Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Geraldina Apony, mbreteresha e Shqiperise!

Shko poshtė

Geraldina Apony, mbreteresha e Shqiperise! Empty Geraldina Apony, mbreteresha e Shqiperise!

Mesazh nga Musafir Thu May 08, 2008 1:26 am

Emri: Geraldine

Mbiemri: Apony

Ditelindja: 6 gusht 1915, ora 15:25

Vendlindja: Gjeneve

Atesia: konti Xhula nga Hungaria

Amesia: Gledis Stjuart, nje amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze

Gjatesia trupore: 1.75

Te vecante: syte ngjyre bojeqielli

Edukimi: 1929 mbaron liceun ne Budapest, fituese e nje konkursi kercimi ne vals e nje ballo

Gjuhet qe pervetsonte: frengjisht, shqip, hungarisht, gjermanisht dhe anglisht

Familja: martuar me mbretin e shqiptareve, Ahmet Zogu, kurorezuar me 28 prill 1928. Ka te birin Leken lindur me 5 prill 1939

6 prill 1939: largohet nga Shqiperia dhe stazionohet ne Greqi, Turqi, France, Londer, Kajro, Aleksandri, perseri Shqiperi.

9 prill 1961: humb burrin ne Paris

28 qeshor 2002: kthehet ne Shqiperi pas 63 vjetesh ne ekzil

Pak histori!

Kontesha e re hungareze e quajtur Geraldinė ishte vetėm njėzetepesė vjeēare. E dėgjuar nė vendin e lindjes, ku si nderim pėr bukurinė e saj, e mbiquanin “Trėndafili i bardhė i Budapestit”, akoma pak e njohur nga pjesa tjetėr e botės, ajo ėshtė projektuar nė plan tė parė kur ėshtė bėrė, mė 27 prill 1938, mbretėreshė e shqiptarėve.
A priori, nuk ka asgjė tė habitshme nė faktin qė mbreti Zog zgjedh Geraldinėn, vajzėn e madhe tė Kontit Xhula Aponi nga Nagi-Aponi dhe tė konteshės sė lindur Gledis Stjuart, njė amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze, pėr tė mbretėruar pėrkrah tij nė shtetin mė tė panjohur tė Europės. Nėse vajza e tij rrjedh nga njėra prej familjeve mė tė shquara tė Hungarisė, nė vijėn e gjyshes nga nėna, ajo ėshtė lindur konteshė dė Strahvic, Seherr-Tos, farefis me pjesėn mė tė madhe tė dinastive mbretėrore e perandorake tė kontinentit. Edhe cilėsitė e zemrės dhe tė inteligjencės, e paracaktojnė pėr t’u ngjitur nė fron.
E megjithatė, gjer nė moshėn njėzetedyvjeēare, si mund ta imagjinonte vallė kontesha Geraldinė, fatin qė do tė bėhej zot i saj?

Si u bė Geraldina mbretėresha e shqiptarėve

Ka qenė pikėrisht viti 1937, ai qė e ka shndėrruar jetėn e konteshės hungareze, Geraldinė Aponi nga Nagi-Aponi, nė njė fat tė vėrtetė historik. Nė atė kohė, vajza e re e mbush jetėn e saj me daljet nė shoqėri dhe me punėn e saj nė Muzeun Kombėtar. Ndėrkohė, mbreti Zog qė e njeh shumė mirė Vjenėn, ku ka jetuar nė rininė e tij, e ka vizituar disa herė atė gjatė viteve ’30. Ka ndodhur pikėrisht nė njė pritje tė atyre kohėve njohja e tij me njė vajzė tė bukur, hiri i tė cilės i ka bėrė shumė pėrshtypje.
Ata as janė prezantuar dhe as kanė folur me njėri-tjetrin. Vajza as qė e ka vėnė re, por mbreti edhe pse me preokupime tė shumta, e ka tė ngulitur nė kujtesė fytyrėn. Vitet kanė kaluar. Nė kėtė vit, nė moshėn 42-vjeēare, mbreti i shqiptarėve, ėshtė akoma beqar dhe nuk ka asnjė trashėgimtar dhe ai mendon seriozisht pėr t’u martuar. Gazetat, e thekura pėr bujė, i kanė mveshur gjithfarė historish qė mė sė shumti janė thjesht fantazi. Nė kėtė kohė, edhe pse shtete tė tjera “ishin nė garė” pėr tė bėrė krushqi me Shqipėrinė, nė oborrin e Tiranės kishte dy kėshilltarė hungarezė.
Njė prej tyre, njė njohje e vjetėr e familjes sė Geraldinės, i propozoi tė afėrmėve tė saj projektin pėr martesėn e “trėndafilit tė bardhė tė Hungarisė” me mbretin shqiptar. “U shtanga dhe refuzova aty pėr aty, nuk doja kurrsesi njė jetė aventure dhe pėr mė tepėr, nuk dija asgjė pėr Shqipėrinė”, ka rrėfyer ajo. Ndėrkohė, pėr mbretin ishte njė gjė e mirė qė vajza ishte pa njolla nė biografi.
Geraldina nuk donte, por familjarėt e saj qė janė burra shteti mundohen ta bindin se kjo martesė do tė thotė shumė pėr Hungarinė. “Unė ndieja njė frikė tė turbullt shumė tė madhe ndaj kėtij roli prej mbretėreshe”, rrėfen mė pas hungarezja, e cila megjithatė nė atė kohė kėrkoi njė muaj kohė, gjė e cila i kėnaqi “mblesėt” e rėndėsishėm. Njė tjetėr konteshė, mike e Geraldinės e kthyer nga Shqipėria nė nėntor tė atij viti, e takoi menjėherė kėtė tė fundit duke i treguar bukurinė e vendit, fisnikėrinė e lindur tė kėtij populli, inteligjencėn e gjallė, delikatesėn dhe karizmėn e mbretit. “Ajo mė tha se jo vetėm mbreti, por edhe vendi kishte shumė nevojė pėr mua”, tregon mbretėresha shqiptare arsyen qė e bėri tė pranojė martesėn dhe largimin drejt mbretėrisė mė tė pasigurtė europiane.

Mbretėrimi njėvjeēar i hungarezes

Kėshtu pra, ajo do tė bėhet mbretėreshė. Princesha e huaj ishte bėrė nusja e njė burri qė ishte nė krye tė njė vendi thellėsisht tė shqetėsuar, nė njė epokė shumė tė vėshtirė. Mirėpo mbretėreshė vetėm pėr njė vit, gjer nė pushtimin e Shqipėrisė nga Italia musoliniane.
Mbreti Zog u arratis dhe u nda nga jeta nė vitin 1967. Ky vit ėshtė gjithashtu, nga shumė pikėpamje, pasqyrimi i njė mbretėrimi shembullor, sepse Geraldina, nė kėtė kohėzgjajtje tė kufizuar, nuk ka qenė njė mbretėreshė “gjoja” por, pėrkundrazi, pėrfaqėsuesja autentike e njė populli krenar pėr tė kaluarėn dhe pėr historinė e tij mijėravjeēare, pėrpara se ta rrėmbente stuhia e madhe e Luftės sė Dytė Botėrore.
E rrėmbeu, pa dyshim, por kurrė nuk u harrua nga shtetasit e saj. Bashkėshorti, mbreti Zog, personaliteti kompleks i tė cilit ka ende shumė pėr tė zbuluar misteret e tij, e shndėrroi Shqipėrinė e kohės sė tij nė njė shtet tė vėrtetė tė konstituar. Lidhur me tė, debati ėshtė akoma larg pėr t’u konsideruar i mbyllur.
Pėrsa i pėrket asaj, mbretėresha Geraldinė ka ngjallur gjithmonė, cilėtdo qofshin regjimet e mėpastajme, njė simpati dhe njė respekt unanim. Nė fakt, pėr tė, nuk ėshtė bėrė kurrė asnjė kritikė. Veli i heshtjes ra mbi tė kur mbreti u gjend nė mes tė fatkeqėsive mė tė mėdha. Konteshės hungareze i ėshtė dashur tė pėrballojė evenimente mjaft tė dhimbshme. Historia njė ditė do tė shpjegojė sjelljen e saj, fisnikėrinė e saj, ndėrsa kaloi me kaq dinjitet regjime, epoka dhe rrėnime.


Me 22 tetor 2002 nena mbretereshe na le perfundimisht.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi