Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abuzim seksual mbi tė miturit nė Shqiperi

Shko poshtė

Abuzim seksual mbi tė miturit nė Shqiperi Empty Abuzim seksual mbi tė miturit nė Shqiperi

Mesazh nga Musafir Sat May 24, 2008 7:28 pm

Nje tjeter i mitur sot ka deshmuar faktin e frikshem per abuzime seksuale nga 60 vjecari te cilin ata e thėrrisnin "Baba David" misionar ne qendren Children Albania

E mėrkurė, 21 Maj 2008 20:53

• Dėshmia e njė femije nė seancėn e sotme kundėr britanikut David Braun ka sjelle prova te forta qe forcojne pretendimin e prokurorise se anglezi ka abuzuar seksualisht me femijet e qendres qe ai drejtonte. 10 –vjecari ka dėshmuar nė njė sallė tė ndarė, larg syve tė pandehurit, gjyqtarėve dhe prokurorėve, me qėllim qė tė mos trembej nga prania e tyre.

TIRANE-Tashmė pėr anglezin David Braun po shtohen provat e forta lidhur me abuzimet e tij me mitur. Pas deshmisė sė tre femijeve seancat paardhese qė kanė dėshmuar per abuzime seksuale sot ka qene nje tjeter i mitur qe ka pohuar faktin e frikshem se 60 vjecari te cilin ata e thėrrisnin "Baba David" ka ushtruar sistematikisht abuzime seksuale mbi te miturit qe ai trajtonte ne qendren "Femijet e tij". Gjithcka eshte pohuar ne seancen e rradhes ne gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane e cila eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Femija ka deshmuar ne nje mbikqyrje te rrepte, larg kamerave dhe nepermjet nje videokonference. Nderkaq edhe ne kete rast i mituri ishte vendosur nė njė sallė tė ndarė, larg syve tė pandehurit, gjyqtarėve dhe prokurorėve, me qėllim qė tė mos trembej nga prania e tyre. Burime nga gjykata thanė se tė miturit kanė pohuar faktin se administratori i qendrės, David Braun ka abuzuar seksualisht me ta. Edhe sot dhjete vjecari ka dėshmuar ne pranine e njė psikolegeje. Administratori i qendrės "Fėmijėt e tij" u prangos rreth dy vite mė parė, pas kontrolleve tė bėra nė qendėr, ku u zbulua se David Braun abuzonte seksualisht me fėmijėt. Dy miqtė e Braun, Dino Cristodolu dhe Robin Arnold, tė dyshuar pėr tė njėjtat vepra penale, u arrestuan pak muaj mė vonė nė Londėr dhe jane esktraduar pak dite me pare ne Shqiperi ku do te gjykohen pėr tė njėjtat vepra penale.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Abuzim seksual mbi tė miturit nė Shqiperi Empty Re: Abuzim seksual mbi tė miturit nė Shqiperi

Mesazh nga Musafir Sat May 24, 2008 7:30 pm

Unė jam anėtar i ri, dhe nuk e di nė dikush tė ketė postuar nė lidhje me kėtė ngjarje, tė cilėn unė mbrėmė e lexova. Prita komente rreth kėsaj dukurie tė shfaqur nė mes nesh, e jo rreth datės sė tyre.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi