Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Faqja 2 e 11 Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:34 pm

26. Nuse s’pari kur u bane
O nuse s’pari kur u bane
O si ma e bukra nė mahallė.
O faqen kuq, buzėn sheqere.
O floku i yt tė ra nė ballė, aman!
O hije e bukur t’paska ra-e
O edhe kusur nuk t’ka lanė.
O si zamaku n’bahqe t’mėdha-e
O mbi shoqe je e parė, aman!
O jelekun qendisė me ar-e
O ftyrės sate i bante drit-e
O porsi vjollca nė behar-e
O mashallah si hanė po shndritė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:34 pm

27. F’tyrėn tande me shumė mall
F’tyrėn tande me shumė mall, aman!
I: Unė ndėr sy e kam pėrherė. :I
Karajfil lule nė ballė, aman
I: Si gjyliaku plot me erė. :I
Ti je lule pėr t’u pa, aman
Mashallah lule shebojė.
E rritun nėr kopshte t’m’dha, aman
Foli ashikut o me gojė.
Xhevahir ti je pėr mue, aman!
Mollė e rritun o nė gem.
Mashallah pėr sytė e tu-e, aman
Vetullat qerpik me rrem.
_______________________________
gjyliak = lėndė aromatike

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:35 pm

28. Shtati i nuses si selvi
Aman shtati i nuses si selvi
Belin e hollė pėr marakli.
Faqet kuq porsi mollė
Vetullat gajtan i hollė.
Aman beli i nuses si pasqyrė
Ē’po i shndritė e bukra f’tyrė.
Sytė e zezė si ulli
Qerpikėt pėr marakli.
Aman, ftyra jote pikali
Ma gėzofsh dhandrrin e ri.
Nuse e re, tė kanė thanė:
- Ēoje kryet, naze mos ban!
____________ ________________________________
pikali = qė ka pika nė fytyrė, nė trup a lėkurė

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:35 pm

29. Sa tė du’ moj bukuri
I: O sa tė du’ moj bukuri,
Trandafile.
Dhambėt tu’ si inxhi,
Sa bukuri! :I
I: Se ti je nji lule pėr marak
Moj gonxhe behari.
Mbi t’gjitha shoqet je e parė
Moj sokoleshė mali! :I
I: Qysh se t’pashė pėr t’parėn herė
Paē dėshirė me folė me ty
Ti ma e bukra nė pranverė
Je moj zanė!:I
Je e bukur si pranverė
Del si zana
Po shėndritė si lule verė,
Si hana.
Se ti je nji lule pėr marak
Lulja e beharit.
Nuk tė la moj pa tė marrė
Pasha sytė e ballit!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:35 pm

30. T’parėn herė kur jemi pamun (version 2)
T’parėn herė kur jemi pamun
Se ē’m’u ngul zemra nė ty.
Sikur hana kur asht tuj dalun
Njashtu m’u duke nė sy
Gjithnji mė vjen tė m’shikjon moj
Thue se jam tuj nejt n’nji kru’
Njashtu n’zemėr mė vazhdon moj
Bukuria e syve t’tu.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:35 pm

31. Unė kujtim jam tuj t’dėrgu
I: Unė kujtim jam tuj t’dėrgu-e
N’shej t’ēiknisė.:I
Me kėto lule tuj t’kujtue
N’shej dashnisė.
Se janė t’bukra
Janė t’panverės
Plot me erė.
O rueji fort moj e bardha verė!
Pėr kujtim kėto lule t’ēova
Me mallėngjim.
Nji nga nji moj unė t’i zgjodha
Pėr kujtim.
Janė tė kuqe janė tė blerta
Si nė prill.
O tė mushin o
Me erė tė mirė.
K’to janė lule prej saksie
Me shumė mall.
Edhe janė si shej dashnie
Gjinden rrallė.
Ruej kėto lule me shumė ngjyra
E m’kujto!
O vashė e bukur o
Mos m’harro!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:36 pm

32. Se ē’po fryn nji fllad pranvere
I: O se ē’po fryn nji fllad pranvere
Moj syzeza vetullhollė. :I
I: O bash nė zemėr mori mė ke therrė, moj
Faqekuqe moj porsi mollė! :I
O drandafile, manushaqe
Mbulojnė kopshtet dhe u jep jep erė.
O kur tė skuqen mori buzė e faqe, moj
Ma e bukra lule je.
O me blerim natyra veshė
Nėpėr fllad bylbylat kėndojnė.
O moj e buk’ra mori pėllumbeshė
Ndjesi t’reja t’kandshme zgjojnė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:36 pm

32. Se ē’po fryn nji fllad pranvere
I: O se ē’po fryn nji fllad pranvere
Moj syzeza vetullhollė. :I
I: O bash nė zemėr mori mė ke therrė, moj
Faqekuqe moj porsi mollė! :I
O drandafile, manushaqe
Mbulojnė kopshtet dhe u jep jep erė.
O kur tė skuqen mori buzė e faqe, moj
Ma e bukra lule je.
O me blerim natyra veshė
Nėpėr fllad bylbylat kėndojnė.
O moj e buk’ra mori pėllumbeshė
Ndjesi t’reja t’kandshme zgjojnė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:37 pm

33. Nė pranverė qė kena hy
I: Nė pranverė qė kena hy
Drandafillja po lulzon. :I
I: Rri bylbylin tuj e ndi
Kangėn qi ai po kėndon. :I
Drandofille sa mirė k’ndon
Afėr nji bylbyli t’ri.
Mos kujto se pėrgjithmonė
Ke me mbetun pa u prishė.
Unė e fresk’t rri si gjithmonė
Edhe ēili nė pranverė.
Por ti bilbil kur kėndon
Gonxhe ēeli menjėherė.
Bylbyl hallin jam tuj kja
Je nji zog qi k’ndon pėrherė.
Lulet ēilin pa ja da
Nė tri stinat dhe nė verė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:37 pm

34. F’tyra jote e bukur
I: F’tyra jote e bukur
Si qiri me bojna.
Hajde porsi flutur moj
Me ojna! :I
Ref.:
I: Aman, aman,
Xhanėm hajde aman!
Aman fol me gojė,
O mė ban dermon! :I
Porsi molla n’gem-e ,
F’tyra jote shndrit-e
Moj vetull kaleme,
Si yll ndritė.
Ref.:
Aman,…
F’tyra jote e kuqe,
E ambėl si sheboja
Aman faqe kuqe, moj
Si molla
Ref.:
Aman,…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:39 pm

35. Moj e vogėl nė lėndinė
Moj e vogėl dushe moj nėn lėndinė
Hajde moj lėndinė.
Bishtalecat vashė lėshu’ mbi shpinė
Hajde sa bukur t’rrinė.
Ref.:
Dije moj tarnanane,
Belin e hollė moj ma ke
Dije moj tarnanane,
Aman e bukur je, aman-e ashtu si m’je!
Moj e vogėl dushe moj nej’ nė bjeshkė
Bukur moj m’qenke veshė
Hajde dushe xhanėm moj sa mirė m’je
Shoqe moj ti nuk ke.
Ref.:
Dije…..
Moj e vogėl dushe moj nėn qershi
Hajde sa bukuri!
Vetullėn moj dushe moj si gajtan
Hije mori tė ban!
Ref.:
Dije moj tarnanane,
Faqet si mollė moj mi ke
Dije moj tarnanane,
Aman tė kuqe m’i ke, aman si nuse je!
____________________________
dushė – shpirt, e dashur

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:39 pm

36. Moj e mirė synin larushė
Moj e mirė synin larushe
I: Besa ty o s’tė ka kėrkush-e! :I
Besa ty moj s’tė ka kėrkush-e
I: Veēse unė moj qi t’kėpus-e! :I
Moj e mirė qerpik’t me gema
Daj zylyfet nė katėr rrema.
Daj zylyfet moj fije fije
Ru’ju djal-o se m’i pėrzie.
Shyqyr dushė qė t’kam kojshi-e
Kur t’mėrzitem moj vi e rri-e.
Kur t’mėrzitem moj vi e rri-e
Nuk rri shum veē der n’jaci-e.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:39 pm

37. Sa e bukur m’je natyrė
I: Sa e bukur m’je natyrė
Ti moj vjollcė qi ēil ma parė! :I
I: Hej, shumė t’kėrkova unė ty
Po tė pres me gzim, tan’ mall! :I
Si ndėr fusha, si ndėr bahēe
I ēel gonxhet pa pėrtim.
Hej, djem e vasha lulen tande
E bajnė tufė e vejnė n’saksi.
Lule t’bukra plot me erė
Bahēe, kopshte na i m’ushė.
Hej, mirė se erdhe moj pranverė
Me gėzim zemrat na i mushė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:40 pm

38. Tash du’ me fillu’ me t’qitė kėtė kangė
I: Tash du’ me fillu’ me t’qitė kėtė kangė :I
I: Gjithkush ka me e knu’ me njikėt mekam. :I
I: Bylbyli njė zog nėr shpend i parė :I
I: Oh sa bukur kėndon nė t’bukrin behar! :I
Si deti kur qan, pėrkund tallas
Oh sa bukur kėndon kur je mbyll n’kafas.
Lumi ai qė t’ka e t’ban hyzmet
Njaj thotė banė sefa e ninė lezet!
Karajfili thotė kėrkund s’ka vend
Masi t’du’ kaq fort, eja rri n’vend tem!
Ti mu’ nuk m’binde, ndaē me m’kėrku’
M’gjen nėn drandifille, bashkė me bisedu’.
__________________________________
mekam – melodi, motiv, shkallė muzikore
tallas – valė, rrymė
hysmet - shėrbim

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:40 pm

39. Iptida do ditė pėrpara
Iptida do ditė pėrpara
Shkru’jn gjeridet e Stamboll’s:
I: “Hot e Grudė ju ka dal fjala
Ja ka falė mbreti Nikoll’s!” :I
Hot e Grudė ishin betue
Vijnė nė Shkodėr me qa dert.
Pa gjak malet mos me i l’shue!
Jena nisė me u ba milet.
Shkodėr e Malsi janė ēue
Du’n me zgjedh ni komandar
Hodo Pashėn kan emnue
Nuk ka qajre pa n’a ardhė!
______________________________
iptida - me fillesė, nė fillim
qajre - rrugėdalje

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:40 pm

40. Pse u largove pra
Pse u largove pra?
Fajin kush s’ta ka!
Ike pa ba za
Pa pasė pak sevda!
I: Shpesh tė kam ndėrmen,
More fisligen.
Ēfar t’i baj marakut,
O marakut tem? :I
Ref.:
I: Hajde pra, eja pra
Se ē’mė ka marr malli,
Hajde pėr me t’pa. :I
Mjaft jam tuj t’kėrku’
Pėr me t’than se t’du’
Masi e din se t’du’
Mallin ma ke ēu’.
Ti kujton se s’gjej
Zanin s’ta kursej
Mbasi t’ bisedoj,
Flokėt t’i lėmoj.
Ref.:
Hajde pra …

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:41 pm

41. Xhylystane, moj Xhylystane
Xhylystane, moj Xhylystane
I: Po ku tė kam mori lule alle? :I
Lulekuqe, lulebardh-e
I: O bashkė me shoqet-o del n’behar-e :I
Ti je lulja, lulja vetė
Diēka desha o me t’pėvetė.
Diēka desha me tė thanė:
- N’ty maraku moj mė ka zanė!
Kur ma vėnė tasfes me i anė,
O, mė dukesh moj yll e hanė.
Xhylystanja m’a bon me dorė:
- O, s’jam e vogėl-o pėr kunorė.
_____________________________________
tasfes – veshje koke pėr femra e punuar prej ari

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:41 pm

42. A man n’mend moj nė pranverė
A m’an n’mend moj nė pranverė?
I: Mė premtove miqėsinė-e. :I
E s’e mbajte pėr gjithėherė
I: Por ia prishe moj bukurinė. :I
Si s’tė vjen pak keq pėr mue
Moj dibrane lule e malit?
Pa tė keq unė ty tė due
Mos i paēa moj sytė e ballit.
Po tė vij me tė urue
Se tė desha moj pėr marak-e.
Du’ tė shof tuj nusėrue
Porsi nuse moj me duvak-e.
_____________________________________
duvak = vel, tis i hollė qė pėrdoret pėr tė mbuluar
fytyrėn e nuses ditėn e martesės

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:41 pm

43. Ani na u shemb fusha, moj Hatixhe
Ani na u shemb fusha
Moj Hatixhe.
Ani ra nė male.
I: E bardhė po m’dukesh
Moj Hatixhe
Si bora n’Moravė! :I
N’ato faqe tua
Moj Hatixhe.
T’kuq o nė bojė gjak-e.
Mos mė len pa m’marr-e
O moj Hatixhe!
Ani se jam bonjake!
Kjo fytyra jote
Moj Hatixhe.
Kuq o si qershia
O s’tė len baca
Moj Hatixhe
Pa tė ēu’ te shpia!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:42 pm

44. O ku je lulja dalė prej lules
O ku je lulja dalė prej lules
O se me ty ndrisin hanė e di’ll-e
I: Ballin ma ke si bilur-e
O si zamak, o qė ēel nė prill-e! :I
O unė e di se je insane-e
O faj s’kam pasė o moj drandofille
Qysh se s’pari moj bash’ zan-e
E kishe pasė o zemrėn me hile.
______________________________________
bilur – porcelan (e ka kuptimin i pastėr, shumė i bardhė)

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:42 pm

45. Shumė lulet na i ēelė pranvera
I: Shumė lulet na i ēelė pranvera :I
Vjollca t’bukra e lule tjera
Vjollca t’bukra e lule tjera
Moj pranvera!
Era e tyne t’knaqė me erė.
Zemrėn peshė ta ēojnė pėrherė.
Zemrėn peshė ta ēojnė pėrherė
Moj pranvera!
Fillojnė dalin nji nga nji-e
Karajfilat nė saksi-e.
Karajfilat nė saksi-e
Moj pranvera!
Sa i bukur mu’ji i majit!
Plot me lule krejt jeshile
Plot me lule krejt jeshile
Moj pranvera!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:42 pm

46. O bylbyl me pika pika
I: O bylbyl me pika pika :I
I: A t’kam thanė mos rri me ēika? :I
I: A t’kam thanė mos rri me ēika? :I
I: Se ato janė kopilica. :I
O bylbyl me pika t’kuqe
A t’kam thanė mos rri me nuse?
A t’kam thanė mos rri me nuse?
Se ato kan buz’t e kuqe.
O bylbyl more i ngrat-e
A t’kam thanė mos rri me gra-e?
A t’kam thanė mos rri me gra-e?
Se ato bajnė veē shamatė.
O bylbyl me pika t’bardha
A t’kam thanė mos rri me plaka?
A t’kam thanė mos rri me plaka?
Se ato janė t’panafaka

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:43 pm

47. Pra njitash du’ me fillue
Pra njitash du’ me fillue,
I: Ani se m’ka zan i ziu marak-e :I
Nė ma daē moj hatrin mue,
I: O tjera kend mos kqyr’ aspak-e! :I
Refreni:
I: S’ma din kush hallin qi kam
Krejt u dogja pėr sė gjallė!
U shkrina si bora n’shkamb
Begenis e fol nji fjalė! :I
Edhe unė moj s’jam kujtue
O se t’ka marr moj vesht jot amė.
M’ēove fjalė se je idhnue
Oh po t’a qes moj njikėt kangė.
Refreni:
Kanga t’dalt e marrt dynjanė!
E gjithkush ka me ta k’ndu’
Lutju vet moj bijė sat amė
Le t’na thrrasin me u pajtu’!
M’u ba ftyra kuq si thana
O kur mė fole t’parėn her-e.
Mu’ tė mjerit m’u dridh dora
Oh kur ma prune at filxhan kafe.
Po na del e bardha verė
Nėpėr bahqe tuj shetitė.
Mbledhim vjollca si pėrherė
Ku tė kam o ty moj dritė?!
____________________________________
begenisė = pėlqye

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:43 pm

48. O bylbyl o i buk’ri shpendve (1)
I: O bylbyl, o i buk’ri shpendve
Ēka ke n’dimėn qi gjėmon? :I
Aman, aman
I: Gjithė dashnorve shnoshjau zemrėn,
Aman,
Hiqjau dertin qi i mundon! :I
Nė kafaz bilbil si ti-e
Prej k’si dimni jam rrethu’,
Aman,aman
Zemra ime mush n’mėrzi-e,
Aman
Pret pranverėn e dishiru’.
Del pranverė me lule tu’ja
Mjaft ky dimėn na la fjetė,
Aman, aman
Ti bylbyl, kang’s pra thu’ja,
Aman,
Knaqjau zemrėn dashnorve t’shkretė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir Sat May 17, 2008 3:43 pm

49. Karajfili i kuq si gjaku (1)
O karajfili i kuq si gjaku,
Aman, aman!
I: O n’Shkodėr tonė ka ra sevda.
O pėr njata qė i zen maraku
Aman, aman!
Hallin s’kanė se ku me kja.
I kam ra shpend’ve nė kambė,
Aman, aman!
O hallin tem iu kam diftu’.
O se ata qė shetisin dynjanė,
Aman, aman!
Ata gjejnė derman pėr mu’.
O karajfil me kunorė,
Aman, aman!
O q’i ēil gonxhet pėrditė.
O tė kam njoftė moj qysh nė shkollė,
Aman, aman!
E mashallah sa qenke rritė!
_______________________________
shėrim, shėndoshje, zgjidhje e njė
nevoje apo ngatėrrese

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE - Faqe 2 Empty Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 11 Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi