Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si mund ta shpėtosh njė lidhje

Shko poshtė

Si mund ta shpėtosh njė lidhje Empty Si mund ta shpėtosh njė lidhje

Mesazh nga Musafir Wed May 07, 2008 12:10 pm

Si mund ta shpėtosh njė lidhje


Shpesh nuk arrijmė t’i kuptojmė diferencat mes njė lidhjeje tė shėndoshtė dhe njė jo tė tillė


Shpesh nuk arrijmė t’i kuptojmė diferencat mes njė lidhjeje tė shėndoshtė dhe njė jo tė tille. Por, pėr ta kuptuar mirė sjelljen tonė, nė radhė tė parė dhe pastaj tė dikujt tjetėr ėshtė mirė t’i konkludoni ato nė bazė tė pėrpikėrisė sė studimeve qė vė vijat ndarėse mes sjelljes sė mirė dhe jo tė tillė.

Pėrgjatė jetės sonė jemi tė pėrfshirė nė marrėdhėnie dhe lidhje tė llojeve nga mė tė ndryshmet. Kemi miqėsi, lidhje qė kanė tė bėjnė me studimet, punėn, lidhje familjare e shpesh edhe lidhje qė nuk mund tė pėrfshihen nė ndonjė kategori tė caktuar. Secila nga kėto situata pėrmban potencial tė pasurimit tonė, duke na i rritur ndjenjat e vetėvlerėsimit, gėzimit dhe zhvillimit. Kėto janė marrėdhėnie/lidhje tė shėndosha.
Nė anėn tjetėr, mund tė gjendemi nė situata tė atilla qė na bėjnė tė ndihemi jo rehat. Mund tė jetė vėshtirė ta kuptojmė se i dashuri apo e dashura, miku, kolegu ose anėtari i familjes nuk ėshtė duke na trajtuar me respektin qė e meritojmė. Mbani mend se nė tė gjitha llojet e lidhjeve ka tė ngjarė tė ketė pak mosmarrėveshje, nevojė pėr kompromis dhe kohėra tė tensionimit. Kėto vetėm, nuk do tė thotė qė e bėjnė lidhjen jo tė shėndoshė. Nė vijim janė disa gjėra, rreth tė cilave duhet menduar gjatė shqyrtimit, nėse njė lidhje ėshtė e shėndoshė ose jo.

Njė lidhje quhet e shėndoshė, nėse ju
1. E trajtoni njėri-tjetrin me respekt
2. Ndiheni tė sigurt e rehatshėm
3. Nuk jeni tė dhunshėm ndaj njėri-tjetrit
4. Mund t’i zgjidhni konfliktet nė mėnyrė tė kėnaqshme
5. Kėnaqeni duke e kaluar kohėn sė bashku
6. E pėrkrahni njėri-tjetrin
7. Interesoheni pėr jetėn e njėri-tjetrit: pėr shėndetin, familjen, punėn etj.
8. Keni intimitet nė lidhje
9. Mund t’i besoni njėri-tjetrit
10. Jeni seksual, sipas zgjedhjes personale
11. Komunikoni qartė dhe hapur
12. Shkėmbeni telefonata dhe e-mail qė janė tuajat
13. I inkurajoni miqėsitė e tjetrit.
14. Nėse lidhja ėshtė intime, jeni tė sinqertė pėr aktivitetin seksual tė sė kaluarės dhe tė sė tashmes.
15. Keni mė shumė kohė tė mira sesa tė kėqija, kur bėni bilancet.

Nė njė lidhje jo tė shėndoshė, njėri prej jush ose qė tė dy
1. Mundoheni ta kontrolloni ose tė manipuloni me njėri-tjetrin.
2. E bėni njėrin prej jush tė ndihet keq pėr vetveten.
3. E pėrqeshni ose e thėrrisni me emra nėnēmues tjetrin.
4. E urdhėroni si tė vishet.
5. Nuk ofroni kohė pėr njėri-tjetrin.
6. I kritikoni miqtė e tij.
7. Keni frikė nga zemėrimi i tij.
8. E dekurajoni qė tė jetė i afėrt me kėdo tjetėr.
9. E injoroni kur ėshtė duke folur.
10. Jeni shumė posesiv ose bėheni xheloz, kur sjelljet janė tė zakonshme.
11. I kritikoni ose i pėrkrahni tė tjerėt qė ju bėjnė kritika, nė lidhje me gjininė, racėn, pėrkatėsinė etnike, orientimin seksual, religjionin, paaftėsinė ose ndonjė veēori tjetėr tuaj personale.
12. I kontrolloni paratė dhe mjetet personale.
13. I lėndoni ose kėrcėnoni se do t’i lėndoni fėmijėt, familjen, kafshėt e shtėpisė ose objektet qė kanė vlerė pėr ju.
14. E shtyni, e rrėmbeni, e godisni, e grushtoni tjetrin ose e gjuani me objekte.
15. Pėrdorni forcė fizike ose kėrcėnime, nė mėnyrė qė ta bėni tjetrin qė tė mos ju lėrė.


Nganjėherė nuk ėshtė lehtė tė vendoset, nėse njė lidhje e mundimshme do tė duhej tė mbahej ashtu siē ėshtė, tė pėrpunohej ose tė ndėrpritej para se tė keqėsohet ajo edhe mė shumė. Njė gjė qė duhet gjurmuar ėshtė tė shihet, nėse lidhja ėshtė shumė mė ndryshe sesa ka qenė ndonjėherė mė parė. A ka diēka stresuese qė ėshtė duke ndodhur nė jetėn tuaj dhe qė ka gjasė tė ndikojė nė mėnyrėn si jeni duke ndėrvepruar me njėri-tjetrin? Ndoshta keni mungesė tė parave, keni ndėrruar vendbanimin, jeni duke kėrkuar punė ose jeni duke u marrė me rrethana tė vėshtira familjare, ose jeni nė ndonjė fazė tjetėr kalimtare. Ndoshta ka edhe probleme mė tė hershme, qė asnjėherė nuk janė zgjidhur dhe qė tani pėrsėri kanė dalė nė sipėrfaqe. Ēfarė ėshtė duke ju bezdisur nė veēanti dhe ēfarė keni pasur dėshirė tė ndryshohet? Bisedoni pėr kėto tema me njėri-tjetrin, si njė mik, mėsues ose kėshilltar. Mendoni ēfarė secili prej jush do tė mund tė bėnte, nė mėnyrė qė ta bėnte tjetrin tė ndihet mė rehatshėm nė lidhje.


Nėse partneri, miku ose kolegu juaj ėshtė duke ju lėnduar, qoftė juve ose tė dashurit tuaj nė mėnyrė fizike, emocionale ose seksuale, atėherė ėshtė koha tė kėrkoni ndihmė. Nėse ai/ajo ėshtė duke i inkurajuar sjelljet lėnduese, siē ėshtė pėrdorimi i pakontrolluar i alkoolit ose i drogave tjera, seksi i pambrojtur, ose ėshtė duke bėrė veprime tė tjera qė ju bėjnė tė ndiheni keq, ėshtė e drejta juaj tė dilni nga ajo lidhje. Shumė gjėra do t’ju ndihmonin nė kėtė drejtim. Ndoshta gjėja mė e rėndėsishme qė do tė duhej ta bėnit do tė ishte besimi nė instinktet tuaja dhe te njerėzit qė i keni pėrreth, te tė cilėt keni besim dhe i ēmoni. Secili prej nesh e meriton tė ndihet sigurt, i ēmuar dhe i pėrkujdesur. Mbani mend se njėra prej shenjave mė tė sigurta qė njė lidhje tė jetė e shėndoshė ėshtė se qė tė dy personat e pėrfshirė nė lidhje ndihen mirė pėr vetveten. Veē kėsaj, duke e trajtuar veten me respekt, si dhe duke besuar nė tė drejtėn tuaj pėr trajtim tė mirė, ju jeni duke i ndėrmarrė hapat e rėndėsishme drejt zhvillimit nė tė ardhmen tė lidhjeve tė barabarta e reciprokisht pėrmbushėshe. Fakte tė rėndėsishme mbi homoseksualitetin, pėrmes studimeve psikologjike
1. Orientimin seksual nuk “mund ta marrė” askush e as qė mund t’i mėsohet dikujt. "Frika e familjes nė zėnien e homoseksualitetit ose se mund tė merret nė shkollė a gjetiu ėshtė shkencėrisht absolutisht e pabazė".
Dr. Jack Weinberg, kryetar i Shoqatės Amerikane tė Psikologėve, 6 tetor 1977.
2. Orientimi seksual nuk ėshtė zgjedhje.
Orientimi seksual ėshtė i ngulitur thellė dhe nuk ėshtė diēka qė dikush mund ta zgjedhė pėr tė qenė ose pėr tė mos qenė.
Dr. Alan P. Bell, autor i vjetėr i broshurės “Parapėlqimi seksual”, Bell, Weinberg & Hammersmith, Indiana University Press, 1981.
Hulumtimet sugjerojnė se orientimi homoseksual merr vend shumė herėt nė ciklin jetėsor, ndoshta, madje edhe para lindjes.
E marrė nga Raporti i Shoqatės Psikologjike Amerikane mbi orientimin seksual, korrik 1994.
3. Besohet se janė disa faktorė qė e pėrcaktojnė orientimin seksual.
Orientimi seksual ėshtė rezultat i disa faktorėve tė ndryshėm, duke pėrfshirė ata gjenetikė, hormonalė dhe mjedisorė. Asnjė prej kėtyre faktorėve vetėm nuk ėshtė pėrgjegjės nė pėrcaktimin e orientimit seksual. Ndikimet psikologjike dhe sociale vetėm nuk e shkaktojnė homoseksualitetin.
Tineke Bodde, "Pse fėmija im ėshtė gej? " Federata e Prindėrve dhe e Miqve tė Lesbikeve dhe Gejve, Inc. 1988.
"Ekziston dėshmia se, nėn kushte normale tė edukimit prindėrit kanė shumė pak ndikim nė ndėrtimin e orientimit seksual tė fėmijėve tė tyre”.
Prof. dr. June Machover Reinisch (Reagimi nga broshura), "Pse fėmija im ėshtė gej?". Federata e Prindėrve dhe e Miqve tė Lesbikeve dhe Gejve, Inc. 1988.
4. Gejėt dhe lesbiket e zbulojnė orientimin seksual vetė. Ata nuk rekrutohen e as nuk binden pėr tė hyrė nė “stilet jetėsore-gej”.
Fėmijėt gej dhe vajzat lesbike shpesh janė tė vetėdijshėm pėr tė qenit tė ndryshėm nė njė moshė shumė tė re. Ata nė pėrgjithėsi bėhen tė vetėdijshėm pėr orientimin e tyre seksual gjatė adoleshencės (mosha 18-25-vjeēare) ose edhe diēka mė vonė.
R. R. Troiden, "Formimi i identiteteve homoseksuale ", gazeta mbi homoseksualitetin, 17, 43-73.
5. Homoseksualiteti nuk ėshtė ērregullim mendor ose emocional.
Hulumtimet mbi homoseksualitetin janė shumė tė qarta. Homoseksualiteti nuk ėshtė as sėmundje mentale e as shthurje morale. Thjesht ėshtė njė mėnyrė se si njė pakicė e popullatės tonė e shpreh dashurinė njerėzore dhe seksualitetin. Janė bėrė studime pas studimesh pėr shėndetin mental tė meshkujve gej dhe tė lesbikeve. Studimi i tė gjykuarit, stabilitetit, besueshmėrisė, mbėshtetjes dhe adaptimit social e profesional, qė tė gjitha tregojnė se meshkujt gej dhe femrat lesbike funksionojnė nė secilėn sferė jetėsore, sikurse edhe heteroseksualėt.
Shoqata Amerikane e Psikiatėrve dhe Shoqata Amerikane e Psikologėve, korrik 2004.
6. Pėrpjekjet pėr ta ndryshuar orientimin seksual janė jo tė efektshme dhe mund tė jenė tė dėmshme.


Tė arriturat hulumtuese sugjerojnė se pėrpjekjet pėr t’i riparuar homoseksualėt janė asgjė mė shumė se paragjykim shoqėror i mveshur nė petkun psikologjik.


E marrė nga raporti pėr orientim seksual i Shoqatės Amerikane e Psikologėve, korrik 1994.
Nuk ekziston kurrfarė evidence shkencore qė do ta pėrkrahte efektshmėrinė e ēfarėdo terapie qė tenton t’i shndėrrojė homoseksualėt nė heteroseksualė.
John C. Gonsiorek dhe James D. Weinrich, botimet “Homoseksualiteti, implikimet e hulumtimit pėr strategji publike”, Sage, 1991.
Tė gjitha tentimet dėshtojnė kur gejėt mundohen tė bėhen heteroseksualė.
D. C. Haldeman, "Praktika dhe etika e terapisė sė shndėrrimit tė orientimit seksual ", gazeta e kėshillimit dhe psikologjia klinike, 62, faqe. 221-227, 1994.
"Grupet qė pėrpiqen ta ndryshojnė orientimin seksual tė njerėzve, pėrmes tė ashtuquajturės terapi shndėrruese, janė tė drejtuara gabimisht dhe nxisin rrezikun e shkaktimit tė njė mase tė madhe tė dėmit psikik tė atyre qė janė duke i munduar t’i ndihmojnė.”
Dr. Raymond Fowler, drejtor ekzekutiv i Shoqatės Amerikane tė Psikologėve.
Pėrvoja klinike tregon se personat qė kėrkojnė terapi tė shndėrrimit ndodh ta bėjnė njė gjė tė tillė pėr shkak tė paragjykimit shoqėror qė ka quar deri te homofobia internalizuar, ndėrkaq, gejėt dhe lesbiket qė e kanė pranuar orientimin e tyre seksual nė mėnyrė pozitive janė adaptuar mė mirė sesa ata qė nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė.


Shoqata Amerikane e Psikologėve.
7. Prania e homoseksualitetit ėshtė konstante, pa marrė parasysh praninė e ligjeve tė reja ose tė qėndrimeve shoqėrore.
Homoseksualiteti ėshtė gjetur nė pėrreth 10 pėr qind tė popullatės, shifėr kjo qė befasisht ėshtė konstante nėpėr mjedise tė ndryshme kulturore, pa i marrė parasysh vlerat dhe standardet e ndryshme morale tė njė mjedisi tė caktuar kulturor. Pėrkundėr asaj qė disa lėnė tė kuptohet, prania e homoseksualitetit nė njė popullatė nuk duket se mund tė ndryshojė me praninė e kodeve tė reja morale ose me tė ardhurat shoqėrore.
E marrė nga raporti i APA-sė mbi orientimin seksual, korrik, 1994.
8. Rinia homoseksuale dhe lesbiket janė nė rrezik mė tė madh nė kryerjen e vetėvrasjes.
Rinia homoseksuale dhe lesbiket kanė prirje pėr tė bėrė vetėvrasje dy-tri herė mė shumė sesa moshatarėt e tyre heteroseksualė. Tė rinjtė gej dhe tė rejat lesbike pėrbėjnė rreth 30 pėr qind tė rasteve nga numri i pėrgjithshėm i vetėvrasjeve tė tė rinjve.
Departamenti i SHBA-sė pėr Shėndetėsi dhe pėr Shėrbime Njerėzore. "Raporti i forcės sė detyrės sė sekretarit mbi vetėvrasjen te tė rinjtė", Washington D.C., 1989.
9. Gejėt dhe lesbiket janė po aq tė aftė pėr tė qenė prindėr tė mirė sa edhe prindėrit heteroseksualė.
Fėmijėt qė rriten nė shtėpitė e gejėve ose lesbikeve nuk dallojnė nė asnjė aspekt psikologjik, shoqėror ose nė zhvillim seksual nga fėmijėt qė rriten nė familjet heteroseksuale.
C. J. Patterson, "Fėmijėt e baballarėve gej dhe nėnave lesbike.
35 studime tė ndryshme kanė treguar se fėmijėt e prindėrve gej dhe tė lesbikeve nuk kanė gjasa mė tė mėdha tė bėhen homoseksualė krahasuar me fėmijėt e heteroseksualėve dhe janė tė adaptueshėm nė po tė njėjtėn masė sa edhe kėta tė dytėt.
Janė Gross, "Sfida e re e rinisė: rritja nė shtėpitė e gejėve ", New York Times, shkurt 11 mė 1991.
10. Meshkujt gej dhe femrat lesbike rrallė ndonjėherė pėrfshihen nė keqpėrdorim seksual.
Nė SHBA, 90 pėr qind nga tė gjitha abuzimet seksuale janė tė kryera nga meshkujt heteroseksualė. Keqtrajtuesit janė pothuajse gjithmonė anėtarėt e familjes, shokėt e afėrt tė familjes ose dashnori i nėnės.
P. J. Falk, "Nėnat lesbike: Presupozimet psikologjike nė ligjin e familjes ", psikologu amerikan, 44, 941-949, 1989.
Mary Koss me autorė. "Nuk ka parajsė tė sigurt: dhuna e mashkullit ndaj gruas nė shtėpi, nė punė dhe nė shoqėri, Shoqata Amerikane e Psikologėve, mė 1994.
11. Njerėzit gej nuk e kanė obsesion seksin.
Meshkujt gej dhe femrat lesbike e ndajnė po tė njėjtėn sasi tė interesit pėr aktivitetet seksuale sa edhe personat heteroseksualė, hiq mė shumė e hiq mė pak.
Alan P. Bell dhe Martin S. Weinberg, pėr Institutin pėr Hulumtime Seksuale, “Homoseksualiteti, njė studim nė shumėllojshmėrinė njerėzore”, Simon dhe Schuster, mė 1978.
12. Nuk ekziston njė stil jetėsor i vetėm gej.
Stilet e jetės sė meshkujve gej dhe femrave lesbike janė tė shumėllojshme, sikurse edhe stilet e heteroseksualėve.
Linda D. Garnets dhe Douglas C. Kimmel, "Kėndvėshtrimet psikologjike nė pėrvojat e lesbikeve dhe tė meshkujve gej", Columbia University

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi