Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VAJZAT E VARREZAVE.

Shko poshtė

VAJZAT E VARREZAVE. Empty VAJZAT E VARREZAVE.

Mesazh nga bledikorcari Fri May 09, 2008 9:45 am

Vajzat e varrezave

--------------------------------------------------------------------------------

Mendohej se ndonjė i sėmurė mendor shkatėrronte varret, por tė gjithė u befasuan kur panė qė dy motrat dilnin natėn pėr tė vjedhur metal nė banesat e fundit tė tė ndjerėve

RRĖSHEN - “Vidhnim pėr tė mbijetuar. Nuk kishim asnjė lek nė shtėpi, as pėr copėn e bukės. Prindėrit i kemi tė papunė dhe vuajmė pėr gjithēka”, thanė para uniformave blu tė policisė sė Rrėshenit dy motra tė mitura, qė vidhnin natėn sendet e hekurta nė varrezat e qytetit. Aq e vėshtirė duhet tė jetė situata financiare nė shtėpinė e tyre, saqė M. S. e A. S., tė dyja nėn 15 vjeē, zgjodhėn tė vjedhin varret pėr tė siguruar bukėn e gojės. Madje jo ditėn, por natėn, sikurse meshkujt e stėrvitur me kėsi gjėrash. Dy motrat u ndalėn nga policia me “presh nė duar”, pas denoncimit tė mirėmbajtėsit tė varrezave tė Rrėshenit, i cili kishte pikasur se dita-ditės nė kėtė ambient zhdukeshin pjesėt metalike, qė nga mbajtėset e qirinjve, kryqet e varreve, vazot e luleve etj.

Ngjarja

M. S. e A. S. kanė dhunuar ditėt e fundit mė shumė se 20 varre. Familjarėt e tė vdekurve kanė dhėnė alarmin, ndėrkohė qė i pari qė ėshtė vėnė nė lėvizje ka qenė mirėmbajtėsi i varrezave. Ai nuk ka arritur tė identifikojė dhunuesit e varrezave, pasi gjithēka ėshtė kryer gjatė natės. Fillimisht, roja e varrezave ka vajtur nė pikat e grumbullimit tė hekurishteve. ku ka pikasur sendet e vjedhura, paēka se ata ishin deformuar. Bėhet fjalė pėr pjesė metalike qė zbukurojnė varret, vazo lulesh, mbajtėse qirinjsh apo deri edhe tek kryqet e vendosur mbi pllakat e varreve. “Kėto sende janė vjedhur nė varrezat e qytetit. Jeni tė lutur tė mos pranoni zbukurimet e varrezave”, u ka thėnė punonjėsi i varreve pronarėve tė hekurishteve. Kėta tė fundit e kanė mohuar tė kenė ditur se hekurishtet e blera nga ato janė vjedhur nė varrezat publike tė qytetit. Mirėpo familjarėt dhe mirėmbajtėsit e shqetėsuar pėr ngjarjen e pazakontė i janė drejtuar edhe policisė lokale, pėr tė gjetur dhunuesit. Forcat blu e vlerėsuan seriozisht denoncimin e bėrė, ndaj urdhėruan identifikimin e personave qė kishin vėnė dorė mbi varrezat e qytetit tė Rrėshenit. Specialistė tė Policisė Kriminale dhe punonjės tė rendit ngritėn me kėtė rast shėrbime tė fshehta pranė varrezave tė dhunuara dy ditė mė parė. Teksa prisnin qė ndonjė i sėmurė mendor tė ishte autori i “prishjes” sė varreve, policėt u befasuan kur nė mbrėmje pikasėn dy vajzat e mitura. Motrat u shoqėruan nė polici dhe nė prani tė prindėrve tė tyre pranuan autorėsinė e vjedhjes sė bujshme. Ndėrkohė, prindėrit e tė miturave tė shoqėruara, e mohuan tė kenė pasur dijeni pėr gjestin e fėmijėve tė tyre.

Gazeta : Korrieri
__________________
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : VAJZAT E VARREZAVE. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

VAJZAT E VARREZAVE. Empty Re: VAJZAT E VARREZAVE.

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 6:25 pm

Te vdekurit u vijne ne ndihme vajzave jetime.Shume mire!
Ne te gjallet nuk mundemi. Shume keq!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi