Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Faqja 4 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:50 pm

74. Jargavan me bojė pėr mallė
I: Jargavan me bojė pėr mallė
Shpendi ban pushim te ti. :I
I: Ndėr kopshtije gjindesh rrallė
Aman kush kimetin nuk t’a di. :I
Drandafillja tuj e pa
Karajfilin keq azdisė:
- Unė, thotė, jam gjallė hala
Boqe tjera du me nisė!
Jasemin ti pėrpjetė shkon
N’lule t’bardha me gjeth’ t’blertė.
Zogu i ajrit n’ty pushon
Tuj kėndu’ kangėn pėrherė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:51 pm

75. Asaman o moj Bakushe
I: Asaman o moj Bakushe,
Ku je nisė o moj me shku’? :I
I: Ku m’je nisė o me shku’? :I
Taksirati moj Bakushe
Qi mė zuni mu’.
Ref.:
Asaman, aman, aman
Asaman, aman, medet!
I: Pėr nė vdeksha moj Bakushe
Ti mė jep rahmet. :I
Asaman o moj Bakushe,
Me ty du’ me bisedu’.
Ndalu pak se kam nji fjalė
Taksirati moj Bakushe
Me ty mė ka zanė.
Ref.:
Asaman…
Asaman o moj Bakushe,
Sa me vrap moj po mė shkon!
Hype detit moj Bakushe
Ike me vapour.
Ref.:
Asaman…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:51 pm

76. Qysh se t’pashė njėher
I: Qysh se t’pashė njėher mor djal-o tuj kalu’ :I
U mahnita, unė nuk fola
Pse m’u pre mu’ fjala, pse m’u pre mu’ fjala of aman, aman
Pse m’u pre mu’ fjala, o nė gojė.
Mashallah, o djal si lulja nė pranverė!
Ti mbi shokėt, shok’t e tu-e
Je si mollė e ftue
Tash do t’jesh pėr mue, bej aman aman,
Kurr prej teje s’kam me u nda!
Pra gjithmonė nė zemėr unė do tė mbaj
Fjalėt tua qė m’ke dhanė,
O zambaku i bardhė
O zambaku i bardh-e bej aman, aman
Kurr prej teje s’kam me u nda!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:51 pm

77. Syni i yt porsi ullini
I: Syni i yt porsi ullini
Vetullėn gajtan. :I
I: Aman, aman, hi, ha, ha
Vet’llat si gajtan. :I
Sy, qerpik e gojė e hundė
Gjithė pėr bukuri.
Aman, aman, hi, ha, ha
Gjithė pėr bukuri.
Dhamb’t e bardhė porsi fildishi
Gushėn si zambak.
Aman, aman, hi, ha ,ha
Gushėn si zambak.
Aman, aman, aman, aman.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:52 pm

78 . Kur filloi drita me dalė (1)
I: Kur filloi drita me dalė,
Hej, hej aman. :I
Knojnė bylbylat nė bahēe,
Hajde more aman.
Knojnė bylbylat nė bahēe
Hajde moj ku tė kam.
Kno bylbyl ti qofsh i bardhė,
Hej hej aman!
Ti na mbushe me gazmend,
Hajde mori aman.
Ti na mbushe me gazmend
Hajde moj ku tė kam.
Kjo dallndyshja qi rrin n’mur-e
Hej, hej aman
Prej marakut po pėlset
Hajde mori aman
Prej marakut po pėlset
Hajde mos m’ rri n’siklet!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:52 pm

79. Moj Elinė
I: - Moj Elinė, moj Elinė
Merr gjergjefin eja tė rrimė! :I
I: - Unė po vij, po s’mė le nana
- Ēile shtegun e dil ke thana! :I
- Moj Elinė,moj Elinė
Merr gjergjefin eja tė rrimė!
- Unė po vij, po s’mė len halla.
- Ēile shtegun e dil ke dardha!
Nė tė thashtė moj gocė nana
Thu’j se mbledha njė grusht thana.
Nė tė thasht moj gocė halla,
Thu’j se mblodha njė shportė me dardha.
Nė tė thaftė moj gocė nana
Thu’j se njat tjetrin donja.
80. Margjela
Moj Margjelė, mori puntore
Ku po shkon me njat kosė n’dorė?
Ku po shkon moj tuj vrapue?
A po vjen o bashkė dhe mue
Margjel-o, mori Margjelė?
Se pas teje s’du’ me ngelė!
Ref.:
I: Margjel-o, mori Margjelė
Ēilma synin qi m’ke mshelė!
O Margjela e Malsisė
Nisja kang’ve t’ēobanisė! :I
Moj Margjelė, mori sojnike
Bija e malsisė kreshnike!
Mos t’l’shojė zemra bre sojnike!
Trimi i mirė qi shkon n’minierė
Mendjen n’ty e ka gjith’herė
E do t’kthen sa t’bahet verė!
Ref.:
Margjelo…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:52 pm

81. Sylarushe e vogėl o
I: Dola me shetitė nė bahēe
Nė njė bahēe me lule. :I
I: Pėr me zgjedhė moj njė mė t’bukrėn
Me t’a dhanė moj si kujtim. :I
Ref.:
I: Hajde sylarushe, e vogėl o
Tė kam dashtė si synin-o! :I
Mbasi mue mė harrove
Lulen ru’je me kujdes!
Sa me t’shpejtė moj mė harrove
Jam i yti der’ sa t’vdes!
Ref.:
Hajde…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:52 pm

82. Syni yt si xixillonjė
O syni yt si xixillonjė
Qė shėndrit aman nėpėr terr-e
O se s’mė flet me goj-e moj
Zemrėn mos ma banė zeher-e!
O ēka kan sytė e mi qė kjajn-e, moj
Moj ē’po m’dridhet zemra me buzė
O kjo sevda q’i m’ka ra sonte, moj
Mos i raft as gurit n’rrug-e!
O nė ma daē ti hatrin mue. moj
Ashik tjetėr mos me zanė.
O se t’kam dashtė edhe tė due, moj
Sa prej mejet-o s’ke me u shmang-e!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:53 pm

83. Kur unė dola nė njė bahēe (variant)
I: Kur unė dola nė njė bahēe
Nė njė baēe me lule. :I
I: Pėr me gjetun njė m’a t’bukrėn
Me ta dhanė moj pėr kujtim. :I
Ref.:
I: Moj Manushe e vogėl o
Tė kam dashtė si synin-o! :I
Nė njė bahēe me shumė lule
Kishin ēelun zymbylat.
Njė zymbyl moj unė e zgjodha
Dashnores moj me ia ēu’.
Ref.:
Moj…
Mbasi mue mė harrove
Lulen ru’je me kujdes.
Sa me t’shpejtė moj mė harrove
Jam i joti der sa t’vdes!
Ref.:
Moj…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:53 pm

84. Drandofille me erė plot
Drandofille me erė plot, me erė plot
Aman me erė plot.
Se me ty m’shkoi mundi kot, mundi kot
Mundi kot
O po kjaj me lot! :I
Si fėllėnza qi kndon n’male, nė mal
Aman nė mal.
Shejin qi ma ke nė ballė, nė ballė,
Pėr mallė
Oh moj lule all!
Si pasqyrė balli tė shėndrit, tė shėndrit
Aman tė shėndrit!
Shtati jot moj tuj u rritė, ditė pėr ditė,
Tuj u rritė
Oh porsi dritė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:54 pm

85. Drandofille me shumė erė
I: Drandofille me shumė erė
Gjithfarė gonxhesh rrin tuj qitė. :I
I: Mashallah moj se k’saj herė
Oh sa kenke rritė! :I
Drandofille, gonxhe e re
Topēe lulen ke shpėrthy’
Po ēka ke moj qi m’je zbeh
N’zemėr e mban n’dry?
Gonxhet tueja t’kanė rrethu’
E rreth tejet t’janė shpėrnda.
Hije t’bukur moj ke l’shu’
Si ty shoqe s’ka.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:54 pm

86. Ti n’atė kodėr, unė n’kėtė kodėr
I: Ani ti n’atė kodėr, moj
Unė n’kėtė kodėr. :I
I: Ani shumė e bukur,
Por pak e vogėl.
Jaranana, na, na hej. :I
Ani as e vogėl, moj
As e madhe.
Ani porsi dardha, moj
Rrumbullake
Jaranana, na, na hej.
Ani ti n’atė bahēe, moj
Unė n’kėtė bahēe.
Ani zemrėn teme, moj
Ma kėnaqe.
Jaranana, na, na hej.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:54 pm

87. Kur tė pashė moj bukuri
Kur tė pashė moj bukuri, of aman
Yll pėr sytė e mi-e
Mori zanė.
Of xhanėm, xhanėm, m’ban derman!
Syt e zi vetllat e holla, of aman
Faqet kuq si molla
Pėr nishan.
Of-o xhanėm, xhanėm m’ban derman!
Dhamt e bardhė porsi biluri, of aman
M’shkrine, m’dogje nuri
Moj Sulltanė
Of xhanėm, xhanėm, m’ban derman!
Nazet tua porsi dielli, of aman
gonxhe trandafili,
Porsi hanė
Of xhanėm, xhanėm m’ban derman!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:54 pm

88. Tė kam dashtė si sytė e mi
Tė kam dashtė si sytė e mi
Ty moj lule qė ēelė n’pranverė.
Ta kam njohur moj bukurinė
Tė kėpus dhe tė marr erė.
Ti me mu’ do t’rrnosh pėrherė.
Vera ka ardhė
Dimri po shkon.
Ē’kanė nisė bilbilat
Bukur po knojnė.
Ēka ke bilbil qė s’flet me mu’?
Mirė e din sa shumė tė du’
Kėndo bilbil pra ti kėndo
Zemrat tona na i bashko!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:55 pm

89. Nima qenke si m’kanė thanė
I: Nima qenke si m’kanė thanė
Sikur ylli bashkė me hanė. :I
I: Dallėndyshe te pėrpjetė
Ke me m’lypė e s’ke me m’gjetė! :I
Vet’llėn hollė si shigjetė, o more sy
Mirė e din sa fort tė du’.
Nima qenke si m’kanė thanė
Veē po t’lutem me m’shikju’.
Dallandyshe pėr hava
Sa m’ka marr malli me t’pa!
Nima’ qenke si m’kan thanė
Kur tė pashė pėr t’parėn herė.
Porsi gonxhe trandafili
Qė shpėrthen nė t’buk’rėn degė
Dallėndyshe pėr hava
Sa m’ka marrė malli me t’pa!
Dallėndyshe te pėrpjetė
Ke me m’lypė e ske me m’gjetė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:55 pm

90. Shkova nė krue me mushė ujė
Shkova nė kru-e me mushė ujė
I: Harrova gjerdanin-e. :I
- Ju moj shoqe, ju moj motra
I: A ma patė gjerdanin-e? :I
- Shoqe jena, motra s’jena
Gjerdanin s’ta kena pa.
Njaj djali qi qe me ty-e
Njaj ta mu’r gjerdanin-e
Shkova n’krue me mush ujė
Harrova unazat-e.
- Ju moj shoqe, ju moj motra
A m’i patė unazat-e?
- Njaj’ djali qi qe me ty-e
Njaj’ t’i mur unazat-e.
Njaj’ djal i shkodranit-e
Ai t’i mu’r unazat-e.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:56 pm

91. Po ti ēa i ke thanė dikujt
Po ti ēa’ i ke thanė dikuj-e
I: Ilaka e kam filan-e. :I
Qysh se erdha n’mahall tu’j-e
I: Unė t’kam ardhė pėr zotninė tande. :I
Ref.:
I: Hajde, hajde moj Manushė
Pėr ēukat qė m’ke nė gushė. :I
N’at penxhere kafazlie
Kishe ndej me petka t’reja.
Kur ma bane buzėn gaz
Unė i mjeri flakė ē’u ndeza!
Ref.:
Hajde, hajde, gushėpėllumb
Kush tė don ma fort se unė?
Kur t’a pashė moj ftyrėn tane,
Porsi hana n’mjedis t’qiellit.
Zemrėn time flakė ma bane
Mori lulja e trandofillit.
Ref.:
Hajde, hajde moj Manushė
Pėr ēukat qi m’ke nė gushė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:56 pm

92. Kanga e Sylqebegut
- Sylqebeg, moj nanė
Ku ke fjetur mramė?
I: - Te veziri n’Shkodėr,
O e lumja nanė! :I
- Sylqebeg, moj nanė
Mos dil heret fort!
As natėn pėr terr.
Hallku flasin kot,
More top sheqer!
O yll i sabahit
Drita e syve t’mi,
Kush tė ka gėrga
Qė m’ke marrė mėni?
Ēun o more ēun
Gushėn si pullumb
Mos ma pi rakinė
Se tė ban zullum!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:56 pm

93. S’tė harroj deri sa t’vdes
Oh s’tė harroj moj, deri sa t’vdes
Prej marakut m’hini veremi.
Tashti kangėn po ta qes-e
E le ta marrin vesh i gjithė alemi.
Oh tan’ k’to vjersha jam tuj t’i kndu’
K’to janė fjal’t e ashikut
Kje kismet me u idhnu’
E me ja ba qefin anmikut.
_________________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:57 pm

94. Iptida pėr t’parėn herė
I: Iptida pėr t’parėn herė
Vetė ke dashtė me folė me mu’. :I
I: Mos e pritsh gushtin e verės!
Qi kaq shpejt don me m’harru’:I
Ke fillu’ me ma vu kambėn
S’ke dashninė qi kena pasė.
Porse unė tash ta marr anėn
Ndonse e di se kam me plasė.
Lot’t e mi po shkojnė si gurra
E krejt tash jam tuj verbu’
Ta kam mbajtė besėn si burrat
Veē nė daē me m’u shkarku’!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:57 pm

95. Knojnė bylbylat kah pranvera
Knojnė bylbylat kah pranvera
Flakė janė ndezė, jar, flakė janė ndezė.
I: Drandafiles ē’po i vjen era
Hajde rri n’kujdes. :I
Ref.:
O mu’ kujdesi s’po m’largohet
Vjen dallndyshja pėr hava.
I ka kraht’ e nuk zaptohet
N’gem t’ullinit don’ me ra.
Moj dallndyshe hajde t’rrimė
Se po t’pres, jar, po tė pres
Se pranvera po na vjen
Hajde me shumė shyhret!
Ref.:
Na shyretin ta bajmė bashkė
Askėrkush mos me na dijtė!
Fjala mos t’na dalin jashtė!
Njikto’ bejte jam tuj qitė.
N’gemb t’ullinit ra dallndyshja
Pėr me fjetė, jar, pėr me fjetė
Ju lutem sharkija bini
Hajde se s’du’ me fjetė.
Ref.:
O, s’du’ me fjetė as ditė as natė
Du’ me nej’ moj tuj kėndu’.
Sa t’ja marr dallndyshes kraht
Kah tė muj me fluturu’.
_______________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:57 pm

96. Karajfili i kuq si gjaku (2)
Karajfili i kuq si gjaku, pėr sevda
O sa me t’shpejtė na zu maraku,
I shkretė mor vlla!
Maraku ma i randė se plumi
Mori zemėr katileshė!
O rashė me fjetė moj s’mė ze gjumi
Desh mė lujti mendja e kresė
Aman, xhanėm, aman!
O bjen dallndyshja o n’degė t’ullinit
Pėr me fjetė.
O ju ēallgia o qi mė bini
O me shum lezet.
O muhabetin ta bojmė bashkė
Askurkushi mos t’a di
O fjala mos t’na dalin jashtė
Ta dimė vetėm unė e ti
Aman, xhanėm, aman!
97. S’pari herė kur jena pa
S’pari herė kur jena pa
Se ē’m’asht mushė zemra me g’zim
I: Sikur hana asht tuj dalun.
E ma shton marakun tem. :I
Vjen nji kohė qė m’kėrkon
Ta dish mirė sa fort tė du’.
A thu’ zemrat na i bashkon
Lumturinė syve tu’?
Mori vjollca qė ēilė nė borė
Unė pėr ty diēka mendoj
Si ma more ashtu atė valle?
Mė rreh zemra, se t’dishroj.
Gjithmonė m’duket se mė thu’
Jeta e jonė asht tuj u rritė
Ke me m’thanė moj se tė du’
Si m’dishron zemra moj dritė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:58 pm

98. Kur tė pashė si hana s’parit
Kur tė pashė moj lule
Oh si hana s’parit
O sa t’paē pėlqy’!
I: E bukur si zana malit
N’zemėr t’majta n’dry’. :I
Ref.:
I: Nuk di moj vashė
E ēka m’u tek.
Ti je pėr mu’
Lule mos m’prek! :I
Ftyra jote bukur
Tė ndritė porsi hana.
Del tė shof me sy!
E bukur si zana e malit
Tė du’ vetėm ty.
Ref.:
Nuk…
Se ti je nji lule
Qi ēil nėpėr bahēe
E na mbushė me erė
Drandofille, lule topēe
Qė ēilė nė pranverė.
Ref.:
Nuk…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:58 pm

99. Tė kam dashtė dhe prap tė du’
Oh qysh atė ditė qi unė tė pashė
Oh a je zanė apo je vashė?
Oh karshi dola e tė pashė
Oh marshalla moj vetullhollė!
Oh tė kam dashtė e prap tė due!
Oh zemrėn time mirė ma din.
O jasaman moj vetullhollė
E nuk tė la pa t’shti nė dorė.
Oh zemra ashikut si gastare
Oh qi prishet me i gjysė fjale.
Oh fol me gojė e bama i qajre
Oh jasaman moj vetullholla
____________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:58 pm

100. Pranvera me dalė ka fillu’
Pranvera me dalė ka fillu’
O, ka fillu’.
Tė gjitha lulet bijnė n’behar
O, bijnė n’behar.
I: Zymbyli vjen tuj maru’
Shoqet mbrapa i ka lanė. :I
Zymbyli shoqeve iu la fjalė
O, ju la fjalė.
Jam nis me u maru’, o me u maru’
Mos vononi ju me dalė.
Gjithė ashik’t ju presin ju.
Drandofilja nė mashtrapė
O, nė mashtrapė.
Tue ēil gonxhe ditė pėr ditė
Ditė pėr ditė.
Karajfili jep xhevap:
- Jam melhem unė pėr ashik’t!
I lumi ti more zambak
O, i lumi ti!
Lum kojshia qi t’ka njitė
Qi tė ka njitė.
Padishah je n’atė sokak
Nuri yt rreze tė ndritė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 4 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 4 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi