Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Vata nė kujtesėn time

Shko poshtė

Fadil Vata nė kujtesėn time Empty Fadil Vata nė kujtesėn time

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:38 pm

FADIL VATA - SHĖMBĖLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I

KARAKTERIT BURRĖROR



(Me rastin e 18 vjetorit tė vdekjes)



Shkruan: Nezir MYRTAJ

Prishtinė, mė 25 prill 2007

http://www.beepworld.de/memberdateie...zirmyrtaj1.jpg



Po tė mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do tė mund tė mbijetonte fryma e rezistencės sonė kombėtare; Pa luftėtarėt e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do tė mund tė formohej Ushtria Ēlirimtare e Kosovės; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do tė mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atė qė kėtej; Pa bij tė menēur, tė vendosur e tė sinqertė si Fadil Vata, Kosova nuk do tė arrijė tė ketė liri tė plotė dhe as pavarėsi normale e tė pambikėqyrur; Pa idealistė si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketė tė sigurt tė ardhmen e saj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fadil Vata nė kujtesėn time Empty Re: Fadil Vata nė kujtesėn time

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:39 pm

http://www.beepworld.de/memberdateie.../fadilvata.jpg


Shkruan: Nezir MYRTAJ

Prishtinė, mė 25 prill 2007

http://www.beepworld.de/memberdateie...zirmyrtaj1.jpg



Po tė mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do tė mund tė mbijetonte fryma e rezistencės sonė kombėtare; Pa luftėtarėt e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do tė mund tė formohej Ushtria Ēlirimtare e Kosovės; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do tė mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atė qė kėtej; Pa bij tė menēur, tė vendosur e tė sinqertė si Fadil Vata, Kosova nuk do tė arrijė tė ketė liri tė plotė dhe as pavarėsi normale e tė pambikėqyrur; Pa idealistė si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketė tė sigurt tė ardhmen e saj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fadil Vata nė kujtesėn time Empty Re: Fadil Vata nė kujtesėn time

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:39 pm

http://www.beepworld.de/memberdateie...ishmujaetj.jpg

* * *

Mė 25 prill 2007 bėhen 18 vjet prej ndarjes nga ne, tė veprimtarit tė shquar tė ēėshtjes kombėtare, Fadil Vata, i lindur mė 1962 nė Sallagrazhdė tė Therandės. Qysh nė bangat e shkollės sė mesme nė Therandė, Fadili me njė rreth shokėsh, fillon tė bashkėjetojė me hallet e Kosovės e tė pjesės sė robėruar tė popullit shqiptar nėn ish-Jugosllavi. Demonstratat e fuqishme tė pranverės sė vitit 1981, atė e gjejnė nė shėrbimin ushtarak nė Pozharevc tė Serbisė. I ndodhur nė kėtė shėrbim, mė 2 maj tė vitit 1981 arrestohet nga shėrbimi i sigurimit shtetėror dhe pas disa muajsh hetimesh i akuzuar pėr veprimtari nga pozitat e “nacionalizmit” dhe “irredentizmit” shqiptar, dėnohet me 7 vjet burg. Dėrgohet nė vuajtje tė dėnimit nė burgun famėkeq nė Zabellė tė Pozharevcit.

Jam i bindur se tė gjithė ata qė e kanė njohur nga afėr Fadil Vatėn, ndihen tė lumtur e tė privilegjuar. Njėri prej tyre jam edhe unė. Dhe, nė qoftė se ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet se, mė shumė se nė ēdo vend tjetėr, njeriu nė burg njeh veten dhe mikun, unė pikėrisht nė rrethana burgu pata fatin ta njoh Fadilin.

Ishte maji i vitit 1984, kur mua sė bashku me disa shokė tė prangave mė larguan nga burgjet e Kosovės e mė vendosėn nė burgun famėkeq tė Pozharevcit nė Serbi. Qė nė ditėt e para tė qėndrimit nė regjim karantine tė kėtij burgu, nga disa tė burgosur tė nacionaliteteve tė tjera kisha kuptuar se nė pavijonet e ndryshme ndodheshin disa dhjetėra tė burgosur shqiptarė, tė dėnuar pėr vepėr politike. Natyrisht, kjo nuk ishte ndonjė informatė e jashtėzakonshme pėr mua, sepse atėherė nuk kishte burg nė Jugosllavi ku tė mos kishte shqiptarė tė dėnuar politikisht. Mirėpo, thėnė tė drejtėn, pas dy vjet e gjysmė burgu tė regjimit hetues, prisja me padurim takimin me shokė tė rinj tė idealit.

Nuk mund ta harroj kurrė ēastin e parė tė takimit me Fadilin, pak pėrtej pavijonit-karantinė, nė afėrsi tė objektit tė ngrohtores sė kampit. Ishte gjysma e dytė e majit tė vitit 1984. Ishte termini i shėtitjes sė rregullt ditore nė atė periudhė regjimi nė karantinė. Meqenėse oborri i pavijonit ishte afėr fushės sė sportit, Fadili, sapo na vėren nga vendi ku ishte duke punuar disa punė ndėrtimtarie pranė kėsaj fushe dhe meqenėse ai tashmė kishte kuptuar se nė burgun e Zabelės ato ditė kishin arritur disa tė burgosur tė tjerė politikė shqiptarė, nė mėnyrė tė pahetueshme arrin deri nė njė afėrsi tė caktuar dhe paraqet njoftimin e tij. Ai, me shkathtėsinė dhe gjallėrinė qė e karakterizonin jep dhe merr informacionet lidhur me numrin e tė burgosurve shqiptarė nė kėtė burg, pėr gjendjen, si dhe pėr emrat e disa prej tyre. Ky ishte takimi im i parė me njė tė burgosur politik shqiptar nė burgun e Pozharevcit.

Dėshira pėr tė vėnė kontaktin me ne si tė burgosur tė ardhur nga Kosova, informacionet e shumta e tė shpejta qė na i dha, si dhe interesimi i tij pėr tė ditur sa mė shumė pėr ne, krijuan te unė pėrshtypjet e para pėr Fadilin, si pėr njė tė ri energjik, tė shkathtė, trim, i afėrt e solidar. Kėto pėrshtypje, sė shpejti u bėnė realitet. Pasi mė nxorėn nga karantina, nė muajin qershor, mė vendosėn nė pavijonin numėr 5, ku ndodhej edhe Fadili. Kjo rastėsi ma krijoi mundėsinė qė virtytet e tij njerėzore t’i njoh e t’i provoj edhe pėr sė afėrmi, ditė pėr ditė. Pėr mė shumė se njė vit, nė kėtė pavijon, unė dhe shokėt e tjerė, ndamė me Fadilin, gėzimet e hidhėrimet, shqetėsimet e preokupimet, madje edhe ėndrrat dhe ushqimet, tė cilat i merrnim nga familjet tona gjatė vizitave.

Fadili kishte njė aftėsi tė jashtėzakonshme tė depėrtojė nė qenien e shokut e mikut. Ai tė bėnte pėr vete me ēiltėrsinė e tij absolute shpirtėrore, me ndjenjat e sinqerta, me harenė e pėrhershme, me humorin e ngrohtė e me zėrin e ėmbėl, me tė cilin shpesh kėndonte bukur pjesė tė kėngėve lirike e epike. Fadili kishte prirje tė theksuar pėr kėngė e humor. Nė fytyrėn e tij do tė mund tė vėreje seriozitet e krenari, por kurrė zymtėsi, lodhje apo vuajtje. Nė mesin e tė gjithė shokėve dhe nė ēdo kohė e situatė, ai rrezatonte ndjenja optimizmi e dashurie vėllazėrore. Kėto ndjenja ka pasur fatin t’i provojė shumica e tė burgosurve politikė shqiptarė tė asaj kohe nė burgun e Pozharevcit.

Meqenėse njė pjesė e pavijonit numėr 5 shėrbente si vend i caktuar ku bėnin pushimin vjetor tė burgosurit e tė gjitha pavijoneve tė tjera tė angazhuar nė punė, pėr tė burgosurit politikė shqiptarė tė kėtij pavijoni ky ishte njė rast i veēantė pėr tė kontaktuar me tė burgosurit politikė tė pavijoneve tė tjera. Ky rast ishte i mirėseardhur, sidomos pėr Fadilin, i cili, nė mungesė tė punėve tė rregullta nė sektorin e ndėrtimtarisė, shpesh kishte kohė tė lirė, prandaj atė ua kushtonte pothuajse tė tėrėn shokėve qė vinin nė dhomėn e pushimit vjetor. Ai qėndronte e bisedonte me ta, lexonte e shkėmbente mendime tė ndryshme, por bėnte edhe plane organizimi pėr tė ardhmen.

Fadili kishte njė horizont tė gjerė tė njohurive, si rezultat i punės sė pandėrprerė intelektuale. Ai kishte njė vullnet tė pathyeshėm pėr tė mėsuar gjėra tė reja dhe nė tė gjitha fushat. Atė mund ta shihje duke lexuar, sa Kapitalin dhe vepra tė tjera ekonomike, sa Antidyringun e Engelsit, sa filozofinė e Hegelit, sa vepra historike, letrare e artistike. Prandaj, te ai mund tė gjeje ideologun dhe intelektualin me tė cilin mund tė bisedoje pėr artin, filozofinė, historinė, shkencėn... Me njė fjalė, te ai gjeje njeriun e kompletuar.

Me interesim fanatik pėrcillte shtypin ditor dhe atė periodik, sidomos lidhur me ngjarjet nė Kosovė. Atij nuk i shpėtonte asnjė cep gazete pa e lexuar dhe kishte njė aftėsi tė jashtėzakonshme tė komentimit tė shkrimeve. Tėrė preokupimi i Fadilit, tėrė qenia e tij shpirtėrore ishte nė Kosovė. Nė Pozharevc kishte vetėm trupin.

I kujtoj si sot momentet, kur unė me shokėt e dhomės, Bejadinin, Imerin, Samiun e Skėnderin, pas orarit tė punės ktheheshim nga reparti nė pavijon dhe aty gjenim Fadilin. Nė sytė e tij lexoja kureshtjen pėr tė na treguar ngjarje tė reja politike tė lexuara nė shtyp. Sapo rreshtoheshim dhe niseshim pėr nė mensė, ai mė fuste dorėn nėn sqetull dhe fillonte tė komentonte pėrmbajtjen e shtypit. Sidomos me kureshtje i pėrcillte proceset gjyqėsore kundėr shqiptarėve nė Kosovė e kudo nė ish-Jugosllavi, tė cilat nė atė kohė ishin pothuajse tė pėrditshme. Me njė kujdes tė veēantė regjistronte nė kujtesė fjalėt e mbrojtjes tė tė akuzuarve dhe mbushej entuziazėm kur mbrohej fuqishėm kėrkesa politike pėr republikėn e Kosovės.

Fadili ishte atdhetar me ndjenja tė kulluara. Ai i donte atdheun dhe popullin e tij, jo sa pėr formė e modė, por me pasion tė kultivuar atdhedashurie. Pėr tė nuk kishte interes mė tė lartė sesa interesi i atdheut, por as dashuri mė tė madhe se ajo pėr atdheun. Revolucionariteti dhe qėndrimi dinjitoz i Fadilit, nuk mund tė mos tėrhiqnin edhe vėmendjen e autoriteteve tė burgut nė Pozharevc. Kėto autoritete i pengonte qėndrimi i tillė, i cili demaskonte politikėn antishqiptare tė shtetit tė tyre. Prandaj, nė korrik tė vitit 1985, kėto autoritete ia pėrgatisin Fadilit, pėrmes njė spiuni qė pėrgjigjej pėr vrasje, provokacionin pėr tė mundėsuar futjen e tij nė ēeli nė pavijonin numėr 7. Atij iu sajua akuza lidhur me motivacionin pėr komplot dhe po pėr tė njėjtin motiv, atė ditė, nė ēeli u dėrgua edhe Sami Kurteshi, i dėnuar politik qė ishte nė tė njėjtin pavijon me Fadilin. Derisa po mbanin dėnimin prej 30 ditėsh nė ēeli, Fadili e Samiu arrijnė t’i koordinojnė qėndrimet, gjatė kohės sė shėtitjes nė oborrin e kėtij burgu, nė mėnyrė qė pas vuajtjes sė dėnimit, tė mos pranojnė tė qėndrojnė nė dhomat izoluese me tė burgosurit ordinerė serbė. Nė repartin e izolimit tė pavijonit numėr 7, po mbaheshin tė burgosurit mė degjenerikė qė kishte prodhuar sistemi jugosllav: vrasės tė pandreqshėm, kriminelė recidivistė, hajna tė ushtruar... Prandaj, Fadili e Samiu kishin vendosur ta refuzonin qėndrimin nė njė dhomė me kėta tė burgosur dhe kishin planifikuar tė shpallin grevė urie nė qoftė se do tė ndodhte njė detyrim i tillė. Dhe kėshtu edhe ndodhi. Pasi dalin nga ēelitė, ata dėrgohen nė dhomat e izolimit me serbė. Atė ditė ata hyjnė nė grevė urie, nė shenjė proteste, por edhe solidarizimi me grevėn e urisė qė ndėrkohė kishin nisur tė burgosurit politikė shqiptarė nė dhomat e tjera tė izolimit, pėr shkaqe tė kushteve tė rėnda tė vuajtjes dhe trajtimit antinjerėzor tė tyre. Nė kėtė kėshtjellė mesjetare (pavijoni numėr 7) po mbaheshin qė prej disa vitesh rreth 20 tė burgosur politikė shqiptarė. Disa muaj mė parė, nė atė regjim burgu ishte vendosur edhe dėshmori Afrim Zhitia, shok i afėrt i Fadilit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fadil Vata nė kujtesėn time Empty Re: Fadil Vata nė kujtesėn time

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:40 pm

http://www.beepworld.de/memberdateie...rimzhitia1.jpg

Pėr shkak tė grevės sė urisė, Fadili e Samiu dėnohen pėrsėri edhe me nga 30 ditė vuajtjeje nė ēeli, pas sė cilės ndalohen nė regjim izolimi, po ashtu nė pavijonin numėr 7, ku regjimi i burgut ishte me mbikėqyrje tė pėrforcuar. Nė kėtė lloj burgu mbaheshin tė burgosurit tė cilėsuar si problematikė, por tė burgosurit politikė shqiptarė nė kėto kushte mbaheshin, jo pse ishin problematikė, apo me qėllim tė disiplinimit tė tyre, por pėr t’iu hakmarrė qėndrimit tė tyre krenar e tė pathyeshėm e pėr t’ua dėmtuar shėndetin. Ky ishte edhe qėllimi i ndėshkimit tė Fadilit, megjithėse kishte disa muaj prej qė te ai ishin paraqitur shenjat e njė dhembjeje tė vazhdueshme.

Qysh nė pranverė tė vitit 1985, para se tė izolohej, Fadili ankohej pėr dhembje nė shpinė. Si pasojė e kėsaj dhembjeje, ai paraqitej shpesh te mjeku dhe kėrkonte tė lirohej nga puna fizike. Pėr ne shokėt e tij, kėto shenja, me tė vėrtetė ishin brengosėse, por meqenėse shėndeti i tij ishte paksa delikat, shpresonim se ishte fjala pėr ndonjė pasojė ftohjeje. Me kėto shenja sėmundjeje nė trup, Fadili u vendos nė tipin e mbyllur tė burgut, kushtet e tė cilit, pa dyshim do t’ia shpejtojnė zhvillimin e sėmundjes.

Nė vjeshtė tė vitit 1985, gjendja shėndetėsore e Fadilit u rėndua, prandaj, autoritetet e burgut u detyruan ta dėrgojnė nė spitalin ushtarak tė Beogradit, ku i nėnshtrohet njė operacioni tė rėndė.

Ishte i papėrshkrueshėm gėzimi kur disa muaj pas kėtij operimi, Fadilin e pamė sėrish nė mesin tonė, megjithėse nė kushte tė njėjta burgu dhe pa mundėsi takimi tė drejtpėrdrejtė. Gėzim i papėrshkrueshėm ishte edhe pėr Fadilin, tė jetė sėrish nė dhomė me Afrim Zhitinė, Halil Selimin, Sabit Veselin. Ai nuk pranon ofertėn e zyrtarėve tė burgut, qė pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore, tė vendosej nė trajtim tė burgut pėr persona tė sėmurė, vetėm qė tė mos ndahej prej shokėve. Parapėlqente tė ishte me ta nė njė hapėsirė tė ngushtė, pa ajėr e pa dritė tė mjaftueshme.

Fadili i kishte tė rrallė shokėt me ndjenjė solidariteti si tė tij. Kur nė fillim tė vitit 1987, tė burgosurit politikė tė pavijonit numer 7, refuzuan shėtitjen nė shenjė proteste kundėr shkeljes sė tė drejtės ligjiore pėr shfrytėzimin e kėsaj shėtitjeje, Fadili iu bashkua kėtij bojkoti, pėrkundėr insistimit tė shokėve qė tė mos solidarizohej. Ai kishte vetėm edhe disa muaj burg, por dėshironte t’i bashkėjetonte me shokėt deri nė fund, sfidat e burgut.

Me daljen e Fadilit nga burgu, ishim tė bindur se lėvizjes sonė kombėtare po i shtohej njė shtyllė e fortė. Dhe kėshtu edhe ndodhi. Ai, bashkė me Afrim Zhitinė, i cili doli nga burgu disa muaj pas Fadilit, u bėnė ndėr bartėsit kryesorė tė veprimtarisė sė organizuar kombėtare nė ato vite tė fundit tė dekadės sė nėntė tė shekullit tė kaluar. Tė pėrgatitura e tė kalitura nė kushte burgu pėr ta shpėnė mė tej luftėn pėr liri, kėto dy kuadro tė palodhshme tė lėvizjes pėr liri, nga ky angazhim i palodhshėm, i ndau vetėm vdekja.

Pas rėnies sė Afrimit, nė nėntor tė vitit 1989, lajmi pėr ndarjen e Fadilit nga jeta, nė pranverėn e vitit 1990 ishte njė tjetėr goditje e rėndė pėr shokėt e tyre nė burg. Ne kishim kuptuar pėr gjendjen e Fadilit nė spitalet e Zvicrės. Kishim kuptuar pėr forcėn e mbinatyrshme me tė cilėn ai po i pėrballonte dhembjes, por edhe pėr optimizmin pėr tė ardhmen dhe vullnetin pėr punė. Ai deri nė minutat e fundit tė jetės, nuk reshti sė punuari pėr ēėshtjen e atdheut, me vendosmėrinė tė cilėn do ta shprehnin vargjet e Hygosė:



Askush nga zemra ime s'ma heq kėtė qėllim,

Kėtė vullnet e zjarr, vrull, kushtrim, dėshirė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fadil Vata nė kujtesėn time Empty Re: Fadil Vata nė kujtesėn time

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:40 pm

Pėr mua, sikurse edhe pėr tė gjithė shokėt e tjerė tė idealit e tė vuajtjes, qė e njohėn, Fadil Vata ishte shėmbėllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrėror. Ndonėse i ri nė moshė, ai kishte personalitet tė formėsuar tė njė burri tė fortė e tė pjekur. Kėtė personalitet mund ta takoje vetėm te personazhet e romaneve qė tipizojnė luftėtarėt e epokės sė revolucioneve nacionale. Te ai mund tė shihje tė riun serioz e krenar, Qemal Stafa; tė burgosurin e pathyeshėm, Antonio Gramshi, poetin kryengritės tė revolucionit hungarez, Shandor Petėf e figura tė tjera unikate.

Duke pas personalitet tė kompletuar tė luftėtarit tė lirisė dhe shpirt tė mbrujtur me ideale humane, Fadili personifikonte nė mjedisin e tij, nė mėnyrėn mė tė shkėlqyeshme dinjitetin e tė burgosurit politik shqiptar. Kėtij mjedisi, ai kishte arritur t’ia imponojė respektin pėr kėtė tė burgosur, edhe pse kundėr tij po zhvillohej fushatė e egėr shtetėrore komprometuese. Takti i matur dhe sjelljet korrekte tė Fadilit, kishin pėrvetėsuar edhe simpatinė e tė burgosurve ordinerė tė dhomės sė tij tė burgut, nė kohėn para se tė izolohej. Nė dhomėn e katit tė dytė tė pavijonit numėr 5, ai ishte i vetmi i burgosur politik shqiptar, nė mesin e vrasėsve, kriminelėve, hajdutėve e tė devijantėve tė ndryshėm tė shoqėrisė sė atėhershme jugosllave dhe megjithatė nuk kishte asnjė fėrkim me ta. Nė mesin e kėtyre krijesave, do tė mund tė qėndronte i patrazuar vetėm ai qė do tė kishte aftėsinė e Fadilit pėr tė imponuar qėndrimin, autoritetin dhe respektin ndaj tij. Ai ishte i afėrt e dashamirės me kėta fatzinj. Komunikonte me ta, u bėnte ndonjė tė mirė e i kėshillonte, duke mos i trajtuar si kriminelė, vrasės, hajdutėr e devijantė, por si viktima tė njė shoqėrie tė kalbur.

Kanė kaluar 17 vjet qėkur Fadil Vata, fizikisht u nda nga gjiri familjar, nga shokėt e idealit, nga miqtė dhe populli i tij. Shtatėmbėdhjetė vjet nuk janė pak, e sidomos nė qoftė se me kėto vite krahasohen ngjarjet e mėdha tė cilat i ka pėrjetuar Kosova dhe populli i saj. Megjjithatė, kėto vite, sado tė rėnda tė kenė qenė, nuk kanė arritur dot ta zvetėnojnė kujtimin pėr birin vetėmohues tė Kosovės, siē ishte Fadil Vata. Pėrkundrazi, emri, vepra dhe figura e tij, duke qenė mishėrim i idealeve pėr fitoret e djeshme e tė nesėrme tė lirisė, do tė ruajnė shkėlqimin e tyre tė pėrjetshėm. Dhe sot, mund tė themi:

Po tė mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do tė mund tė mbijetonte fryma e rezistencės sonė kombėtare; Pa luftėtarėt e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do tė mund tė formohej Ushtria Ēlirimtare e Kosovės; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do tė mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atė qė kėtej; Pa bij tė menēur, tė vendosur e tė sinqertė si Fadil Vata, Kosova nuk do tė arrijė tė ketė liri tė plotė dhe as pavarėsi normale e tė pambikėqyrur; Pa idealistė si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketė tė sigurt tė ardhmen e saj.

Fadil Vata do tė jetė shembull frymėzimi pėr tė gjithė ata qė e aspirojnė lirinė dhe ēmojnė frytet e saj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fadil Vata nė kujtesėn time Empty Re: Fadil Vata nė kujtesėn time

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi