Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazeta "Repubblica": Shqiptarėt nė Itali, tė mrekullueshėm

Shko poshtė

Gazeta "Repubblica": Shqiptarėt nė Itali, tė mrekullueshėm Empty Gazeta "Repubblica": Shqiptarėt nė Itali, tė mrekullueshėm

Mesazh nga bledikorcari Sun Mar 08, 2009 9:48 am

• Janė aktorė, skenografė, studentė shqiptarė dhe punėtorė tė thjeshtė, pjesė tė gjeneratave dhe historive tė ndryshme qė shkrijnė kornizat e rracave e kulturave nė Itali. Janė pjesė e atij komuniteti shqiptarėsh qė me mundim integrohen nė shoqėrinė italiane.

“Alberti e Dardana zbritėn nė Itali njė ditė marsi. Ishte 1991 dhe nė Shqipėri njerėzit kishin pushtuar portet duke u pėrpjekur tė shmangin policinė e cila shtynte turmė qė tė pengonte turmėn tė hipnin nė tragete. Mes kėsaj turme ishin edhe ata, disidentėt e lėvizjes pėr demokraci dhe emigrantė tė rastit”- Kėshtu nis shkrimin e saj “Dardana, Aldi, Saimir contro gli stereotipi”, gazetarja italiane Irene Alison tė botuar nė suplementin “Donne” tė gazetės italiane “La Repubblica”. Ia ka kushtuar pikėrisht atyre, shqiptarėve emigrantė nė Itali, tė cilėt me mundim, ndershmėri, zgjuarsi dhe punė kanė arritur tė integrohen mjaft mirė nė shoqėrinė, artin dhe jetėn e pėrditshme italiane, pa harruar se nga vijnė dhe kush janė.
Alberti dhe Dardana (Berdyna), dikur fėmijė rritur sė bashku duke lozur kukafshehthi nėpėr rrugėt e qytetit tė Durrėsit, duke kėnduar hime pėr komunizimin e Enver Hoxhės nė bankat e shkollės dhe mė pas duke studiuar nė Akademinė e arteve nė Tiranė, ku mėsuan demokracinė nė librat e ndaluar nga rexhimi; Sot ajo aktore dhe ai skenograf qė prej vitesh jetojnė nė malet e Trentos nė Itali. Edhe pse nė pasaportat e tyre janė tashmė “qytetarė italianė” paguajnė taksat dhe cdo detyrim njėsoj si cdo italian i vėrtetė ndihen akoma njerėz tė detit.

“Nuk ndiqnim njė ėndėrr: ishim vetėm duke u larguar” – tregon Alberti pėr ditėn kur sė bashku me Dardanėn kanė mbėrritur nė portin e Brindizit. Kishin nė dorė vetėm njė valixhe tė vogėl. Ai njė copėz gazete ku i kishte shkruar tė atit: “Mė vjen keq qė nuk munda tė tė njoftoja” dhe ajo, Dardana mbante nė cantė njė skenar filmi dhe emrin qė mbart rrėnjėt e qytetit tė paardhėsve tė saj, nė Kosovė.

Dardana Berdyna dhe bashkėshorti i saj Albert Dedja janė dy nga 420 mijė shqiptarėt (sipas tė dhėnave tė fundit ) qė jetojnė nė Itali. Komuniteti i dytė i emigrantėve pėr sa i pėrket numrit (pas rumunėve) dhe pėr vite nė vend tė parė pėr denoncime penale, e krime tė ndryshime , sot shqiptarėt kanė numrin mė tė madh tė studentėve univeristarė. Mbi 10 mijė studentė janė regjistruar nė Fakultetet italiane janė shqiptarė.

Janė ato, burra e gra qė kanė mbėrritur nė Itali nga 1990, secili pėr arsyet e veta, janė gjenerata dhe histori tė ndryshme qė shkrijnė kornizat e rracave dhe kulturave.

Punėtorė dhe sipėrmarrės, artistė dhe fshatarė, studentė dhe mama; kush ka ardhur me gomone dhe kush me avion, kush mendonte se Italia ishte vendi i mullinjve tė badhė dhe kush si Albert dhe Dardana qė mendonin se ishte vendi i “Chiricos".

Mimozat
Alberti dhe Dardana tashmė kanė ndėrtuar shtėpinė e tyre nė Trento, kanė njė fėmijė dhe njė kompani teatrore me tė cilėn mund tė realizojnė projektet e tyre teatrore. Dardana tregon se kujtimi i parė i saj me tė mbėrritur nė Itali ishte vetrina e njė librarie nė Brindizi ku ishin tė ekspozuara librat e ndaluar dhe qė gjithmonė i kishte ėndėrruar t’i lexonte. “Ndėrsa i shikoja njė grua mė ofroi njė tufė tė vogėl me mimoza pėr 8 mars. Vetėm kur u largova pashė se nė letrėn me tė cilėn ishte mbėshtjellur tufa me lule ishin fshehur para. -Ja Italia thashė: Njė vend ku njė e huaj tė dhuron lule dhe para pasi e di qė ke nevojė”.
Nė 18 vitet e jetės sė tyre ato nuk kanė ndryshuar kurrė ide mbi Italinė. As nė ditėt e para kur bėnin punė tė vėshtira, apo netėve tė pagjumura pėr tė pikturuar dhe studiuar gjuhėn.
”Tė ambientohesh ka qenė shumė e vėshtirė. Vinim nga njė vend ku kishim njė identitet, njė profesion, njė rol nė shoqėri. Kėtu e gjitha kjo nuk vlente” – Tregojnė
Alberti dhe Dardana, tė cilėt sot besojnė se sot ia vlente mundumi, kur nė dorė kanė dokumentet ku shkruhet se janė qytetarė italianė, kur shikojnė se vlerėsohen. “Kjo do tė thotė tė kesh sėrish njė identitet tė pėrcaktuar dhe tė mund tė marrėsh pjesė nė zgjedhjet qė bėhen nė vendin ku jetojmė, paguajmė taksat dėrgojmė nė shkollė fėmijėn tonė.
Alberti dhe Dardana janė krenari dhe ndihen tė vlerėsuar pėr punėn e kompanisė sė tyre teatrore, “Quarta Parete”, e cila sezonin e kaluar vuri nė skenė romanin e shkrimtares shqiptare Ornela Vorpsi. “Dora qė nuk kafshon” . Sapo kanė debutuar nė spektaklin e ri “Ditė vere” tė Slaėomir Mrozek, i cili flet pikėrisht pėr dėshirėn e integrimit dhe konservimit tė rrėnjėve tuaja.
”Babai im mė thoshte gjithmonė qė kur tė hysh nė njė shtėpi duhet tė prezantohesh gjithmonė t’i i pari ,pėrpara se i zoti i shtėpisė tė ta kėrkojė, Kjo ėshtė cfarė jemi pėrpjekur tė bėjmė ne duke ardhur kėtu”- vazhdon rrėfimin e tij skenografi Albert Dedja.
Studentėt
Canta plot me libra dhe njė shikim i mbushuar me pyetje. Kanė mbėrritur nė Torinė pėr t’u diplomuar dhe pėr tė investuar nė tė ardhmen e tyre. Fytyra tė ndryshme , Lirien Edit, Ulir Aurora, Sajmir, Aldi dhe shumė tė rinj tė tjetė qė kanė njė gjė tė pėrbashkėt: Janė emigrantė shqiptarė nė Itali dhe italianė nė Shqipėri, qė ruajnė ende nė shqisat e tyre shijen e byrekut tė gjyshes dhe shijen e hidhur qė tė lė gota e parė e rakisė kur e pi eks.
Torino, ėshtė qyteti italian me mė shumė studentė shqiptarė nė Itali, me mbi 1200 tė tillė. Ato kanė themeluar nė 2005-sėn edhe shoqėrinė e tyre “Mėrgimtari” (ėėė.mergimtari.info me qendėr nė Kuneo: ėėė.associazionemergimtaricuneo.com. Iliri shpjegon se shoqėria ėshtė krijuar pėr tė mos u ndjerė vetėm, tė humbur, tė pazotė pėr ti dhėnė zė zemėrimit tė tė qėnurit i diskriminuar“
“Gjenerata e fundit e shqiptarėve qė kanė pėrshkuar Adriatikun kanė njė mundėsi tė madhe pėr t’i treguar njė vendi qė nuk na njeh se kush jemi”- tregon ai.
Tė rinjt kanė krijuar dhe revistėn e tyre ku shkruajnė historitė. Kėtu nė Itali tregon Aurora pėr herė tė parė jam pėrballur me mosbesimin. Shikohesha si e dyshuar, e ardhur nga njė shoqėri potencialisht e rrezikshme. Edit, e cila ndodhet nė Torino pėr tė studiuar shkencat politike, thotė se i janė dashur vite pėrpara se tė fliste shqip nė publik: “Fillova tė flisja kur motra ime, Lirien erdhi kėtu dhe mė tha se duhej tė isha krenare pė orgjinėn time, vetėm duke kujtuar se nga vjen mund tė integrohesh. Ata qė vijnė kėtu janė studentėt mė tė mirė tė shkollave tona, por pasi kanė luftuar pėr 4 vjet me burokracinė e lejeve tė qėndrimit nė fund tė universitetit bėjnė mundimin e dyfishtė pėr tė ecur nė tė njėjtėn rrugė qė ecin dhe italinėt. Kur je shqiptar ėshtė shumė e vėshtirė tu tregosh se sa vlen.” Vazhdon rrėfimin e saj Edit.

Ndėrsa Leonardi i sapo diplomuar diplomuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura pėrpiqet ti tregojė gazetares italiane se Shqiėpria ka ndryshuar, Pikėrisht kėtė ndryshim ai kėrkon ta transmetojė nė artin e tij. “Flitet gjithnjė pėr Shqipėrinė dje, dhe kurrė pėr atė qė ėshtė sot. Ėshtė njė vend qė po rritet. Shumė ngat ato qė kanė ikur po kthehen dhe investojnė lekėt e tyre. Ka ende shumė punė pėr tė bėrė por mjafton tė shikosh Tiranėn pėr tė kuptuar ndryshimin- njė qytet me tė rinj, frenetike dhe plot me studentė dhe lokale gjithnjė tė hapura”. Ekspozeja e tij e shfaqur nė Torino, gjatė njė aktiviteti artistiko kulturor hap njė dritare pikėrisht pėr Tiranėn: Nga njė skermė e ndriēuar mbėrrijnė imazhet e marra direkt nga rrugėt e kryeqytetit shqiptar. “ Arti ėshtė kėshtu – thotė ai- Duke krijua tregoj historinė time pėr simbolet. Sigurisht ndjej lidhjet e mia me rrėnjėt por tani mė shumė se me tė kaluarėn jam i interesuar pėr tė ardhmen.
Bashkėjetesa e mundur
Tė pėrhapur nė tė gjithė Italinė (pjesėn mė tė madhe nė Veriperėndim) 52 % me leje tė rregullt qėndrimi pėr punė dhe 42.5 % leje qėndrimi familjare shqiptarėt vitet e fundit kanė ndryshuar rrugėn e integrimit. Me 216 tė punėsuar, dhe 15000 mijė punojės autonomė komuniteti shqiptar ėshtė gjithnjė e mė i pėrfshirė nė sistemin socialo-ekonomik tė Italisė.

(Shkrimi eshte botuar ne suplementin "La repubblica dele Donne" , perktheu Suela Gera)

//ballkanweb//
__________________
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Gazeta "Repubblica": Shqiptarėt nė Itali, tė mrekullueshėm N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi