Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekshmėria e lartė foshnjore nė Shqipėri

Shko poshtė

Vdekshmėria e lartė foshnjore nė Shqipėri Empty Vdekshmėria e lartė foshnjore nė Shqipėri

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 1:08 pm

"Nė Shqipėri numri i lindjeve vjetore ka rėnė me afro dy tė tretat gjatė tranzicionit, megjithatė, vdekshmėria foshnjore mbetet pėrsėri e lartė. Nga matjet e fundit doli se vdekshmėria e fėmijėve nga 0 deri nė 5 vjec ėshtė 14 pėr njė mijė...

Ilirian Agolli

Specialistėt kėrkojnė qė tė merren masa tė shpejta pėr tė arritur Objektivat e Milleniumit tė vendosura nga OKB pėr tė ulur sa mė shumė vdekjet e foshnjave. Nga studimet mė tė fundit nė fushėn e shėndetit publik nė Shqipėri ka dalė se vdekshmėria foshnjore ėshtė ende nė nivele tė larta shumė larg objektivit tė milleniumit tė pėrcaktuar nga OKB. Matjet tregojnė se vdekshmėria e tė miturve nga 0 deri nė 5 vjec ėshtė 14 nė 1 mijė fėmijė. Drejtori i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretėresha Geraldinė”, dr.Halim Kosova, thotė se me njė matje mė tė saktė vdekshmėria e fėmijėve do tė ishte edhe mė e lartė, ndėrkohė qė objektivat e Milleniumit kėrkojnė njė ulje tė kėtyre vdekjeve me 2/3 deri nė vitin 2015.

“Nga informacionet qė unė kam, nga lėvizjet e pakontrolluara tė popullatės, nga mosregjistrimi i njerėzve aty ku kanė shkuar, vdekshmėria e fėmijėve ėshtė mė e lartė. 14 pėr 1 mijė ėshtė e lartė, por nėse kemi mundėsi verifikimi mė tė saktė ajo do tė jetė akoma mė e lartė. Objektivat e Milleniumit e vėna pėr vitin 2015 janė shumė tė vėshtira pėr t’u arritur dhe cdo ditė qė kalon ne jemi shumė keq nė krahasim me ato objektiva. Krijimi i njė komitetit nacional pėr tė plotėsuar kėto objektiva, dhe nisja e punės pėr rajonalizimin e kujdesit pėr paralindjen do tė ishin njė ide shumė e mirė, gjė qė e kanė bėrė me sukses edhe shumė vende tė tjera” - thotė dr.Kosova. Specialistėt mė tė njohur tė fushės mendojnė se pa u ngritur njė system i integruar shėndetėsor nuk mund t’i shėrbehet si duhet as nėnave dhe as fėmijėve.

Dr.Halim Kosova thotė qė nėnave nuk mund t’u shėrbehet vetėm nė castet e fundit tė lindjes, por duhet patjetėr edhe gjatė barrės, duke i nxitur tė bėjnė falas kontrolle dhe takime tė vazhdueshme me personelin mjekėsor. Ekspertėt vlerėsojnė qė ndonėse fondet e buxhetit tė shtetit pėr mjekėsinė po rriten ēdo vit, vdekshmėria nuk po ulet. Drejtori i Qendrės Kombėtare pėr Cilėsi, Siguri dhe Akreditim tė Institucioneve Shėndetėsore, prof.dr.Isuf Kalo, thotė se rreziku dhe mundėsia e vdekjeve nė spitale ėshtė nė nivelet mė tė larta europiane. “Po tė krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian, mundėsia e vdekjes pėr 1 mijė banorė nė Shqipėri ėshtė mė e lartė nga tė 15 vendet antare tė BE-sė, qoftė pėr fėmijėt, pėr gratė apo edhe pėr burrat.

Nė Shqipėr, mundėsia e vdekjes sė fėmijėve nėn 5 vjec ėshtė shumė mė e lartė se vendet e BE-sė, madje mė e lartė edhe se vendet fqinje nė Ballkan” - thotė dr.Kalo. Numri vjetor i lindjeve ka rėnė nga 90 mijė lindje nė vitet ’90 deri nė 35 mijė aktualisht, dhe nga kėto rreth 10 mijė lindje trajtohen nė kryeqytet. Shqipėria qėndron ende midis vendeve me lindshmėrinė mė tė lartė nė Europė, megjithėse lindjet kanė rėnė me afro 2/3 kėto 15 vitet e fundit.

Burimi:Zeri i Amerikes

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi