Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha

Shko poshtė

kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha Empty kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha

Mesazh nga bledikorcari Tue May 13, 2008 1:17 pm

Kryeministri “Lej Fen”, Sali Berisha , presim pėrgjigje !

Pyetjet qė po vazhdojmė t’i drejtojmė kryeministrit Shqiptar Sali Berisha, janė pyetje qė presin pėrgjigje nga qytetarėt dhe nga drejtėsia. Mirėpo kryeministri “Lej Fen”, i kėsaj qeverie tė shkrehur nuk pėrgjigjet nga zyra, por hedh “romuze” pėr to nga kufiri me Greqinė dhe nga fundi i malit tė Taraboshit. Por asnjėherė nuk jep asnjė pėrgjigje edhe pse duhet tė jap kėto pėrgjigje, tė cilat nuk lidhen me recetat medicinale qė ai pėrdor, por me problemet e shqiptarėve, me korrupsionin e tij dhe tė qeverisjes sė tij, me mashtrimin qė po i bėnė kėtij populli pėr zgjidhje social-ekonomike.Edhe sikur kėto pyetje, t’i ishin drejtuar Zani Caushit, ai do tė pėrgjigjej, ndėrsa “Zani Caushi” Sali Berisha, me detyrė kryeministėr i vendit, nuk pėrgjgijet. Kėto pyetje, kanė lidhje me faktin, qė dėshmitė dhe deklaratat e atyre qė janė pėrzierė nė kėto punė, pėrmendin edhe emrin e kryeministrit e tė pjestarėve tė familjes sė tij, tė tė afėrmve tė tij. Kėto pyetje shpeshtohen dhe intensifikohen deri nė kėmbėngulje edhe pėr faktin, qė kryeministri nė tė dy pushtetet e tij, si gjatė mbretėrisė sė piramidave edhe gjatė eksperimentit tragjik tė Gėrdecit, ka dal dhe po del nė parlament e nė media dhe deklaron, se “nuk di asgjė, se nuk ka asnjė lidhje me asgjė”. Po tė jetė kėshtu, dakort. Por fakti qė zallamhi tė tilla, ndodhin sa herė ėshtė ai nė pushtet, flasin ndryshe. Nuk janė “gojėt e liga” qė shpifin, nu janė mediat “letėr higjenike”, nuk janė mediat qė prej “nuk janė tė shenjta” e pėr rrejdhojė gjobiten dhe kėrcėnohen nga pushteti i tij. Kryeministrin Berisha e pyesim, sepse nė dėshmitė e tij, sidomos pėr Gėrdecin dhe trafikun e armėve qė bėnin mafiozėt e lidhur me pushtetin, ai nuk u tregua i sinqertė, kur deklaroi publikisht nė tempullin e ligjėvenies, se “nuk e kishte dėgjuar asnjėherė, as emrin e fshatit Gėrdec” ku ndodhi tragjedia e rėndė. Kryeministrit i duhen pėrsėritur kėto pyetje, mbasi ai duhet tė jap pėrgjigje tė sinqerta, tė hapura, fundja edhe tė detyrueshme, mbasi ai ka pėrgjegjėsi dhe ėshtė personi kushtetues (sidoms tani pas fuqizimit tė pushtetit), qė nė kohė paqeje kontrollon dhe drejton forcat e armatosura. Pėr kryeministrin e kėtij vendi, i cili vazhdon tė jetė nė detyrė edhe pse nuk duhet tė jetė as nė Shqipėri, ka shumė pyetje tė tjera, jo vetėm nė lidhje me Gėrdecin. Ne i kemi drejtuar Berishės 150 pyetje dhe ndalėm, jo se nuk kishim pėrse ta pyesnim, por duke pritur pėrgjigjet. Por ai heshti. Sot po i shtojmė edhe 25 pyetje tė tjera. Kemi bindjen, se ai pėrsėri nuk tė pėrgjigjet. Kjo nė fakt ėshtė njė praktikė e tij, nė raport me shoqėrinė dhe drejtėsinė shqiptare, mbasi siē dihet, Berisha edhe pse kanė kaluar 10 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, ende nuk po dėshmon pėr vrasėsit e tij, tė cilėt ka deklaruar, se “i di cilėt janė”. Pėr mė tepėr edhe drejtėsia nuk e ka marrė kėtė politikan “pėr veshi” dhe ta vendos tė paktėn nė pozitėn e dėshmitarit, pse jo edhe si person pėrgjegjės qeverisės pėr tragjeditė e ndodhura nė kėtė vend, ku janė shkatėrruar institucione, janė djegur pasuri kombėtare, janė shkatėrruar biznese dhe janė vrarė mijėra njerėz. Koha po vėrteton pėrditė e mė plotėsisht, se kryeministri Shqiptar Sali Berisha, nuk i ka patur dhe nuk i ka “duart tė pastra”, madje sė fundi, po vėrtetohet se nuk tė pastėr as ndėrgjegjen prej shtetari e shqiptari.
1-A ka qėnė djali juaj Shkėlzen Berisha nė Gėrdec dhe pėrse?
2-Cili ka qėnė motivi i takimit tė fshehtė dhe tė porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armėve dhe municioneve, Kosta Trebicka?
3-A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin?
4-A e keni nė zyrė, korrespondencėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe informacionet e SHISH, nė lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gėrdecit?
5-A keni biseduar me Presidentin e Republikės, zotin Bamir Topi, pėr kėto inforamcione dhe a e keni urdhėruar, tė mos futet nė kėtė problem?
6-Ku dhe kur ėshtė takuar djali juaj, me Diverolin?
7-A kishte pjesė fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gėrdecit?
8-Sa herė ka shkuar djali juaj nė Ministrinė e Mbrojtjes, me cilėt ėshtė takuar dhe 9-cilėve u ėshtė imponuar dhe pėrse?
10-Sa herė ėshtė takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe pėr ēfarė kanė biseduar?
11-A e dinit, apo vėrtetė nuk e dinit, qė ekzistonte punishtja e Gėrdecit?
12-Pėrse qeshte Delijorgji, kur ishte nė pranga dhe kujt ia dėrgonte atė buzėqeshje nga ekrani i mediave?
13-Po Ylli Pinari, me cilin komunikonte nė pranga, duke bėrė shenja drejt kamerave televizive?
14Sa herė keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu pėr Gėrdecin dhe pėr ēfarė e ka kėrkuar ai ndėrhyrjen tuaj, nė lidhje me trafikun e armėve?
15-Cili ėshtė raporti qė ju ka sjellė kreu i bashkisė Vorė, nė lidhje Gėrdecin dhe si keni reaguar?
16-Kur dhe ku e keni bėrė takimin e fundit me Prokuroren e Pėrgjithshme Ina Rama, pėr Gėrdecin?
17-Kur do tė shkoni tė dėshmoni nė organet e drejtėsisė, pėr ngjarjen e Gėrdecit dhe si ju kanė kėshilluar “juristėt” tuaj?
18-Sa herė keni bėrė konflikt me djalin tuaj, nė lidhje me shoqėrimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickėn?
19-Cili e autorizoi djalin tuaj, tė takohej me Kosta Trebickėn pėr punėt “sekret shtetėror”?
20-A jeni atakuar me Topin pėr deklaratėn e Gazmend Oketės, duke e ngarkuar me pėrgjegjėsi pėr Gėrdecin?
21-A do tė dorėzoni nė prokurori, dosjen me letrat informuese tė skandalit dhe tenderave tė Gėrdecit?
22-A ėshtė djali juaj nė Shqipėri? Nėse po, a mund tė dilni publikisht me tė? Nėse jo, ku e keni nisur dhe pėrse?
23-A i keni dhėnė urdhėr Ministrit tė Mbrojtjes Gazmend Oketa, pėr tė ngurosur materialet e tenderave tė trafikut tė armėve?
24-A keni dijeni pėr zhvillimin e kėtyre tenderave dhe a duheshin bėrė ato, pa dijeninė tuaj si kryeministėr?
25-A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja?
26-A ju ka telefonuar Delijorgji, tre orė pas ngjarjes sė Gėrdecit dhe ēfarė ju ka kėrkuar?
27-A ndodhej djali juaj nė Gėrdec 10 minuta pėrpara shpėrthimit, me cilėt ka qėnė dhe a ėshtė e vėrtetė, qė ua ka dhėnė ai lajmin e shpėrthimit?
28-A janė takuar me ju mbrėmjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe pėr cfarė e keni porositur nė lidhje me Ylli Pinarin?
29-A i keni telefonuar Pandeli Majkos dhe cila ka qėnė biseda juaj 30 minutėshe me tė, nė lidhje me Gėrdecin? A e keni paraljamėruar “tė jetė i kujdesshėm nė lidhje me deklaratat” pėr firmėn Delijorgji-Pinari-Trebicka?
30-A ju kanė telefonuar mbasditen e 15 marsit tre perosna nga Greqia, cilėt kanė qėnė ata dhe cilat kanė qėnė “porositė” qė ju kanė dhėnė?
31-A ka lidhje me biznesin e Gėrdecit, heshtja juaj ndaj incidenteve Greke tė Himarės dhe cilat kanė qėnė “tolerimet” tuaja?
32-A ėshtė financuar fushata e deputetit Astrit Patozi nga Delijorgji, Trebicka e Pinari? Po fushata e kryetarit tė Bashkisė Vorė, Fiqiri Ismaili?
33-Sa herė keni biseduar me ish-ministrat e Mbrojtjes Mediu e Majko, nė lidhje me biznesin, problemet dhe rreziqet e Gėrdecit?
34-A keni dijeni, qė firma “Meico” ėshtė krijuar qė nė 5 tetor 1991 dhe a jeni edhe ju, qė keni firmosur vazhdimin e aktivitetit tė saj pas vitit 1992, duke e mbėshtetur edhe me 625 mijė USD kredi nga Banka Kombėtare Tregėtare?
35-A keni dijeni, qė trafiku i armėve dhe municioneve siguronte tė ardhura pėr tė blerė sektorin e naftės?
36-A keni dijeni, qė tė ardhurat nga trafiqet e Gėrdecit, do tė investoheshin nė blerjen e Divizionit tė Shpėrndarjes sė Energjisė (KESH)?
37-A ka lidhje ndonjė ish-ministri juaj i Brendshėm, i Jashtėm, apo i Transporteve, me blerjen e Shėrbimit tė Kontrollit Teknik tė Mjeteve tė Transportit?
38-Pėrse doli bashkėshortja juaj me intervistė eksluzive nė shtyp (Panorama), pėr tė konfirmuar deklaratat tuaja, nė lidhje me Gėrdecin dhe (mos)pėrfshirjen e familjes tuaj nė kėtė biznes?
39-Cilėt analistė dhe pronarė mediash, kanė qėnė mesnatėn e 15 marsit 2008, nė zyrėn tuaj, ēfarė porosie dhe “ndihme” u keni dhėnė?
40-A keni pranuar financime nga llogaritė e Delijorgjit, Pinarit e Trebickės, pėr tė financuar gazetat tuaja, pėr efekt propagande pėr Gėrdecin?
41-Nė cilin shtet ndodhet aktualisht djali juaj Shkėlzen Berisha, pas ngjarjes sė Gėrdecit dhe kush e “administron” strehimin e tij?
42-A ka patur financime pagash dhe mitingjesh tė PD, nga tė ardhurat e Gėrdecit, cila ėshtė sasia e tyre dhe kush i ka menaxhuar?
43-A ka qėnė Delijorgji nė delegacionin zyrtar tė vizitės qė ju keni bėrė nė Greqi dhe kush jua ka kėrkuar kėtė prezencė tė tij?
44-A ka qėnė djali juaj nė Amerikė tek Deviroli, kush e ka prezantuar me tė dhe cilat kanė lidhjet e tij pas kėtij takimi?
45-A ka patur lidhje firma “Meico” me ndonjė biznes ndėrtimi nė Kosovė, kush e ka drejtuar kėtė biznes dhe ēfarė lidhje ka me familjen tuaj?
46-A ka patur lidhje Ylli Pinari e Kosta Trebicka, me firmėn e karburantit “Shqiponja” tė PD dhe cili ka qėnė roli i tyre nė tregun e Serbisė?
47-A kanė lidhje pasuritė e vajzės tuaj me biznesin e fabrikės sė Gėrdecit, sa herė keni kundėrshtuar dhe cila ka qėnė pozita qė e keni pranuar?
48-Pėrse e ke ēuar Maxhun Pekėn ambasador nė Kinė dhe bizneset e kujt klani ish-komunist tė PPSH, kontrollon dhe menaxhon ai?
49-A ka financuar Delijorgji me urdhėrin tuaj, vėnien nė skenė tė disa ēfaqjeve teatrale tė babait tė Prokurores sė Pėrgjithėshme?
50-A ju kanė ardhur letrat e Geri Kokalarit, a keni biseduar pėr to me prokuroren e Pėrgjithshme tė Republikės dhe pėrse nuk u pėrgjigjeni kėtyre letrave?
51-Cili ka qėnė personi qė ju ka informuar i pari, qė djali juaj kishte lidhje me trafikun e armėve?
52-Ēfarė i keni thėnė ish-ministrit tė mbrojtjes Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kėrkuar Shefit tė Shatbit tė Pėrgjithshėm, qė tė firmoste lėvizjen e municioneve drejt Gėrdecit?
53-Cili ka qėnė qėndrimi juaj, pas informacionit qė ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka thėnė se “pėr punėt e Gėrdecit na pengon Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė”?
54-Ēfarė qėndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar, qė djali juaj futej nė ministrinė e Mbrojtjes dhe urdhėronte ushtarakėt e lartė?
55-Cila ėshtė biseda qė keni zhvilluar nė shtėpinė tuaj, nė dtaėn 4 shkurt, me Fatmir Mediun, pėr ēėshtjen e Gėrdecit?
56-A ju ka kėrkuar Fatmir Mediu, largimin nga Gėrdeci, tė baxhanakut tuaj, pėr shkak tė dekonspirimit tė emrit?
57-Ēfarė keni biseduar me Kosta Trebickėn, nė lidhje me takimin e djalit tuaj nė makinėn e tij?
58-Cili ka qėnė personi i autorizuar prej jush, qė ka kėrcėnuar Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė pėr hedhjen e firmės pėr miratimin e Gėrdecit, si fabrikė demontimi?
59-A ka lidhje me tenderin e Gėrdecit, shkarkimi i drejtorit Ekonomik tė Ministrisė sė Mbrojtjes, Maliq Xhebro dhe cili ėshtė roli juaj nė kėtė shkarkim?
60-A ka lidhje zyra juridike e vajzės tuaj, me pėrgatitjen e dokumentacionit tė firmės qė ushtronte aktivitet nė Gėrdec?
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha Empty Re: kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha

Mesazh nga bledikorcari Tue May 13, 2008 1:19 pm

61-A ka kontribuar Delijorgji, nė shlyerjen financiare tė apartamentit tuaj, pėr tė cilin thatė, se ua ka falur vajza?
62-Cila ėshtė marrėveshja qė keni bėrė 12 ditė mė parė, me Prokuroren e Pėrgjithshme pėr dosjen e Gėrdecit?
63-A keni dhėnė porosi, qė Delijorgji dhe Pinari tė hetohen jo pėr trafik armėsh dhe pėr krim njerėzor, por vetėm pėr shkelje nė administrimin e municioneve?
64-A ka qėnė trafiku i Gėrdecit, pjesė e konfliktit tuaj me ish-presidentin Alfred Moisiu dhe pėrse?
65-A i keni kėrkuar ish-ministrit tė Brendshėm, Sokol Olldashi, tė ndalojė hetimin e drejtorisė sė krimit ekonomik, pėr trafikun e Gėrdecit?
66-A kanė sponsorizuar Delijorgji, Trebicka dhe Pinari aktivitetet bamirėse tė bashkėshortes tuaj, zonjės Liri Berisha?
67-Kush ia ka paguar makinėn djalit tuaj, me tė cilėn shkonte ēdo javė nė Gėrdec?
68-A ju ka marrė mendim Delijorgji, pėr tė caktuar baxhanakun tuaj, si mbikėqyrės tė biznesit nė Gėrdec?
69-Sa ėshtė sponsorizimi, qė firma e Gėrdecit ka dhėnė pėr hapjen e televizionit “Mediasat” tė kunatit tuaj Agim Rama?
70-A keni dhėnė urdhėr, qė Delijorgji tė arrestohet pasi tė ketė boshatisur llogaritė bankare?
71-A ka djali juaj llogari bankare tė pėrbashkėt me Devirolin, me Delijorgjin, Pinarin dhe Trebickėn?
72-A keni ndėrhyrė tek Delijorgji, pėr tė sponsorizuar gazetėn “55” dhe sa ėshtė vlera financiare?
73-A ka lidhje me Gėrdecin, konflikti juaj me Mero Bazen, pas njė paralajmėrimi qė ky, i ka bėrė kėsaj firme, pėr publikim afere korruptive?
74-Kur ka qėnė takimi i fundit mes jush, Fatmir Mediut, Ylli Pinarit, Kosta Trebickės dhe djalit tuaj?
75-A keni marrė nė prill tė vitit vitit 1991, ndonjė donacion financiar nga llogaritė e PPSH, pėr tė nisur botimin e gazetės “RD”? Po pėr aktivitetin e PDSH dhe me cilin negocionit deri nė vitin 1992, pėr kėto donacione?
76-Ēfarė ju ka kėrkuar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pas ngjarjes sė Gėrdecit dhe ēfarė i keni garantuar? Po me Sabri Godon, keni biseduar pėr kėtė kėrkesė?
77-Pėrse ju ka kundėrshtuar Eduard Selami, nė takimin qė bėri me ju, gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri dhe cili ėshtė teksti i mesazhit qė i keni dėrguar me Mero Bazen?
Pėr cilėt nga pjestarėt e klanit tuaj dhe kėshilltarėt, keni ndėrhyrė tek Shaban Memia, pėr tė futur nė “Hartėn Diēitale” tė legalizimeve, vilat e bėra nė Tiranė, Shkodėr, Durrės, pas bėrjes sė kėsaj harte?
78-Me cilat kompani bashkėpunon studioja ligjore e vajzės tuaj, nė menazhim tė tenderave, proceseve gjyqėsore dhe projekteve pėr paraqitje ligjesh biznesi nė parlament?
79-A ka bashkėshortja juaj aktivitet privat nė sektorin e mjekėsisė? A ka aksione nė tregun e medikamenteve tė importit?
80-Pėrse e ndaloi gazeta “Tema”, sulmin ndaj mbesės tuaj, drejtores sė ISKSH Elvana Hana?
81-A ėshtė botuesi i gazetės “55” Fahri Balliu, “menaxher” i takimeve me kundėrshtarėt tuaj politikė?
82-A keni bėrė pakt me Ramiz Alinė, qė ai tė pranonte humbjen si deputet nė Tiranė dhe ēfarė ju kėrkoi si shkėmbim?
83-A i keni dėrguar mesazh ngushėllimi familjes sė Adil Ēarēanit ditėn e vdekjes dhe me cilin ju ėshtė kthyer pėrgjigja falėnderuese?
84-A keni urdhėruar Drejtorinė e Tatimeve, qė tė jepte licensa bisnesi pa detyrime fiskale, pėr fėmijėt e bllokmenėve?
85-A keni firmė ndėrtimi si familje dhe kush ua menxhon kėtė aktivitet biznesi?
86-Ku i ka llogaritė ky bisnes dhe a paguan detyrime fiskale sipas ligjit?
87-A ka familja juaj, njė biznes produktesh agro-ushqimore nė Suedi? Po me largimin e Agim Rrapajt nga projekti japonez a keni lidhje interesash?
88-Ēfarė dokumenti kompremtues disponon pėr ju, ministri i Transportit Sokol Olladashi dhe si e keni gjetur “gjuhėn” e heshtjes?
89-A keni ndėrhyrė pėr Tenderin e Kartave tė Identitetit, nė favor tė firmės “Sagem” dhe cili ka qėnė personi qė ju ka bindur tė ndėrhyni?
90-Kur jeni takuar pėr herė tė fundit me Kosta Trebickėn dhe ēfarė keni biseduar me tė? A ka ndėrhyrė djali juaj pėr kėtė takim dhe nė ēfarė kushtesh keni vendosur tė takoheni?
91-A dispononi njė kopje tė dokumenteve tė gjetura nė kasafortėn e Delijorgjit nė Gėrdec dhe kush ua ka dhėnė ato?
92-A keni bėrė pakt me ndonjė institucion tė lartė shtetėror nė Turqi, pėr mos ekstradimin e Aldo Bares dhe Izet Haxhisė dhe a ka lidhje ky pakt, me mos prishjen e kontratės sė shitjes tė “Alb-Telekom”?
93-Pėrse nuk prononcoheni pėr ēėshtjen e akuzės sė Arben Sevgjinit, ish-shefit tė SHIK tė Tiranės, i cili akuzohet pėr zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha?
94-Cili ėshtė informacioni juaj, nė lidhje me deklaratėn pėr vrasjen e biznesmenit tė hekurit, Florian Vila?
95-Ēfarė lidhje keni me njė kolegun tuaj, ish-ministėr i Shėndetėsisė, Ali Alushani dhe ēfarė ju ka thėnė ai, nė takimin e fundit ndarės?
96-A ju ka dėrguar njė informacion me 130 faqe Zani Caushi dhe ku e keni ēuar atė informacion? Kush ju ka telefonuar pasi e keni dorėzuar?
97-A ju ka kėrkuar presidenti Bamir Topi, largimin e tre ministrave nga qeveria, pėr implikim nė afera tė rėnda korruptive dhe cilėt janė?
98-A ėshtė pjesė e marrėveshjes me Edvin Ramėn, shpallja e aministisė fiskale pėr tė pastruar “letrat” e parave tė pista tė monopoleve tė klaneve tuaja tė pėrbashkėta?
99-A ju ka dėrguar njė letėr gazetari i “Koha Jonė” Zamir Dule nga Korēa, i masakruar dhe i paralizuar nga dhuna e SHIK nė datėn 3 mars 1997 dhe cila ėshtė pėrgjigja juaj?
100-Sa ish-oficerė dhe policė tė SHIK, tė viteve 1992-1997 janė punėsuar nė administratėn e lartė shtetėrore dhe ēfarė misionesh kryejnė?
101-A keni marrė njė protestė nga familjet e Lek Qokut, Besnik Hidrit dhe Gjergj Mehmetit, pėr emėrimin e Arben Imamit, “gjeneralit tė zi grek”, si Drejtor Kabineti? Pėrse heshti Jozefina Topalli, pas protestės qė bėri nė Shkodėr, nė lidhje me kėtė emėrim?
102-Cili ka negociuar mes jush dhe Fatos Nanos, pėr tė vendosur paqen dhe ku e keni bėrė takimin negociues pėrpara se tė dilnit nė ekranet e TV? A e ka pseudonimin “Masoviku”, “Tigri”, “Ēorapja”, apo “Korani i Myzeqesė”?
103-Cilat janė udhėzimet qė ju jep shefi juaj, ish-presidenti Ramiz Alia, pėr tė bllokuar procesin e kthimit tė pronave dhe mos dhėnien e dmėshpėrblimit pėr tė pėrndjekurit politikė?
104-Cila ishte prapaskena e vėrtetė e futjes sė ish-ministrit tė pushtetit tė PS, Lufter Xhuvelit, nė kabinetin qeveritar tė PD dhe kush ua diktoi kėtė?
Nė cilin shtet, jeni takuar me Ramiz Alinė dhe djemtė e Enver Hoxhės pas daljes nga burgu. A ju keni kėrkuar ndjesė dhe pėrse keni rėnė dakort?
105-A keni bėrė marrėveshje me qarqet zyrtare e private greke, pėr tė futur nė qeveri PBDNJ dhe cilat janė pikat e paktit mes palėve?
106-Cili ishte motivi i vėrtetė i dorėheqjes sė ministrit tė Jashtėm Besnik Mustafaj dhe a ka lidhje kjo, me ndonjė skemė qė lidhet me emėrimin e Lulėzim Bashės nė kėtė post?
107-Pėrse gazeta “RD”, nuk pranon asnjė shkrim pėr klanin Kapo, pėr Ramiz Alinė dhe familjen Hoxha?
108-A e keni materialin qė ju ka dorėzuar privatisht, ish-kreu i verifikimit tė figurave tė spiunėve Nafiz Bezhani dhe cilėt njerėz me pseudonime, keni nė kabinetin qeveritar? Po nė Kuvend? Po nė Kryesinė e PD? Po nė Kėshillin Kombėtar?
109-Cilat janė firmat private, tė cilat janė udhėzuar prej jush, qė tė financojnė gazetėn “55” dhe “Tema”?
110-Nė sa borde tė ndėrmarrjeve Sh.a, apo fondacione, marrin paga tė dyta e tė treta ministrat, deputetėt dhe kėshilltarėt tuaj dhe me cilin ligj?
111-A keni “dorė” nė prishjen e takimit tė ish-presidentit Alfred Moisiu me presidentin Grek, planifikuar nė Sarandė?
112-Cila ėshtė marrėveshja e fshehtė, bėrė privatisht mes jush dhe kreut tė PS, Edvin Rama dhe a pėrfshihet nė kėtė marrėveshje, heshtja pėr korrupsionin e tij?
113-Po afron 10 vjetori i vrasjes sė ish-bashkėpunėtorit tuaj mė tė afėrt Azem Hajdari dhe ju ende, nuk po denonconi emrat e vrasėsve tė vėrtetė, ashtu siē keni deklaruar. Kur do ta veproni?
114-A ėshtė akoma nė fuqi, njė kontratė me shtetin Grek, pėr eksport energjie, lidhur qė nė vitin 1985, nė vend tė lekėve tė tė cilės dėrgohen mastic dhe pajisje tė ndryshme? Pėrse nuk prishet kjo kontratė dhe sa do tė zgjasė?
115-A ka qėnė Anastas Janullatos nė Greqi, gjatė vizitės tuaj atje dhe a keni bėrė ndonjė takim tė veēantė me tė?
116-Pėrse gazeta “RD” nuk e trajton diversionin grek anti-shqiptar nė Himarė dhe pėrse qeveria, nuk pronocohet kundėr kėtij diversioni?
117-Keni deklaruar, se do tė hapni dosjet e ish-spiunėve tė sigurimit tė shtetit, qofshin kėta edhe brenda nė qeverinė tuaj? Pėrse nuk po e bėni?
118-Cfarė keni biseduar nė zyrėn tuaj nė PD, me lobistin grek anti-shqiptar Nikolas Geixh dhe kush e organizoi atė takim? Po nė Greqi jeni takuar me tė? Po nė SHBA, apo nė ndonjė vend tjetėr?
119-A i keni ēuar nė prokurori dosjet e korrupsionit tė ish-pushtetarėve tė majtė dhe cila ėshtė pėrgjigja zyrtare, pėr hapjen e tyre?
120-Me cilėt keni biseduar nė rezidencėn qeveritare nė Durrės, pėr caktimin e blerėsve tė kompanisė Alb-Petrol
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha Empty Re: kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha

Mesazh nga bledikorcari Tue May 13, 2008 1:20 pm

121-A ka lidhje me interesim dhe kėmbėngulje tė qarqeve jashtė Shqipėrisė, rikthimi nė PD i Genc Rulit dhe emėrimi i tij, nė postin e minisitrit tė Ekonomisė dhe Energjisė?
122-A do tė largohen nga Shqipėria, depozitat greke tė naftės nė Portin e Durrėsit dhe pėrse nuk hyn nė fuqi, vendimi i qeverisė pėr kėtė largim?
Cilat janė lidhjet tuaja me disa media dhe me botuesit e tyre, tė krijuara pas ardhjes nė pushtet dhe cilat janė ato?
123-A i keni kėrkuar edhe djalit tuaj, tė dalė nė konferenė shtypi tek emisioni i Blendi Fevziut pėr tė pėrgėnjeshtruar akuzat, ashtu siē nxorrėt edhe vajzėn, kur u akuzua pėr pasuritė e dyshimta?
124-A ka tentuar Mero Baze me urdhėrin tuaj, tė ndėryjnė nė gazetėn “NYT”, pėr tė mos botuar shkrimin e parė dhe ēfarė premtimi keni garantuar?
125-Nė emisionin “Opinion” nė “TV Klan”, ju sulmuat Andi Bushatin, duke thėnė “E njoh qė kur ka qėnė me pantallona tė shkurtėra”. Mos vallė kanė qėnė vitet, kur i shėrbenit gjyshit tė tij Hysni Kapo, duke i mbajtur uturakun?
126-A ju ka telefonuar Andi Bushati pas akzuės nė “TV Klan”, ēfarė kėrcėnimi ju ka bėrė dhe ēfarė letrash tė tjera, ju ka dėrguar me Blendi Fevziun, nė lidhje me Gėrdecin, tė cilat nuk i publikoi nė “Zonė e ndaluar”? A ju ka dėrguar “letra” tė tjera qė nga koha e gazetės “Koha Jonė”?
127-Cili ėshtė parlajmėrimi qė ju kanė dhėnė dy ditė mė parė Fatmir Mediu dhe Sabri Godo, pas shpalljes sė akzuės pėr imunitetin, qė bėri prokuroia e Pėrgjithhėme pėr tė?
128-A ju ka ardhur njė njoftim nga grupi hetimor “Gėrdeci”, pėr tė dėshmuar pėr aferėn korruptive, pėr VKM e bėrė brneda ditės nė favor tė “Meico” dhe pėr tragjedinė?
129-Me cilėt “biznesmenė tė PD”, po kontaktoni pėr tė marrė fonde pėr banorėt e Gėrdecit dhe ēfarė porosie i keni dhėnė Bodes, pėr t’i pėrjashtuar nga detyrimet fiskale? A kanė pranuar tė paguajnė?
130-A ka djali juaj pasaportė diplomatike dhe a ėshtė kėrkuar nga prokuroria, tė bllokohet kjo pasaportė?
131-A keni ndėrhyrė, qė Kosta Trebickės, tė mos i bllokohet pasaporta e shėrbimit dhe sa tė tilla ka ai?
132- Sa ditė ka, qė i ėshtė lėshuar njė pasaportė tjetėr e tillė?
133-Cila ėshtė detyra, qė i keni lėnė ministrit tė Jashtėm Lulėzim Basha, nė lidhje me “menaxhimin” e ēėshtjes sė Gėrdecit nė Pentagon?
134-A ka patur lidhje bllokimi i punės nė firmėn turke tė ēelikut nė Elbasan “Kurum”, me blerjen e skrapit prej Delijorgjit me ēmime tė larta, tė diktuara prej tij?
135- A ka lidhje KESH nė kėtė presion, duke i ndėrprerė energjinė elektrike? Po tatimet? Po inspektoriati i lartė i Punės?
136-A ka shkuar njė “bashkėpunėtori” juaj i afėrt me profesion avokat, nė qelinė e Delijorgjit dhe Pinarit dhe me ēfarė afati i ėshtė leja pėr takime, nga ministria e drejtėsisė dhe drejtoria e Pėrgjithėshme e Burgjeve?
137-A keni urdhėruar Boden, tė pėrgatisė dosje fiskale tė rregullt pėr biznesin e Delijorgj-Pinarit dhe a funksionoi kjo skemė, pėr tė mashtruar grupin hetimor?
138-Pėrse nuk pranon tė shkojė Astrit Patozi nė Gėrdec dhe nė Vorė, pėr tė “qetėsuar” banorėt e dėmtuar?
139-A keni dėrguar njė “qarkore” nė ambasadat shqiptare nė botė, me objekt “mohimin e pėrgjegjėsisė tuaj nė ēėshtjen e Gėrdecit” dhe cili ėshtė rezultati i kėsaj propaganda private?
140-A keni bėrė tre ditė mė parė, njė takim me pesė drejtues mediash e gazetėash nė rezidencėn qeveritare nė Durrės dhe pėr ēfarė keni folur?
141- A ka lidhje ky takim me ndonjė sponsorizim “top sekret”?
142-A i keni dhėnė porosi policisė sė Shtetit, qė tė ushtrojė presion dhe dhunė mbi protestuesit e Gėrdecit dhe sa forca janė shtuar, nė dispozicion tė mbikqėyrjes sė zyrave tė bashkisė Vorė?
143-A kanė lidhje 51 trėndafilėt e kuq, qė i dhuruat presidentit Bamir Topi pėr ditėlėndje, me “dosjen e zezė” tė Gėrdecit dhe me acarimin e Topit, pas akuzės tuja ndaj tij?
144-A ėshtė e vėrtetė, qė pas tragjedisė, Diveroli dhe Trabicka kanė kėrkuar takim me djalin tuaj, nė njė shtet europian dhe ku?
145-A vazhdojnė pagesat e prapambetura tė tarfikut tė armėve, fishekėve dhe skrapit dhe kush vazhdon t’i vjel ato? Me cilėn bankė bėhen transfertat dhe nė cilin shtet?
146-A keni ndėrhyrė, pėr tė mos sekuestruar pallatet e Delijorgjit nė Tiranė, Vlorė, Durrės dhe cili ėshtė roli i ministrit tė Financave Ritvan Bode nė kėtė “operacion”?
147-Cili ju rekomandoi, tė merrni kredi bankare nė bankat greke nė Tiranė, pėr tė vazhduar punimet nė rrugėn e Kalimashit? Kush ėshtė “komisioneri” dhe nė cilėn ministri punon?
148-Ka kaluar afati. A do t’i bėni zgjedhejt nė strukurat e PD, sipas vendimit tė kėshillit Kombėtar dhe kur?
149-Sipas Statutit tė PD, a duhet tė bėhen zgjedhje edhe pėr ju si kryetar partie?
150-Cili ministėr, nuk ka pranuar tė zbatojė urdhėrin tuaj pėr njė tender tė rėndėsishėm dhe pėrse?
151-A ka lidhje me ndonjė firmė greke, porosia juaj?
152-A do ta bėni Fatmir Mediun zv/kryeministėr?
153-Shqiptarėt presin dorėheqjen tuaj. Kur do ta jepni?
154-Cila ėshtė pėrgjigja juaj zyrtare, kėkruar nga SHBA dhe USAID pėr sondazhin e rritjes sė nivelit tė korrupsionit?
155-Cilėt ministra tė qeverisė, rezultojnė tė korruptuarit “VIP” dhe a ju ka ardhur njė raport nga CIA pėr aktivitetin e tyre?
156-A ju ka kėrcėnuar ndonjė ministėr i koalicionit, se nėse e largoni nga kabineti, do t’ju hap letrat e “zeza” tė korrupsionit tuaj dhe tė familjes tuaj?
157-A ėshtė e vėrtetė, akuza qė ju bėri Gramoz Ruēi, pėr lidhje aktivieti juridik, tė vajzės tuaj me firmėn “Gėrdeci” tė Delijorgjit, Pinarit e Trebickės?
158-A ėshtė bllokuar firma “Pėrparimi” e Delijorgjit nė Shkozet tė Durrėsit dhe cili ėshtė kontributi juaj familjar, pėr tė vazhduar aktiviteti i saj?
159-A keni financuar ju, shkatėrrimin e PDK dhe puēin kundėr Nard Ndokės? A ju ka paralajmėruar Nard Ndoka pėr kundėrpėrgjigje dhe me ēfarė faktesh?
160-A keni bėrė 2 muaj mė parė, njė marrveshje me kryebashkiakun Edvin Rama, pėr tė nxjerr nga skema e ndihmės ekonomike 35% tė familjeve qė trajtohen nga pushteti lokal dhe ku kanė shkuar kėto fonde buxheti?
161-A po pėrdorni 500 mijė euro nga fondi i taksave publike, pėr fushatėn tuaj tė fundit politike private nė rrethe?
162-A mund tė na deklaroni, se nė cilin shtet ėshtė ngujuar djali juaj dhe cilėt janė sponsorėt e tij?
163-A ėshtė ndonjė biznes vendas apo i huaj qė nuk paguan detyrime fiskale?
164-Ku i siguron fondet financiare bashkėshortja juaj qė jep ndihma humanitare dhe cilat janė vlerat reale, qė ajo pėrdor dhe qė pasqyron si shpenzime?
165-Kush i pėrballon shpenzimet e 9 buodigardėve jo zyrtarė, qė ju shoqėrojnė juve dhe familjen tuaj kur lėvizni?
166-A ju kanė dėrguar njė “letėr dore tepėr shqetėsuese” dy gjeneralėt e ushtrisė qė u shkarkuan tre ditė mė parė dhe me ēfarė mesazhi mbyllej kjo letėr?
167-Dy ditė pas kėrkesės sė prokurorisė pėr heqjen e imunitetit tė Fatmir Mediut, ju keni bėrė njė takim me ish-ministrin dhe me Sabri Godon?
168-A keni dalė garant, pėr mos heqjen e kėtij mandati dhe pėrse?
169-A keni bėrė njė takim tė fshehtė me 35 binsnesmenė “VIP”, pėr tė “derdhur” financime pėr Gėrdecin?
170-Ēfarė shume dhanė ata dhe ku kanė pėrfunduar?
171-A keni bėrė njė takim nė Greqi, me tre firmat qė u keni dhėnė tenderat e rrugėve Lushnjė-Fier, Fier-Tepelenė dhe Levan-Fier?
172-A jeni takuar me Bollanon gjatė vizitės nė Tiranė dhe cila ka qėnė “tematika” e kėtij takimi? Kush ua rekomandoi dhe ua detyroi?
173-A ka kėmbėngulur qeveria Greke tė mos jepni dorėheqjen qė keni menduar? 174-Ēfarė garancie ju kanė dhėnė?
175-Cili ka qėnė pazari mes jush dhe Jozefina Topallit, pėr tė lėnė nė harresė trajtimin nė parlament tė 5 dosjeve korruptive pėr pesė ministrat tuaj, nė krye tė cilėve qėndron dosja “Basha”?
176-A keni pėrdorur fonde tė buxhetit tė Shtetit, pėr tė blerė votat e deputetėve “rebelė” pėr tė miratuar ndryshimet nė Kushtetutė?
177- A jeni takuar me sė abshku e Edvin Ramėn? Ku: nė bashki natėn, apo mbasdite nė vilėn rezidenciale qeveritare nė Durrės?
178-A e organizuat ju, vizitėn e kryesocialistit Edvin Rama nė Tropojė dhe me se i shpėrblyet ata qė dekalruan mos futjen e tij nė Tropojė?
179-A keni nxjerrė njė urdhėr, pėr tė bllokuar gjykimin nė APP, tė tenderave abuzivė e korruptivė tė pastrimit tė Tiranės, tė firmosur nė 14 janar 2008, prej Edvin Ramės?
180-A keni dorė, nė anulimin e katėr kėrkesave nga Gjermania, Italia, Anglia pėr blerjen e KESH dhe a ėshtė nė lojėn tuaj, njė firmė greke qė ka lidhje me kryeministrin Grek?
181-A erdhi financimi Japonez pėr fermerėt shqiptarė? Nėse po, ku ėshtė pėrdorur?
182-A ka lidhje ky fond, me ndonjė financim tregėtie, transporti apo ndėrtimi nė Kosovė?
183-Sa ėshtė fondi pėr banesat sociale? Eshtė ēelur apo jo dhe kush do ta menaxhojė?
184-A ka lidhje kuanti juaj ndėrtues?
185- Po ndonjė gazetė, apo TV?
186-Edhe sa kohė do tė vazhdoni tė mashtroni shqiptarėt pėr punėsim, rrijte pensionesh, kartat e identitetit, lėvizjen e lirė
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha Empty Re: kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha

Mesazh nga Musafir Tue May 13, 2008 2:17 pm

Pa diskutim kjo eshte nje fatkeqsi e madhe qe na ka gjet ne Shqiperi: Qe edhe ceshtjet parimisht te drejta jane perzjere me interesat personale te ketij apo atij tjetri. Askush nuk i shikon punet e veta Dhe kur ben te mbeshtesesh dicka te mire ne thelb, behesh padashur pjese e lojes se interesave te njerit apo tjetrit.
Problemi eshte fakti qe nga censura politike kemi kaluar ne censuren ekonomike.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha Empty Re: kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi