumė tė ardhura dhe turistė pėr ata banorė aty, sa bunkeri i betonit fitimprurės i Harri Lenės. Unė e njoh aq Hirėsinė e Tij Janullatos, sa tė besoj se ai nuk nxit konflikte mes besimeve fetare nė atė zonė, duke urdhėruar shoferė qė puthin kryqin dhe nxjerrin pistoletat pėr tė terrorizuar fshatarėt qė iu grabitin tokat dhe guroret. Por, dhe nė paēin ndryshuar brenda natės, unė e kam tė vėshtirė tė ndryshoj dhe po tė paralajmėroj se, nėse ju nuk e zhbllokoni atė bukuri natyrore nga betoni i kėtij krimineli, do t’ju konsideroj palė me kėtė kriminel, derisa vetė tė rizbulojmė atė qė natyra ka miliona vjet qė na ka dhuruar. Ėshtė mirė qė tė veproni shpejt, ėshtė mirė qė tė bėni detyrėn tuaj dhe ta ndalni kėtė pėrbindėsh. E kemi ende tė freskėt Gėrdecin, ku 200 njerėz punonin pa asnjė leje dhe tė pasiguruar nė mes tė Tiranės. Nė mes tė rrugės Tiranė-Kėlcyrė, njė njeri bėn gjithēka pa leje dhe shkatėrron pasuritė tona natyrore. Nėse nuk e ndalni, do tė gjendet dikush ta ndalė, por pastaj pėrgjegjėsia do tė bjerė mbi ju. Mos thoni qė “nuk e dinim”.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Harri Lena ka varrosur nėn beton “Syrin e kaltėr” tė Kėlcyrės N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Harri Lena ka varrosur nėn beton “Syrin e kaltėr” tė Kėlcyrės

Mesazh nga nardlushnja prej Tue Jul 08, 2008 6:18 pm

Shpresoj qe qeveria te marre masa,por.......me duket se do te dal i gabuar sepse ky Harri Lena se besoj se nuk ka marre vertete leja nga Sali Berisha(Babai i korrupsionit)
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : Harri Lena ka varrosur nėn beton “Syrin e kaltėr” tė Kėlcyrės N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi