Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"U shfryme, sepse u fryme si ai "kaposhi ne maje plehut"....

Shko poshtė

"U shfryme, sepse u fryme si ai "kaposhi ne maje plehut".... Empty "U shfryme, sepse u fryme si ai "kaposhi ne maje plehut"....

Mesazh nga Vizitor Tue Oct 14, 2008 8:24 pm

Tė parėt nė grup! Mund tė mundim ēdo skuadėr! S’kemi frikė asnjė kundėrshtar! Hungaria, ekip qė s’ka sharmin e kaluar! Kemi tė drejtė tė ėndėrrojmė! Kam besim te skuadra! Dua gjashtė pikė! Do jemi skuadėr ofensife! Kemi sharm dhe futbollistė europianė, etj., etj! Kėshtu shprehej Hani para ndeshjes me Hungarinė. Nuk bėhet fjalė pėr optimizėm apo karikim skuadre, por pėr njė fushatė mashtruese pėr fansin shqiptar tė pėrfaqėsueses, tė njė amatorizmi dhe jo profesionalizmi. Pėrse u shfrymė dhe u zbythėm? Sepse vuajtėm delirin ballkanik dhe loja e Hanit pėr tė justifikuar paratė. Trajneri nuk bėri asnjė analizė reale tė asaj fitoreje, vetėm teknike, me Maltėn, njė ndeshje mashtruese dhe aspak e denjė pėr skuadrėn tonė, pėr zgjidhjet taktike. U shfrymė, sepse ende vazhdon tė shkojė kombėtarja mbas trajnerit dhe jo e kundėrta, normalja, sepse dėshtimi i saj fillon qė nga pėrzgjedhja e lojtarėve, organizimi i skuadrave pėrfaqėsuese tė moshave etj. U shfrymė, apo treguam se sa vlejnė, sepse kėrkojmė tė bėjmė kombėtare me lojtarė stoli nė klubet e tyre, qė nuk luajnė asnjė minutė dhe lėmė jashtė saj lojtarė mjaft rentabėl, si Bylykbashi, golashėnues, organizator, qė marrin pėrgjegjėsi apo dhe dinė tė kthejnė lojėn? U shfrymė, sepse mjafton tė shikosh rezultatet e Shpresės apo kombėtares U-19, e cila, kjo e fundit, pėsoi plot 8 gola nė dy ndeshje, 5 nga tė cilėt prej Serbisė, dhe lėnien jashtė tė shumė lojtarėve cilėsorė, apo klithmėn e Ardian Aliajt pėr Shpresėn nė Kroaci, qė tė kuptojmė se ajo kombėtare do tė shfryhet kurdo. Sepse, mjafton tė kujtosh se kombėtarja shqiptare ėshtė edhe e emigrantėve, qė sjellin rreth 1 miliard dollarė nė vit nė Shqipėri dhe janė oksigjeni pėr jetėsėn shqiptare, por ata detyrohen ta shikojnė ndeshjen nėpėr satelitė, apo lart e poshtė, duke shėnuar rekord historik nė gjithė botėn Televizioni Publik Shqiptar nė kėtė drejtim. Vetėm nė Shqipėri ndodh ky transmetim antikombėtar, kur duhet tė jepet falas nė Televizionin Publik Shqiptar, edhe nė satelit.

U shfrymė, sepse vetėm nė Shqipėri ndodh qė trajnerėt e kombėtares nuk njohin dorėheqje pėr rezultate negative, por janė edhe disa herė mė tė paguar se trajnerėt e Kroacisė, Austrisė apo edhe tė Hungarisė. U shfrymė dhe mirė do tė ishte mos tė fryheshim si ai “gjeli majė plehut”, sepse do tė duhen edhe shumė vite qė tė bėhet ekipi kombėtar. Ndoshta Kosova do tė bėhet pėrpara nesh. Malta ishte daulle zie pėr njė ndeshje futbolli, pėrtej rezultatit, por asnjėri nuk e dėgjoi, madje e trumbetuan triumf, kryesim, revolucion! Por “tullumbacja” u shfry dhe keqardhje s’duhet tė ketė, por realizėm, ndershmėri dhe profesionalizėm. Madje historia e Hanit nuk ėshtė se ka reputacion, apo suksese mė shumė se Kumani, por vetėm sherre, dėshtime, largime nga pankinat dha asnjė kontratė tė pėrfunduar. Kjo kombėtare ka sharm, por ai do “hekurosur”, ruajtur, pastruar, larė. Fundi ynė, edhe kėsaj radhe, dihet. Do tė jemi tė parafundit, duke lėnė pas nė klasifikim vetėm Maltėn! Objektivi i radhės? Tė mos turpėrohemi si nė Rumani nė ndeshjen me Portugalinė. Tė parėt nė grup! Mund tė mundim ēdo skuadėr! S’kemi frikė asnjė kundėrshtar…….! Por, fatkeqėsisht u shfrymė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi