A duhet te votojne emigrantet shqiptare ne Shqiperi?

Shko poshtė

default A duhet te votojne emigrantet shqiptare ne Shqiperi?

Mesazh nga komshiu prej Mon Jul 21, 2008 12:35 am

Vota e emigrantėve: njė propozim i papjekur


Nga: Adri Nurellari

Botuar tek gazeta Shqip


Kohėve tė fundit lėvizja G99 e drejtuar nga Erion Veliaj ka dalė me njė nismė interesante pėr tė mundėsuar votimin e emigrantėve shqiptarė. Mirėpo ky propozim dhe retorika qė e ka pėrcjellė mė tepėr karakterizohen nga njė romantizėm pėrmallues dhe patetizėm i papėrmbajtur sesa nga njė gjykim i kthjellėt lidhur me kėtė ēėshtje. Votimi i emigrantėve nė fakt has ne dy lloj problemesh, parimore dhe praktike.

Nė parim e drejta e votės e nisur prej iluministėve tė cilėt krijuan edhe konceptin e sovranitetit popullor pėrbėn thelbin e demokracisė dhe bazohet nė parimin e qeverisjes nėpėrmjet miratimit tė tė qeverisurve. Pra kėtu has gozhdėn e parė propozimi pėr votimin e emigrantėve, vota ėshtė njė instrument i qytetarėve pėr tė pėrcaktuar se kush i udhėheq, mirėpo emigrantėt nėse votojnė nė Shqipėri nuk do tė pėsojnė pasojat e zgjedhjes sė tyre pasi nuk do tė udhėhiqen nga qeverisja vendore apo qendrore shqiptare atje ku jetojnė. Nėpėrmjet kėtij propozimi i bie qė vota e njė emigranti e dhėnė pėr tė pėrcaktuar kush ushtron njė pushtet qė ata nuk i prek, tė jetė mė e padrejtė dhe e papėrgjegjshme sesa vota e njė qytetari shqiptare rezident permanent nė Shqipėri.

Sė dyti njė tjetėr parim thelbėsor i demokracisė me burim sėrish tek iluministėt si Xhon Lok ka tė bėjė me lidhjen midis taksave dhe pėrfaqėsimit demokratik. Historikisht pėrfaqėsuesit e popullit nė monarkitė evropiane janė thirrur prej mbretit gjithmonė kur ėshtė bėrė fjalė pėr tė vendosur taksa tė reja dhe pėr tė rritur ato ekzistueset dhe pa u vendosur e drejta e pėrgjithshme e votės, pėrfaqėsuesit e asambleve qė vendosnin pėr kėto taksa vinin nga segmentet taksapaguese tė shoqėrisė. Madje edhe motoja qė nė njė far mėnyre ka frymėzuar revolucionin amerikan the themelimin e Shteteve tė Bashkuara Amerikane ka qenė “no taxation without representation” (s’ka taksa pa pėrfaqėsim) duke bėrė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis taksave dhe pėrfaqėsimit. Domethėnė duke nėnkuptuar qė dhėnia e taksave tė kualifikon pėr tė drejtėn pėr tė patur pėrfaqėsim politik. Kjo ėshtė arsyeja pse SHBA ua mundėson shtetasve amerikan realizimin e tė drejtės pėr tė votuar por nė tė njėjtėn kohė iu kėrkon gjithashtu qė tė paguajnė taksa pėr tė ardhurat qė nxjerrin jashtė vendit. Vota e emigrantėve do tė thoshte qė tjetėrkush tė vendos se sa duhet tė paguash dhe si duhen administruar ato qė ti paguan. Pėrpos kėsaj mundėsimi i votimit pėr emigrantėt shqiptarė tė shpėrndarė anembanė globit dhe qė kanė vendosur nė mėnyrė vullnetare pėr t’u larguar nga vendi, pėrmban njė kosto tė lartė dhe tė padrejtė pėr taksat e atyre individėve qė kanė vendosur tė qėndrojnė nė Shqipėri.

Njė tjetėr parim demokratik ėshtė ai i domosdoshmėrisė sė marrjes sė njė vendimi nė kushtet kur je i mirinformuar. Njė votues nga larg mund tė mos zotėrojė informacionet e nevojshme pėr tė marrė njė vendim tė mirinformuar pasi largėsia e bėn tė vėshtirė pėr partitė kandidate qė tė prezantojnė platformat tek jo rezidentėt, si dhe kėta tė fundit e kanė tė vėshtirė tė gjykojnė performancėn e mėparshme tė palėve qė garojnė. Emigrantėt shqiptarė do tė bėheshin lehtė viktima tė marketingut politik, fasadave fallso, pėrpunimit tė mediave, imazhit pa pėrmbajtje apo retorikės boshe ndėrkohė qė realiteti nė terren do ishte i panjohur pėr ata. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė propozimi pėr votėn e emigrantėve vjen pikėrisht nga ata qė kanė dėshmuar mjeshtėri nė kėto teknika.

Pėr kėto probleme apo implikime parimore duhet bėrė njė dallim shumė i rėndėsishėm midis emigrantėve qė kanė ikur njėherė e mirė, apo emigrantėve tė pėrkohshėm, ose shtetasve shqiptarė qė kanė njė rezidencė rastėsore apo afatshkurtėr nė njė vend tė huaj. Gjithashtu duhet bėrė njė dallim midis zgjedhjeve vendore ku nuk ka kurrfarė logjike qė rezidentėt jashtė vendit tė votojnė, dhe zgjedhjeve parlamentare pėr tė cilat do tė ishte e arsyeshme qė emigrantėt e pėrkohshėm apo sezonal tė mund tė votonin. Emigrantėve shqiptarė qė janė larguar nė mėnyrė vullnetare pėrfundimisht nė mėnyrė tė pakthyeshme nga Shqipėria parimisht nuk do tė ishte e drejtė dhe e ndershme qė t’iu jepej mundėsia pėr tė votuar nė Shqipėri. Kėtė dallim midis emigrantėve tė pėrhershėm dhe atyre tė pėrkohshėm e bėjnė njė pjesė e mirė e shteteve qė kanė dispozita qė mundėsojnė votat e emigrantėve. Kėshtu pėr shembull Zelanda e Re mundėson tė drejtėn e votimit deri nė tre vjet pas largimit kurse Filipinet kėrkojnė qė shtetasit qė jetojnė jashtė dhe qė duan tė votojnė tė nėnshkruajnė nė mirėbesim njė deklaratė ku tė premtojnė se nė njė kohė tė dytė ata do tė ribėhen banorė tė vendlindjes dhe se nuk do tė marrin nėnshtetėsi tė dytė.

Mirėpo pėrveēse probleme parimore nė kushtet e Shqipėrisė ky propozim fut ujė akoma mė shumė nga ana praktike dhe mundėsia pėr t’u realizuar. Pra mund tė thuhet qė edhe sikur tė ishte e drejtė qė emigrantėt e pėrhershėm tė votonin nė Shqipėri, gjė qė unė nuk e besoj, nė kėtė realitet tė tanishėm shqiptar kjo gjė nuk do ishte as e mundur tė realizohej ndershmėrisht votimi i tyre. Ne nuk po realizojmė dot nė mėnyrė tė ndershme zgjedhjet brenda Shqipėrisė, le mė pastaj tė organizohet nė mėnyrė tė ndershme e rigoroze vota e emigrantėve. Ne nuk kemi lista tė sakta votuesish nė Shqipėri, kėshtu qė as qė mund tė bėhet fjalė tė kemi lista tė sakta tė rezidentėve shqiptarė nėpėr botė. Vendet e ndryshme qė mundėsojnė votėn e emigrantėve kanė arritur standarde tė larta pėr sa i pėrket ndershmėrisė dhe pacenueshmėrisė sė procesit votues ku procesin e menaxhon shėrbimi civil dhe zyrtarėt e shtetit. Tek ne mezi organizohen me komisione tė balancuara ku janė tė pranishėm anėtarė tė tė gjitha partive. Kuptohet se sa pak legjitimitet do tė kishin kėto vota emigrantėsh qė do tė pėrcilleshin nė Shqipėri prej Postės shtetėrore ose administroheshin prej shėrbimit diplomatik shqiptar, institucione kėto dy qė konsiderohen apriori tė politizuar e pėr rrjedhojė tė prirura pėr tė futur duart e manipuluar me rezultatet. Pėr mė tepėr qė duke patur parasysh numrin e madh tė emigrantėve dhe pesha vendimtare qė do tė kishin nė rezultatin final, interesi apo tundimi i partive politike, sidomos atyre nė pushtet pėr tė manipuluar me kėto vota do ishte i papėrmbajtshėm.

Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm i procesit tė votimit janė standardet e ndershmėrisė qė paracakton kodi si pėr shembull sekreti apo anonimati nė proces si dhe transparenca e procesit. Mirėpo shteti ynė nuk ka juridiksion pėr ti imponuar apo garantuar kėto standarde nė shtete tė tjera pritėse ku gjenden emigrantėt shqiptarė, pėr rrjedhojė vetė procesi nuk do tė ketė ato standarde ndershmėrie qė do mund tė garantoheshin nė Shqipėri ku vepron ligji shqiptar. Pėr mos tė folur pastaj pėr rastin kur shtetet pritėse mund tė kenė njė agjendė tė caktuar apo interes nė politikėn e brendshme tė Shqipėrisė e tė kenė interes pėr tė ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve tė brendshme tona nėpėrmjet emigrantėve shqiptarė qė banojnė tek kėto vende. Rasti tipik ka qenė ai i Greqisė ku dendur janė organizuar tė ashtuquajturat operacione fshesa nė periudha zgjedhore e madje janė organizuar edhe autobusė enkas pėr tė nxitur emigrantėt shqiptarė nė Greqi qė tė kthehen e tė votojnė kundėr njė partie tė caktuar qė nuk i ka leverdisur interesave greke nė Shqipėri. Kjo ndėrhyrje nė politikėn e brendshme do tė bėhej shumė mė e lehtė dhe shumė mė e fortė po qe se emigrantėve tanė do iu mundėsohej tė votonin prej Greqisė.

Pėr rrjedhojė pa bėrė tė mundur realizimin e zgjedhjeve tė ndershme e rigoroze nė Shqipėri fillimisht as qė mund tė bėhet fjalė pėr tė organizuar njė proces tė ndershėm votimi tė emigrantėve. Kjo do tė thotė qė ėshtė krejt e parakohshme qė tė niset njė debat pėr votimin e emigrantėve nė kushtet e konjukturės aktuale. E mandej vetėm pasi tė garantohej njė proces i pakundėrshtueshėm nė Shqipėri mund tė nisej njė debat i mirėfilltė duke vendosur nė qendėr tė vėmendjes edhe parimet themelore tė sipėrpėrmendura qė janė lėnė pas dore nga propozimi i G99.
avatar
komshiu
Antar i ri
Antar i ri

Male
Numri i postimeve : 70
Age : 107
Location : eladhistan
Job/hobbies : rakia
Humor : gjithshka e mire
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 10/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.albanians.gr

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: A duhet te votojne emigrantet shqiptare ne Shqiperi?

Mesazh nga komshiu prej Mon Jul 21, 2008 12:37 am

Te nderuar forumiste!

Duke marre shkas nga ky shkrim, Ju si mendoni?
avatar
komshiu
Antar i ri
Antar i ri

Male
Numri i postimeve : 70
Age : 107
Location : eladhistan
Job/hobbies : rakia
Humor : gjithshka e mire
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 10/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.albanians.gr

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: A duhet te votojne emigrantet shqiptare ne Shqiperi?

Mesazh nga nardlushnja prej Mon Jul 21, 2008 7:03 pm

Une mendoj se te gjithe ata qe jane shqiptare mbi 18 vjec kane te drejten e votimit.Kjo e drejte nuk mund ti mohohet asnje shqiptari.
Te gjithe ata emigrante qe i hengri meraku se cili prej hajduterve do ti vjedhe kater vitet e ardhshme,le te marre rrugen e Shqiperise,te shohi edhe familjen nga afer,dhe te votoje ne vendin e vet.
Qe votimet te behen jashte shtetit,kjo mua me duket pak si pakuptim.Ata vjedhin votat para syve te tyre.Imagjino se cdo te behet me ndihmen e forcave te huaja
avatar
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 47
Shteti :
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: A duhet te votojne emigrantet shqiptare ne Shqiperi?

Mesazh nga Vizitor prej Mon Oct 06, 2008 1:18 am

cdo shqiptar duhet te kete te drejten e votes

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: A duhet te votojne emigrantet shqiptare ne Shqiperi?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi