Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GRETA KOCI "LIDHET" ME STINEN.

Shko poshtė

GRETA KOCI "LIDHET" ME STINEN. Empty GRETA KOCI "LIDHET" ME STINEN.

Mesazh nga bledikorcari Mon Jul 14, 2008 12:37 pm

Kenga e fundit, qe ka nxjerre ka qene nje dedikim per kolegjin “Wilson”, ku ajo edhe studion. Por “fushata” artistike e Greta Kocit vazhdon serish dhe kengetarja nuk i ndal prezantimet me krijim te reja. Shume shpejt ajo do te lancoje nje kenge, qe vjen si bashkepunim me Stinen. Duke qene se kjo eshte hera e pare, qe Greta lidhet me kete kompozitor, besojme se me siguri ajo do te kete dicka te re per te na sjelle. Kenga do te jete shume shpejt ne ekranet muzikore shqiptare e shoqeruar edhe me nje videoklip. Periudha e veres eshte shume e ngarkuar per kengetaren, qe tashme me perfundimin e sezonit shkollor eshte teresisht e impenjuar me koncertet. Udheton neper te gjithe Shqiperine, por edhe jashte saj, si gjithmone e shoqeruar nga prinderit. Edhe pse Greta po rritet ne skene dhe nuk eshte me aq e vogel sa ne performancat e para, lidhja e saj me familjen vazhdon te jete e ngushte. Eshte pikerisht familja, qe e ploteson dhe e ben te ndjehet e realizuar. Ndaj per momentin, nuk e ndjen nevojen e te pasurit nje shok.

Cilat jane angazhimet aktuale te Gretes?

Sapo kam perfunduar nje kenge se bashku me kengetarin e mrekullueshem, Stine. Brenda ketyre diteve fillojme xhirimet e videoklipit te kesaj kenge. Krahas kesaj, jam ne koncerte ne bregdetin e Shqiperise dhe jashte saj.

Si ka qene ky sezon koncertesh per ty?

Sic e dini une sapo kam perfunduar turin tim koncertor ne te gjithe Shqiperine. Sezoni veror ka startuar me nje sere projektesh me cilesore, se ne vitin e kaluar.

Je ndjere e lodhur nga keto impenjime?

Impenjimet jane vertete te medha, por te them te drejten nuk e ndiej lodhjen, pasi eshte kenaqesi e madhe, kur vleresohesh dhe mirepritesh nga publiku dhe ky fakt me ben te harroj cdo lloj lodhje.

Cfare projektesh te tjera ke ne vazhdim?

Jam ne perfundim te albumit tim te dyte. Ky eshte projekti me i afert!

Ke menduar per pushime kete vere?

Eshte e pamundur te shkeputesh per nje periudhe te caktuar per te bere pushime, pasi axhenda e koncerteve nuk me krijon mundesi. Megjithate, ne familjarisht kemi menduar qe te gjejme momente te shkurtra pushimi, pasi edhe i gjithe ky sezon koncertesh eshte ne bregdet.

Greta ne gjithmone te cilesojme si nje kengetare te vogel, nderkohe qe ti rritesh cdo dite ne skene. Vazhdon te jesh po aq e lidhur me prinderit, apo tani qe po rritesh je shkeputur disi?

Sigurisht, qe une jam e lidhur ngushte me prinderit. Nuk e konceptoj dot as per vete dhe as per kedo tjeter shkeputjen nga familja, pervec rasteve kur ne moshen dhe kohen e caktuar nje djale ose nje vajze krijon familjen e vet. Por edhe ne keto raste, prindi eshte i shenjte.

Duke qene nje vajze shume simpatike dhe e afirmuar, ke menduar per te pasur nje mik te vecante, ose nje shok special, apo mendon se eshte ende heret?

Une studioj, edukohem dhe gjykoj. Nuk mund ti pragjykoj ata qe kane shoke apo shoqe ne moshen time. Secili e gjykon jeten ne menyren e tij. Disiplina e gjykimit tim eshte familja.

Greta, ke menduar ndonjehere se ku do e shohesh veten pas 10 vjetesh? Do vazhdosh te jesh kengetare edhe atehere, apo do fokusohesh ne nje profesion tjeter?

Absolutisht nuk mund te percaktoj se ku do te jem. Objektivat aktualisht i kam te qarta. Kerkoj shume nga vetja dhe mendoj, se nuk do ndalem asnjehere se kerkuari.

Sa ka marre Greta nga muzika gjate gjithe ketyre viteve dhe sa i ka dhene muzikes?

Nga muzika kam marre me te miren qe une e kam gjykuar. Jam shperblyer me dy cmime te para ne dy festivale te muzikes moderne shqiptare, akoma pa mbushur moshen 17 vjece. Kenget jane bere hite dhe pelqehen nga publiku.

Je penduar ndonjehere per kete rruge, qe ke zgjedhur?

Absolutisht jo! Jam e lumtur dhe besoj ne rrugen qe kam zgjedhur. Njeriu ne jete zgjedh ate qe di te beje me mire dhe une ate bera!

Te shqeteson fakti, qe je bere personazh publik ne nje moshe shume te re?

Jo nuk me shqeteson, perkundrazi ndjehem e lumtur kur njerezit me respektojne dhe me vleresojne!



Dy kengetare ne familje

Se shpejti ne familjen Koci do te kete edhe nje kengetare tjeter. Behet fjale per motren e Gretes, Enin, e cila po pergatitet per te nxjerre nje kenge. Ajo eshte sot, pak a shume ne moshen qe kishte Greta kur doli per here te pare ne skene dhe duket, se eshte po aq e talentuar sa e motra. Ka qene suksesi i Gretes, por edhe talenti qe Eni ka shfaqur ne muzike, qe e kane shtyre edhe ate te provoje ne kete fushe. Megjithate ashtu si Greta edhe Eni do te provoje vetem. Ndonese e motra tani eshte nje kengetare e afirmuar, ajo nuk do te mbeshtetet tek Greta, por do te dale te kendoje e vetme.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : GRETA KOCI "LIDHET" ME STINEN. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi