Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maria Montessori, Njė jetė kushtuar fėmijėve

Shko poshtė

Maria Montessori, Njė jetė kushtuar fėmijėve Empty Maria Montessori, Njė jetė kushtuar fėmijėve

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:10 am

Kush ishte gruaja qė braktisi profesionin pėr t‘u bėrė edukatore

Njė jetė kushtuar fėmijėve

Maria Montessori u bė e famshme nė botė pėr metodėn e saj tė edukimit tė fėmijėve, pėrmes njė praktike tė pazakontė

Maria Montessori
Ajo ishte njė grua pasionante, e cila do tė futej nė histori pėr mėnyrėn e zgjedhur nė nivelin e njė metode, nė funksion tė edukimit tė fėmijėve. Quhej Maria Montessori gruaja qė u bė njė nga edukatoret e fėmijėve mė tė famshme nė botė. U lind nė Chiravale tė Ankonės mė 31 gusht tė vitit 1870. Prindėrit e Marias, Alessandro Montessori dhe Renilde Stoppan, kanė qenė personalitete tė njohura nė jetėn shoqėrore dhe politike tė Italisė, tė cilėt ndikuan drejtpėrsėdrejti nė formimin e personalitetit tė shkencėtares sė ardhshme, bijės sė tyre. Ka ndodhur qė ata shpesh nuk binin dakord nė pikėpamjet e tyre se si duhej tė rritej Maria. Ajo ishte shumė e lidhur me tė atin, derisa ai vdiq, por mbėshtetej dhe inkurajohej shumė edhe nga e ėma. Pa qėllimet e mira tė sė ėmės, ajo nuk do tė kishte bėrė lėvizjen e saj tė zgjuar nė karrierėn arsimore, pėr tė hyrė nė shkollė teknike nė moshėn trembėdhjetėvjeēare. Maria Montessori filloi studimet pėr Inxhinieri nė Regia Scuola Tecnica Michelangelo Buovarroti. Pikėrisht kėtu ajo filloi tė mendonte dhe tė kuptonte se si duhej tė punonte mė me efektivitet nė shkollė pėr t‘i bėrė gjėrat qė mėsohen atje sa mė tė kuptueshme, tė kapshme dhe reale. Nga kjo eksperiencė ajo filloi tė ndėrtonte modelin se si duhej tė ishte njė shkollė. Ajo e kuptoi se pasioni i saj do tė ishin fėmijėt, edukimi shkencor e pedagogjik i tyre nė aspektin e zhvillimit psikologjik gjatė etapave tė ndryshme tė rritjes fiziologjike. E duke e kuptuar se inxhinieria nuk ishte e ardhmja e saj, vendosi tė ndėrpriste studimet pėr Inxhinieri, e tė futej pėr Mjekėsi. Duke iu pėrkushtuar me njė pasion tė madh studimeve, ajo arriti tė mbaronte shkėlqyeshėm universitetin pėr t‘u bėrė kėshtu e para femėr mjeke nė Itali. Jeta e saj aktive filloi vetėm njė muaj pas diplomimit, duke u emėruar asistent kirurge nė Santo Spirito. Ajo punonte gjithashtu nė spitalin e fėmijėve dhe ndiqte me shumė kujdes procesin e trajtimit mjekėsor, psikologjik dhe shoqėror tė tyre. Kėshtu, gjatė punės si mjeke, ajo analizonte nga afėr mėnyrėn sesi fėmijėt mėsojnė. Nė bazė tė kėtyre analizave, dr. Montessori arriti nė konkluzionin se fėmijėt formohen dhe ndėrtojnė karakterin e tyre nė varėsi tė ambientit qė e rrethon. Kjo e bėri t‘i largohet vėmendjes sė saj profesionale nga trupi i njeriut, pėr t‘iu dedikuar studimit tė mendjes. E pėr kėtė ajo iu kthye universitetit nė 1901-shin; kėtė herė pėr tė studiuar Psikologji dhe Filozofi. Dhe mė 1904-ėn u emėrua profesoreshė e antropologjisė nė Universitetin e Romės. Gjatė kėtyre eksperiencave ajo hartoi njė teori arsimore, e cila kombinonte idetė e studiuesit Froebel, antropologut Giuseppe Sergi, mjekėve francezė, Jean Itard dhe Edouard Seguin, me metodat qė ajo vetė i kishte gjetur nė mjekėsi, arsim dhe antropologji. Pikėrisht nė 1907-ėn, Montessori filloi tė shpallte teoritė dhe metodat e saj tė pedagogjisė, qė sot nė tė gjithė botėn njihen me emrin: "Metodat e edukimit Montessori".

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Maria Montessori, Njė jetė kushtuar fėmijėve Empty Re: Maria Montessori, Njė jetė kushtuar fėmijėve

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:10 am

Dhe dėshira e saj e madhe pėr tė ndihmuar fėmijėt ishte aq e fortė, sa e bėri atė tė braktisė punėn nė universitet, po ashtu edhe klinikėn e saj mjekėsore pėr tė punuar dhe kujdesur me njė grup prej 60 fėmijėsh tė vegjėl qė vinin nga familje tė njė lagjeje tė varfėr tė Romės. Kėtu ajo krijoi pėr herė tė parė njė Casa dei Bambini (shtėpi fėmije). Metodat qė ajo vendosi tė zbatonte ishin si eksperimentale, ashtu edhe ēudibėrėse. "Ne vėrtet duhet tė gjejmė mėnyra tė mėsojmė fėmijėn pėrpara se si ai tė kryejė njė detyrė", shprehej Montessori. Pėr kėtė, ajo sugjeroi qė mėsuesit ta shihnin vetveten si inxhinier social. Si eksperiencė e parė, fėmijėt e filluan programin e saj si "tė egėr dhe tė padisiplinuar". Dhe ndodhi qė fėmijėt tė reagonin pozitivisht ndaj metodave tė saj tė mėsimdhėnies. Montessori gjithmonė i trajtonte ata me shumė respekt dhe kėrkonte qė edhe mėsuesit e shkollės tė bėnin tė njėjtėn gjė. Qė nė fillim ndodhėn gjėra tė mahnitshme. Fėmijė mė tė vegjėl se tre deri katėr vjeē filluan tė lexonin, shkruanin dhe filluan respektin pėr vetveten. Metoda Montessori nxiti atė qė Maria pa si aftėsi tė brendshme tė fėmijėve pėr tė "pėrthithur" njohuri nga ambientet rrethuese, si dhe interesi i tyre i pakufi pėr tė vrojtuar dhe punuar me materialet qė u jepeshin. "Dhe mė pas ne i pamė ata tė ‘pėrthithin‘ akoma mė shumė se thjesht shkrim dhe kėndim... ishte botanika, zoologjia, matematika, gjeografia dhe tė gjitha kėto me shumė lehtėsi, vetvetiu dhe pa u lodhur", shkruan ajo nė veprėn e saj "Mendje pėrthithėse". Ēdo pajisje, ēdo ushtrim, ēdo metodė qė Montessori zhvilloi ėshtė bazuar nė vėzhgimet e saj mbi aktivitetet qė fėmijėt i bėjnė nė mėnyrė tė natyrshme, vetė dhe pa ndihmėn e tė rriturve. Ajo tashmė po hynte nė histori. Qė nga 1907-a e deri nė mesin e viteve 1930, dr. Montessori ia kushtoi tė gjithė kohėn dhe energjitė e saj krijimit dhe zhvillimit tė shkollave tė metodės sė vet nė tė gjithė Evropėn dhe Amerikėn. Fama e dr. Montessori-t arriti deri atje sa u nominua pėr ēmimin "Nobel" tė paqes tri herė nė vitet 1949, 1950 dhe 1951. Maria Montessori vdiq nė Noordwijk, Holandė, nė vitin 1952, por puna e saj jeton dhe vazhdon tė zgjerohet dhe zhvillohet nėpėrmjet Association Montessori Internationale (AMI), organizatės qė ajo themeloi nė Amsterdam nė vitin 1929, pėr tė vazhduar veprėn e saj, qė gjithashtu ka pėrfaqėsinė e saj pranė OKB-sė qė nga viti 1985.

Ka thėnė Montessori:

"Kushdo qė guxon tė prekė jetėn e njė fėmije ka prekur pikėn mė tė ndjeshme tė njė sistemi tė tėrė, i cili i ka rrėnjėt nė tė kaluarėn mė tė largėt dhe vazhdon tė ngjitet drejt njė tė ardhmeje pa mbarim"

"Formimi i karakterit nuk mund tė mėsohet nė shkollė. Kjo vjen nga eksperienca dhe jo nga tė shpjeguarit"

"Ėshtė e vėrtetė se ne nuk mund tė krijojmė njė gjeni. Ne mundemi vetėm t‘i japim ēdo fėmije shansin pėr t‘i pėrmbushur tė gjitha mundėsitė e potencialit tė tij"

"Mos e ndihmoni kurrė njė fėmijė pėr njė detyrė tė cilėn ai mendon se mund ta kryejė vetė"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi