Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duni e Sojli bėhen bashkė nė "Skampa"

Shko poshtė

Duni e Sojli bėhen bashkė nė "Skampa" Empty Duni e Sojli bėhen bashkė nė "Skampa"

Mesazh nga Musafir Thu May 15, 2008 5:42 pm

Sukses i komedisė "Pėr mu dimri s‘ka t‘mbaru", bazuar nė vargjet e Isuf Myzyrit


Regjisori i njohur elbasanas, Spiro Duni, dhe skenaristi (njėherėsh portokallisti), Erand Solji, arrijnė njė sukses tė pėrbashkėt nė teatrin "Skampa" tė qytetit tė Elbasanit, me komedinė "Pėr mu dimni s‘ka t‘maru", njė perifrazim i vargjeve tė tė shumėnjohurit Isuf Myzyri. Kjo komedi mbajti tė mbėrthyer pėr disa net radhazi shikuesin elbasanas. E planifikuar pėr katėr net, kalendari i shfaqjes sė komedisė u zgjerua me disa net pikėrisht pas kėrkesave tė shumta tė spektatorit. Pjesa e shkruar nga Erand Sojli, pėrcolli jetėn plot derte gjer nė "pikturimin" grotesk, qė bėjnė emigrantėt shqiptarė nė vend tė huaj. Dhe jo mė kot si "taban" nė skenari ėshtė zgjedhur mėrgata emigruese nė kohė tė ndryshme nė Amerikė. Pjesa e parė e komedisė ėshtė pėrcjellė me humor nga aktorėt ku gėrshetoheshin mjaft bukur interpretimet e tre gjuhėve, anglishtes, greqishtes dhe shqipes nėn interpretimin e disa emrave tė njohur. Pjesa niste mbėrritjen e Fetahut nė Shqipėri, (personazhi kryesor) mbas 45 vjetėsh. Sapo shkel kėmbėn nė atdhe, ai ndeshet me situata tė paparashikuara si nga ana e shtetit me burokracira nga mė tė ndryshmet e nga braktisja qė i bėjnė tė afėrmit e tij. Pėr rreth njė orė, spektatori ka shijuar e duartrokitur kėtė komedi e cila ka marrė mė tepėr jetė nga loja virtuoze e aktorėve Erand Sojli, Ilir Sadiku, Salsano Rrapi, Eriola Kakeli, Erina Sojli etj. Ndėrsa Duni rikthehet nė Elbasan pas suksesit me "Njeriu qė pa vdekjen me sy", Sojli kthehet pas suksesit mė tė afėrt, tė komedisė "Dasma". Duket se dy togfjalėshi "Duni & Sojli" do tė vazhdojnė gjatė nė teatrin e Elbasanit, derisa po rezultojnė kaq suksesshėm nė realizimin e shfaqjeve tė tilla me njė shikueshmėri tejet tė madhe.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi