Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Paaftesia" e mjekeve, gjymton Refatllarin

2 posters

Shko poshtė

"Paaftesia" e mjekeve, gjymton Refatllarin Empty "Paaftesia" e mjekeve, gjymton Refatllarin

Mesazh nga ALbo Thu May 01, 2008 4:15 pm

"Paaftesia" e mjekeve, gjymton Refatllarin

E Enjte, 01 Maj 2008


Sistemi yne shendetesor gjendet ne nje situate te veshtire, ku nuk mund te ofrohet nje ndihme mjekesore e specializuar. Shefat e pavijoneve dhe mjeket e QSUT-se e ilustrojne kete edhe me rastin e mjekut Ali Refatllari, ku nuk iu dha ndihma e duhur per qepjen e nervave te dores, gje e cila mund ta kalonte ne invaliditet te plote. Dekani i Fakultetit te Mjekesise, Alfred Priftanji, ka paraqitur ne Komisionin parlamentar te Shendetesise draftin per ndryshimet qe duhet te behen ne kete sistem. Ne nje interviste per "Koha Jone", Priftanji sqaron hapat qe duhet te hidhen per te permiresuar sherbimin shendetesor.

Nje dite me pare, ju keni paraqitur nje leter me kerkesa ne Komisionin e Shendetesise dhe Kryeministrit te vendit. Kjo do te thote se sistemi yne shendetesor eshte ne nivel te veshtire, ne te vertete ne cilen gjendje jemi?

Eshte e vertete qe sistemi yne shendetesor ndodhet ne veshtiresi, per shkak te investimeve te pakta qe ka pasur gjate ketyre viteve te fundit, si dhe reformave qe jane ndermarre. Aktualisht, ne nuk mund te ofrojme barnat per pacientet, nje sherbim te specializuar, pasi edhe aparaturat dhe teknologjia eshte e shekullit dhe e dekadave te kaluara. Po keshtu, specialistet ne vendin tone jane ne dite te hallit, jane vetem pak specialiste, te mirefillte qe mbajne sistemin tone shendetesor. Largimi i tyre nga profesioni, le shume per te deshiruar ne sistemin tone shendetesor. Nuk e di nese keni pyetur apo jo se si eshte prof. Ali Refatllari, por shoket tane jo se nuk deshen ta mjekonin, por nga mungesa e kushteve i kane qepur doren, por nuk i kane qepur dot nervat. Nderkohe qe, kane qene klinikat jashte vendit qe kane bere kete pune, dhe a thua se koleget tane nuk kane dashur qe te mjekojne kolegun e tyre.

Si mund te shpjegohet kjo, mjeket nuk jane te afte te bejne punen e tyre apo sistemi shendetesor nuk ofron asnje kusht?

Ne japim ate qe mundemi, japim maksimalen nga ana profesionale, por kushtet e veshtira nuk na lejojne, pavaresisht se duam apo nuk duam ne. Edhe per pacientet e tjere, nuk ka mjek qe nuk do te mjekoje te semuret e tij, pavaresisht situatave nese merr apo nuk merr leke. Mjeku jep ate qe di, por jo ndihmen maksimale, pasi kushtet, ne te cilet ofrohet kjo ndihme shendetesore, te kufizojne. Ky eshte niveli i mjekesise tone, dhe ky ishte mesazhi qe une doja te thosha. Kur ne dhame maksimalen dhe perseri nuk u be maksimalja per mjekun, kolegun dhe shokun tone, i cili mund te mbetej invalid per profesionin qe ka, mendo se si mund te interpretohet per te tjeret. Pra ajo qe eshte e rendesishme dhe ne theksojme eshte se deshirat nga ana jone jane te medha, por mundesite jane te pakta.

Per sa i perket nivelit te mjekeve specialiste, sa te kualifikuar jane ata dhe sa mund t'u pergjigjen rasteve te renda?

Ne te gjithe vendin jane 20-30 mjeke, te cilet mbajne peshen me te madhe te mjekesise shqiptare per nivelin me te larte. Por, keta mjeke nuk jane ne nivelin boteror dhe evropian. Niveli i tyre varet nga kushtet dhe nese kerkohet rritje e profesionalizmit te tyre, atehere duhet te ofrohen kushte me ane te investimeve te medha qe duhet te kryhen nga qeveria, forcat politike, Ministria e Shendetesise dhe nga ne mjeket.

Cilat jane pikat kyce te reformes qe ju kerkoni te zbatohet?

Reforma eshte shume e gjere dhe duhet te ndryshohet jo vetem investimi, por edhe organizimi, skemat e financimit, pergatitja e kuadrit. Kjo reforme nuk mund te behet nga asnje qeveri, forcave politike apo minister shendetesie, sepse reforma ne sistemin shendetesor eshte shume e veshtire dhe kerkon nje konsensus. Dhe ne kemi kerkuar qe te jemi pjese e ketij konsensusi dhe qe puna jone te mos perbaltet dhe te denigrohemi kot, ndersa po japim maksimumin ne punen tone. S.Isaku



Takimi

Pas protestave dhe perplasjeve te Ministrise se Shendetesise me profesoret e QSUT-se, dje eshte hedhur edhe hapi i pare ne nje takim ne Komisionin e Shendetesise. Shefat e QSUT-se u kane paraqitur deputeteve dhe Kryeministrit nje draft-strategji me reformat qe duhet te ndermerren. Ndersa jane duke pritur hapat qe do te hedhe Kryeministri, forcat politike dhe Ministria e Shendetesise.

Plagosja e mjekut Refatllari

Shefi i Sherbimit te Kardiokirurgjise, Ali Refatllari, u plagos tre jave me pare nga i afermi i nje pacienti, i cili kishte vdekur pas nderhyrjes kirurgjikale ne zemer. Duke mos permbajtur dot zemerimin ndaj mjekut, i cili i kishte siguruar te afermit per nje operacion te suksesshem, nipi i pacientit te Refatllarit ka plagosur kete te fundit me thike brenda ambienteve te QSUT-se. Si pasoje e plagosjes, mjeku Refatllari ka marre 3 plage, dy prej te cilave prane zemres dhe nje ne dore.
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

https://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Paaftesia" e mjekeve, gjymton Refatllarin Empty Re: "Paaftesia" e mjekeve, gjymton Refatllarin

Mesazh nga bledikorcari Fri May 02, 2008 9:12 am

keto ndodhi jane te keqija,si ajo e mjekut qe e siguroi per suksesin e operacionit si dhe ajo e atij te afermit qe e plagosi doktorin me thike.mjekesia shqiptare eshte ne koma per veten e saj,me vjen shume keq per keto ndodhi si dhe per ata qe ikin nga fajet e mjekeve:(
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : "Paaftesia" e mjekeve, gjymton Refatllarin N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi